Çfarë doktoratura, ne po marrim

Opinione

Çfarë doktoratura, ne po marrim

Nga: Shpend Salihu Më: 22 qershor 2019 Në ora: 21:33
Shpend Salihu

Derisa sistemi i vlerave arsimore, në të kaluarën pamvarësisht defekteve dhe mangësive që kishte sistemi politik në të kaluarën, mos të harrojmë se kriteret ishin shumë më të ashpra në aspekt të përfitimit të magjistraturës dhe doktoraturës. Nëse e shiqojmë të kaluarën në shkencat shoqërore, kishim kuadro universitare të cilët pos që kishin vlera të mirëfillta arsimore, edukative, shkencore ata mbanin edhe seminare e konferenca shkencore anë e mbanë Evropës dhe botës. Këta profesorë pos që i njifnin teoritë dhe doktrinat shkencore kishin aftësi dhe diapazon të gjërë edhe në praktikën shkencore. Në të kaluarën, pos notës mesatare që kërkohej gjithashtu duhej të kishim edhe vlera të caktuara analitike shkencore.

Sot magjistraturat dhe doktoraturat, merren me preferenca politike dhe këto studime post universitare i përfundojnë personat e klaneve politike dhe biznesore. Nuk është me rëndësi se çfarë note ke pas në studime në master, por çfarë rekomandimi ose preference keni nga këto klane për vijimin e studimeve post diplomike dhe përfitimit të diplomave.

Është çudi se në Kosovë për kundër se kemi kuadro të mjaftueshme si në shkenca shoqërore ashtu edhe natyrore kolegjet tona, dhe universiteti jonë, angazhojnë profesorë nga Shqipëria dhe Maqedonia për ligjërim, edhe pse kemi kuadro të mjaftueshme që mund të i angazhojmë në studime post diplomike të doktoraturës, të cilët mund të jenë shumë efikasë dhe të suksesshëm në të ardhmen si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik në aspekt të promovimit të koncepteve, nocioneve, dhe doktrinave shkencore.

Devijimi nga sistemi i Bolonjës, bëhet edhe me rastin kur kemi kandidat që kanë përfunduar studimet në shkenca ekzakte, p. sh e më pas kanë vijuar studimet master në drejtimin e administratës publike! Me të vërtetë është qesharake çfarë njohuri bazike këta kandidatë kanë arritur të përfitojnë që të mundë të vijojnë studimet master në administratë publike. Edhe më qesharake është se kur kandidati aplikon për master i kërkohet nota mesatare nga studimet themelore, kurrë si kriter duhet të jetë nota mesatare e studimeve master. Gjatë viteve 90 kishim probleme me literaturë shkencore, pasiqë ishim në okupim dhe kishte mungesë të literaturës kështu që, detyroheshim shpesh herë të mësojmë nga dispenca e ato nuk kishin material shkencor të mjaftuar. Ajo që e vlen të theksohet është se në rrethanat e okupimit të atëhershëm, shumë rrallë mbaheshin ushtrimet praktike dhe në ligjerata nuk kishte debat interaktiv mes profesorëve dhe studentëve me qëllim që profesorët të kishin një pasqyrë reale për aftësitë dhe vlerat shkencore të studentëve, përkundër asaj që kuadri mësimdhënës ishte shumë më i pregatitur sesa që kemi sot në universitet dhe kolegjet private. Është mëse evidente se pamvarësisht asaj se sot përmes debatit interaktiv bëhet evaluimi i studentëve si dhe përmes kolokviumeve dhe seminarëve bëhet vlerësimi i kandidatëve, cilësia e mësimdhënies është shumë e ulët, si dhe kriteret e vlerësimit të kandidatëve janë nën nivel. Shtrohet pyetja çfarë doktorë shkencash po doktorojnë sot në UP dhe Shtul dhe çfarë pritet nga studentët të cilët ata i mësojnë. Është mjerim kur një pjesë e këtyre kvazi doktorëve, u ligjërojnë studentëve tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat