Agonia e një Presidenti që duhej të dorëhiqej vullnetarisht

Opinione

Agonia e një Presidenti që duhej të dorëhiqej vullnetarisht

Nga: Pirro Prifti Më: 22 qershor 2019 Në ora: 12:05
Pirro Prifti

Karshillëku katundaresk i një Presidenti të zgjedhur me votat e të majtëve, ngadalë ngadalë po kthehet në një boomerang të rrezikshëm kundër vetë Presidentit të Republikës duke i rrezikuar kështu jo vetëm pozicionin honorific si President por edhe do të hapë kutinë e Pandorës të këtij individi i cili ka një të kaluar të çuditëshme gati 30 vjeçare si militant i së majtës dhe si drejtues i saj.

Askush nga indivdët e dalë pas shpërbërjes së PPSH nuk ka patur  fatin e mirë të ketë patur shumë funksione në të matjën që sot drejton vëndin deri në 2003, si dhe pas 2013 kur krijoi LSI e cila rezultoi një parti e militantëve të majtë të pangopur me privilegje dhe pushtet  dhe në paradoks me etje-urinë e tyre për fituar Trinomin: pushtet- para-sex, dilte si kurdohere tek këta pafillo mungesa e shkollës së lartë, mungesa e titujve akademikë, mungesa eksperiencës në punë, dhe aftësia për akraballëqe, dhe për të shkelur ligjin. Pra një Parti pa ideale, me njerëz që u mungonin idealet dhe kryetari i tyre përfaqësonte kapelën ku ruheshin nga shiegjatt e ligjit të tërë simpatizantët dhe anëtarët.

Më kujtohet ashpërsia dhe nervoziteti i Kryeministrit të atëhersheëm dhe Presidentit të sotëm në janarin e vitit 2001, në një takim për problemet e Shqndettësisë në të cilën muarën pjesë përfaqësuesit më në zë të Shëndetësisë së asaj kohe si Prof. Sabit Brokaj. Ministri i Shëndetësisë së asaj kohe Leonard Solis, përfshi dhe figura të shquara  nga PD si Prof. Maksim Cikuli, Prof. Mentor Petrela, e plot të tjerë, në një  rastet kur mu dha fjala mua, i ngrita dy probleme një të QSU Tiranës e cila nuk kishte Scanner CT por i bënin tek privatët, pacientët e sëmurë, Kryeministri i atëhershëm dhe Presidenti i sotëm, i u hakërrye Leonard Solisit duke e ofenduar dhe duke i kërkuar që brënda muajit shtator të vendosej scanner CT në QSUT. Solis u kruspullos dhe më pa mua duke më bërë me gjeste ; ç`më bëre mor Pirro… Në rastin e dytë i kujtova Kryeministrit të atëhershëm dhe Presidentit të sotëm për të krijuar një Universitet Mjekësor  duke i dhënë dhe një skicë dhe argumentet se përse duhej një Universitet i tillë.

Në këtë rast ai me gjithë mirësjellje ju drejtuar Prof. Mentorit i cili, vetëm tundi kokën pa thënë se duhet apo nuk duhet, por Kryeministri i atëhershëm dhe Presidenti i sotëm nuk e publikoi takimin, dhe arsyet që nuk e publikoi në takim me elitën e shëndetësisë, dhe kjo mbeti pak enigmatike. Shumë shpejt u vu re në lëvizjet që u bënë më vonë me blerjet e scanerve CT dhe pajisjeve të tjera duke anashkaluar ndoshta dhe Solis-in e padëmshëm dhe të urtë. Sa për Universitetin Mjekësor atributet e propozimit tim, i mori qeverisja Berisha e cila e vuri në punë duke krijuar Unversitetin Mjekësor.

Duke i anashkaluar akuzat  që rëndojnë mbi Presidentin e sotëm për korruspion, akuza të cilat gëlojnë kundër tij qoftë me ato të Dritan Priftit të ndjerë , akuza nga të cilat doli i pafajshëm si  ajo barcaleta e katundarit qejfli një natë që fjeti një natë i dehur më gruan dhe me motrën e gruas, dhe në gjyq tha se.. nuk mbante mënt se ç`kishte bërë atë natë…, po përqëndrohem tek përpjekjet e tij për të qëndruar në krye të elitës politike të Shqipërisë pavarësisht se me ç`farë aleancash do të kishte të bënte në të ardhmen.

I gjithë synimi mesa shihet më llogjikën e fakteve, ishte qëndrimi në majë me çdo kusht për të ruajtur ato që kishte fituar padrejtësisht, dhe këtë Presidenti I sotëm ja ka arritur qëllimit deri në ditët e sotme, derisa arriti tek  dita kur takoi hundë-leshin.

 Hundëleshin e kishte takuar dhe përpara dhe e njihte mirë por Hundëleshi na paska ruajtur disa `kapje` pa ja treguar mikut të tij që tashmë nuk është mik i askujt, në mënyrë që t`i kishte për rastin final. Rasti final po vjen. Duke patur një karrierë plot luftë si i ri nga fshati që ishte,  do të ecte përpara, e tejkaloi pak me vrullin e tij si i majtë ne Poliçanin e vitit 1992, dhe duke qënë deputet i ri i asaj kohe, u gjënd në vazhdën e sulmeve armiqësore të PD sidomos të zv/Kryeministrit të atëhershëm B. Kopliku i cili e akuzoi fort. U desh ndërhyrja e Berishës e cila e shpëtoi djaloshin nga Skrapari që ishte deputet dhe një nga pjesmarrsit e lëvizjes stundentore të asaj kohe që ndryshoi systemin.

 Dhe këtu lindi miqësia e vjetër me Berishën Malinjë miqësi të cilës i shërbeu dhe u shërbye bujarisht ashtu si shpërblehet punonjësi për punë besnikërie. Pasi përfitoi nga Nano drejtimin e FRESSH së bashku me Majkon, mbajti qëndrim asnjëanës madje me pikë pyetje kur Nano përfundoi në burg dhe në përplasjet e 97-98, Presidentit të sotëm nuk i u dëgjua zëri, mesa duket ishte underground ose po bëne gjëra të tjera. Kur PS mori pushtetin me zgjedhjet e 97, cmira dhe dëshira për karshillëk e çuan përpara aq më tepër kur për një farë kohe në `99 , miku por dhe kundërshtari i tij në FRSSH u bë Kryeministër, dhe lindi idea ashtu sikundër u lind burravë kur nxiten edhe nga gratë (të cilat janë siç thuhet `qafa` dhe burri `koka`), por edhe nga miku i vjetër drejtues i Opozitës së atëhershme i futi xixat. Dihet që Nano liberali dhe që nuk e kish qejf fare punën por se ishte një zagorjot i zgjuar, e nuhati dëshirën karakterin e tij kokëfortë, cinik, dhe dinak, e bëri zv/ Kryeministër dhe pak më vonë edhe Kryeministër. Dihet që këto veprime të Nanos kishin një farë kuptimi për ata që kanë jetuar në atë kohë.

 Opoziata e Berishës gjithmonë e ka akuzuar PS si  komuniste dhe sigurimsa. Kështu që Nano u detyrua të vendosë në krye të vëndit të rinj nga FRSSH, duke lehtësuar presionin e Berishës por pa dashje duke i bërë një dëm të madh vëndit sepse largoi nga drejtimi Profesionistët dhe meritokratët, dhe vuri militantët, katundarët, dhe amatorët. Po këtë veprim bëri dhe Berisha më pas, duke e vazhduar dëmin social- ekonomik- arsimor-shëndetësor- dhe kudo pas 2005. Shëmbulli më skandaloz i gabimeve politike të Berishës ishte largimi i Ministrit Cikuli dhe vendsoja e një injoranti si Nard Ndoka, gjë që i shkaktoi dhe po shkakton dëme të pallogaritëshme në systemin shëndetësor. Por sidoqoftë gafën e parë (të detyruar) e shkaktoi Nano, me vendosjen si Kryeministër të Pandeli Majkos dhe pastaj i detyruar, edhe të ilir Metës, të dy pa Libreza pune dhe pa eksperienca- duke lënë me gisht në gojë profesionistët, meritokratët, të përkushtuarit.

Ky është një nga shkakqet e tjera të rëndësishme të largimit të njerëzve që kishin kushte relativisht të mira në Shqipëri por se u larguan ashtu të zhgënjyer dhe të papërfillur.

 Këtë tragji-komedi e vazhdoi vetë President i cili në atë kohë ishte Kryeministër, duke dëmtuar rëndë administratën me largimet nga puna, por dhe më vonë kur LSI mori pjesë në zgjedhje dhe luftoi për pushtet herë më PD e herë me PS, një nga karakteristikat e saj ishte : mungesa e idealeve, dhe rendja pas Trinomit Pushet-Para (-Sex) duke afruar të rinjtë rreth asaj Partie me Motive aspak normale dhe kishin si objektiv real këto parrulla underground, si: `ejani t`ju gjejmë punë`, `ejani t`ju bëjmë Deputetë, Drejtora, Ministra, Shefa` etj, duke harruar se Partite elektorale edhe në kapitalizëm kanë një farë skrupulli kur bëjnë Programe elektorale.

 Kjo gjë  u bë leitmotiv edhe i PD kur ishte LSI në Koalicion me PD, por edhe kur ishte në Koalicion me PS, duke shkaktuar një rrëmujë të madhe në shoqërinë shqiptare, duke bërë paligjshmërinë- ligjshmëri, dis-informimin si informim, dhe korrupsionin- si mënyrë e re e të pasuruarit në mënyrë të ligjshme (në këtë paligjshmëri absolute).

Shqipëria i ngjante Shqipërisë së firmave Piramidale por pa luftën `të gjithë kundër të gjithëvë me armë` por me një mjet tjetër -`pandëshkueshmërinë` ndaj shkelësve të ligjit.

Ndarja nga PS shkaktoi dramën përfundimtare të LSI dhe të Presidentit të sotëm të majmur nga e kaluara e zhurmshme dhe plot surpriza të këndëshme për të qoftë se është i vetmi që për një 20 vjeçar ka përfituar (për mendimin tim në mënyrë të pamerituar) të gjitha postet e mundshme: zv. Kryetar i PS, Kryetar i FRSSH, zv. Kryeminsitër dy herë, Kryeministër, Kryetar Parlamenti dhe President.

 Përplasja me Hundëlesh-in që e kishte dikur shok, i shkaktoi shumë kokëçarje, sidoqoftë, hundëleshi e ndihmoi të bëhej President, sigurisht me prapaqëllimin që ti shkatërronte LSI, duke ndjekur metodën e Enver Hoxhës, i cili para se ti largonte nga pushteti dhe ti vriste , - i rriste në detyrë kundërshtarët.

Por Hundëleshi ynë është qytetar i vërtetë. Ai nuk vret, por zbaton ligjin.

 Në rrëmujën e përplasjes PS -PD. Presidenti ynë mbajti anan e gabuar duke u dalë ndesh edhe ndërkombëtarëve, dhe mesa duket i detyruar nga miqësia me mikun e vjetër i cili e kishte shpëtuar dy herë nga burgu, duke parë se Kryetari i ri i PD ndoqi verbërisht urdhërat e dhëna me ngut nga Plaku Mere, në mënyrë idiote, dogji mandatetet e deputetëve të partisë së tij duke ja futur vehtes aq bukur sa dhe vetë socialistët nuk e mendonin.

Për të ndrequr budadllallëkun, Presidenti ynë i nderuar bën gafën e fundit: ç`dekreton` zgjedhje që i kishte dekretuar vetë  që në dhjetor-janar të 2019, duke shkelur rëndë kushtetutën (edhe pasi e kishte shkelur dhe herë të tjera, por një Presidenti të tillë të nderuar i janë falur disa herë shumë shkleje ligji, mendohej se do ti faleshin përherë shkeljet e ligjit). Kjo zgjoi tek Hundleshi yne  ndjenjën ruajtjes së ligjeve të Kushtetutës, dhe shumë shpejt, por me të drejtë, ka organizuar shkarkimin e tij.

Krijimi i këtij precedent negative ndaj Presidentit tonë, ka shkatuar gëzim tek populli i cili nuk se e pëlqen më këtë President i cili nuk e përfaqëson më popullin e tij por vetëm partinë e tij tashmë të shkatërruar por të drejtuar nga e shoqja, në një konflikt të pastër interesi.

Sidoqoftë, ç`dekretimi i ka hapur telashe të mëdha PS, por ndihma e ndërkombëtarëve ka qënë kësaj rradhë e saktë në përkrahje të PS dhe në dëm të Presidneti. Aq sa sot u hap përsëri kutia e Pandorës me bëmat e kaluara të Prsidentit, sepse e kaluara të ndjek pas si hije – nuk e largon dot.

Ambasadorja e Gjermanisë në Shqipëri, Susanne Schütz ka dalur hapur kundër deklaratës së presidentit Meta, duke thënë se parlamenti aktual është legjitim. Në një intervistë për , Schütz shprehet se parlamenti i ri i formuar me deputetë të rinj, pas djegies në bllok të mandateve nga PD dhe LSI-së është krejtësisht legjitimin, ashtu si kurse edhe kjo qeveri (https://shqiptarja.com/lajm/gjermania-kunder-metes-parlamenti-legjitim-te-mos-humbet-kohe-per-reformen-ne-drejtesi?r=kh1). Si dhe doli në horizont dosja nr. 978 ku Meta i kërkonte Ismailajt 200.000 euro.

Manovrat e një Presidenti në Agoni janë si manovrat e një që po mbytet i cili kërkon fijen kashtës për të shpëtuar.

Por kujdes: i mbyturi të mbyt.

 Maxhoranca e përkrahur nga BE dhe SHBA ka një Parlament legjitim dhe një qeveri legjitime që po punon dhe po përgatitet për zgjedhjet e 30 qershorit. Përkahja e Perëndimorëve Qeverisjes së Ramës do të jetë deri në fund, deri sa Vettingu i frikshëm do të shpartallojë të `pandëshkuarit`.

priftipirro2017@gmail.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat