Kah po shkon Shqipëri?....!

Opinione

Kah po shkon Shqipëri?....!

Nga: Ilmi Tahiri Më: 22 qershor 2019 Në ora: 18:28
Ilmi Tahiri

Rrëmuja, vjedhje, tirani, oligarki, mjerim migjenian tejskajshmëri në llukës, lider pushtetarë dhe parti, populli në ikje, nga të juajat krime dhe papërgjegjësi, jo blerje votash për të ardhur në pushtet pa legjitimitet dhe meritokraci,  jo rini të droguar. Shqipëri, vlerë arta jonë që botës dhe njerëzimit i dhurova vlerë art dhe lartësi, kah po shkon Shqipëri, Jo djegieje shkollash , përdhosje flamuri kombëtar sikur të ishin robëri, pushtues a perandori, për interesa pushtet dhe lakmi, po tmerrohet po dhunohet nga pushtet, besa nga popull edhe parti, kah po shkon e jona Shqipëri, jo në vëlla vrasje as shkatërrim të atdheut Shqipëri, ku je liri, demokraci, ku je jeni popull dhe parti, mos o pushtetarë mos shkatërroni. Shqipëria ajo është e popullit, atdhe i shqiponjash në lashtësi, dhe jo e asnjërës parti lider dhe qeveri.

Lider popull dhe parti mos e shkatërroni atdheun tuaj Shqipëri,

durim, paqe syçelëtësi, pushtetet ndërrohen populli dhe atdheu mbesin përsëri,

kujdes pushtetarë, lider, popull dhe parti,

se para Zotit historisë dhe drejtësisë së kombit do të jepni një nga një herët a vonë të gjithë llogari, kur vet e shkatërroni të gjithë ju nën Shqipëri, kush do ta mbroj lartësoj edhe ribashkoj atë përsëri,

jo lider, kështu i kënaqem armiq dhe fqinjësi, ata po rrinë gati për ricoptim trojesh tona përsëri, Amerike mike liderë botë superfuqi shpëtojë edhe njëherë atdheun tonë Shqipëri, tani nga vet shqiptaret por ndoshta edhe armiqtë në fshehtësi, o Zoti im a janë çmendur valle pushtetarë lider popull dhe parti. Që duan ta shkatërrojnë atdheun tonë te shtrenjte Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat