Sistemi dhe rendi Kushtetues në Kosovë

Opinione

Sistemi dhe rendi Kushtetues në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 21 qershor 2019 Në ora: 17:55
Shpend Salihu

Siç dihet Kushtetuta e Republikës së Kosovës është e bazuar në sistemin e së drejtës kontinentale edhe pse më e modifikuar dhe avancuar në aspekt të mbrojtjes dhe afirmimit të së drejtave individuale dhe kolektive me një theks të veçant të mbrojtjes së të drejtave të komunitetit pakicë.

Kushetuta si një akt suprem mes qeverisë dhe të qeverisurve, si një akt politik i cili rregullon marrëdhëniet politike dhe sistemin politik në shtet definon kahet e zhvillimit të përgjithshëm shoq-politik në shtet ndërsa si kontratë rregullon raportet mes qytetarit dhe qeverisë.

Në rendin tonë Kushetues kemi 13 Konventa ndërkombëtare që janë të inkorporuara, dhe kanë prevalencë në raport me Kushtetutën dhe me ligjet organike e sistemore që derivojnë nga Kushtetuta.

Siç dihet Kushtetutshmëria është kur të gjitha aktet më të ulëta përfshirë ligjet, aktet normative, e aktet tjera sekondare i nënshtrohen aktit më të lartë Kushtetutës si akt suprem, por nëse dispozitat Kushtetuese janë në kundërshtim me aktet e inkorporuara ndërkombëtare ato ose nuk zbatohen ose amendamentohen sepse prevalenca siç potencuam është në konventat ndërkombëtare të inkorporuara në sistemin Kushtetues të Republikës së Kosovës.

Siç dihet Kushtetuta e jonë, është një model qytetar duke afirmuar, mbrojtur, dhe kultivuar të drejtat dhe liritë e njeriut, duke i promovuar këto të drejta, pa asnjë formë të diskriminimit në baza etnike, fetare, kulturore etj dhe është në parim garancë e interesave të qytetarit.

Në sistemin tonë Kushtetues siç dihet kemi të inkorporuar paketën e Ahtisarit e cila i garanton pakicave nacionale, shumicën e Badinterit në parlamentin e Kosovës e që nënkupton se asnjë ligj ose akt parlamentar kur preken interesat e pakicave nacionale, nuk mund të aprovohet në parlament pa aplikimin e parimit të badinterit ose pa pëlqimin e shumicës së pakicës në parlament, aq më tepër ndryshimet Kushtetuese dhe amendamentimet Kushtetuese domosdoshmërisht kërkojnë zbatimin e këtij parimi. Me Kushtetutë të Republikës së Kosovës, nuk lejohet referendumi për çështje madhore pasiqë ende kemi pezull Rezolutën 1244 andaj kjo e drejtë nuk i lejohet parlamentit të Kosovës.

Gjykata Kushtetuese e cila në të kaluarën bënte interpretimin dhe zbatimin e Kushtetutshmërisë dhe Ligjshmërisë, tani e ka mandatin e reduktuar pasiqë mirret vetëm me interpretimin dhe zbatimin e Kushtetutshmërisë e jo të Ligjshmërisë, sepse tanimë Gjykata Supreme mirret me zbatimin dhe intepretimin e Ligjshmërisë, edhe pse realisht shkelja e Ligjshmërisë paraqet shkelje të Kushtetutshmërisë pasiqë ligjet siç e potencuam derivojnë nga Kushtetuta si akt sovran në shtet.

Vendet e rezervuara në Parlament janë model i afirmimit të interesave të pakicave nacionale dhe promovojnë sistemin liberal të demokracisë së avancuar parlamentare në shtet. Kjo është garancë që nuk do ketë majorizim të popullatës pakicë nga shumica në Kosovë, që të mos ndihen më inferior por të trajtohen me dinjitet dhe respekt si qytetarë të barabart në shtet.

Mos të harrojmë se edhe pse nuk jemi pjesë e BE e nuk mund të aplikojmë në Gjykatën Evropiane të së Drejtës në Strasbourgh pas shtjerjes së mjeteve të brendshme efektive, e as nuk jemi pjesë e OKB-së vet prezenca e misionit ndërkombëtar në Kosovë, është garancë që pas shtjerrjes së të gjitha mjeteve efektive të brendshme, duke kaluar edhe në Gjykatën Kushtetuese e cila zbaton nenin 6 të Konventës Evropiane për të drejta dhe liri të Njeriut, ne kemi të drejtë që pas shtjerrjes së mjeteve efektive të brendhsme të aplikojmë në Gjykatën e OKB në New York për Mbrojtjen e të drejtave dhe Lirive të Njeriut, por për këtë çështje analistët tonë politik fare nuk kanë bërë analizë të saj dhe të e sugjerojnë opinionin për një gjë të tillë.

Duke mos u futur në detale të interpretimit të rendit Kushtetues të mos harrojmë se ky model është modeli më i avancuar në Europë në aspektin teorik dhe hyn në mesin e Kushtetutave më të avancuara në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat