“Bota sot” tribunë e fjalës së lirë

Opinione

“Bota sot” tribunë e fjalës së lirë

Nga: Prof. dr Binak Maxharraj Më: 26 qershor 2019 Në ora: 12:23
Prof. dr Binak Maxharraj

Si sot më kujtohët kur pra 24 viteve ndëgjova së paska dalë një gazetë e re më emrin “Bota sot”.Vrapova si fëmija pas nanës për ta gjetë ne qytet.Atë ditë hoça zor deri sa e gjeta,sepse shitësit nëpër kioska më thonin së jamë vonu,gazeta është shitë.Por e gjeta,e mora ne dorë,nisa ta përgëdhel dhe ta lexojë ngadalë.Dallonte shumë nga gazetat tjera,ishte diçka më e ëmbël,me e dashur së sa gazetat tjera,sepse kishte diçka ne këtë gazetë që përnjëherë të kapte,të pushtonte dhe nuk të lëshon te ndahesh nga ajo.

Por,rrugetimi i gazetës “Bota sot” ishte e mbushur më plotë peripeti,sakrifica,me plotë leqe e këthesa te cilat ajo i duroi me sukses,sepse kishte gjithëmonë njërëz te cilët nuk ia donin të mirën kësaj gazete për shkak te objektivitetit të sajë.Por,”Bota sot” ishte dhe mbetët të jetë një gazetë e cila gjatë gjithë rrugëtimit të sajë luftoi për vlerat e mirëfillta demokratike,për lirin e shtypit,për lirin e njeriut,lufto me”mish e shpirtë”për te vertetën sepse sipas sajë nuk kishte shumë të vërteta,por vetem një.

“Bota sot” për shkak te se vertetes qe e thoshte,sepse i thoshte gjerat ashtu siç ishin e luftonte të padrejten,luftonten përherë për të mirën,për vleren e njeriut,por gjithëmonë e kritikonte dhe e urrente të keqen,djallëzorën.”Botasot” më tërë fuqin e ishte kunder klaneve,mafive politike,qendrave te dhunës,hajnive dhe plaçëkitjeve qe I banin pushtetarët të cilët e kishin kap dhe zapu shtetin për interesa te tyre personale port e cilët nuk ndiçqeshin penalisht,sepse ata vetë e banin ligjin dhe ishin mbi ligjin.”Botasot”u ba edhe prokurore dhe gjykatese duke I denoncu krimin e organizuar,korrupcionin I cili I kishte kap të gjitha segnentet e jetës,I denonconte krimet,padreejtësitë sepse nuk kishte prokurori e as gjyqesi te mirefillët sepse këta ishin të kapuna nha politike,pra nga vetë hajnat dhe plaqëkitesit e shtetit.

Pra,përshkak te kritikave qe i bente ndaj paddrejtësive,ndaj çdo të këqeje që ndodhëte ne shoqeri,ajo shpeshë edhe shantazhohej,ishte në thumb të klaneve mafioze të cilët nuk u pelqente e verteta e shkruar nga “Botasot”.

“Bota sot” u bani ball këtyre kritikave,këtyre shantazheve edhe atehere kur ishte que pesh regjimi i santrapit Millosheviq i cili donte ti përbinte shqiptaret vetem pse ishin ne vendin e tyre.Por,”Bota sot” u bani ball edhe shumë kritikave dhe shantazheve te te “regjimit të rinjë”te përberë nga azganat e luftës te cileve edhe këtyre nuk u pelqente e verteta,sepse veq kishin nisur ta njollosur lirin me te bamet klanore dhe mafioze e ,duke vjedhe,duke plaçkit çdo gje qe u dilte përpara.Dhu mu për kete këta bashibuzuka donin te vrisnin gazetën “Bota sot”,veç pse ajo e thoshte te verteten për ta dhe te bamet e tyre.E kritikonin,e paditënin  nepër gjyqe,por kur e kuptuan se gazeta “Bota sot” është “kokëfort” dhe nuk heq dorë nga e verteta,nga liria e shtypit,athere ata horra filluan edhe ti godasin gazetarër e sajë,siç ishte vrasja e Xemail Mustafës,Bardhyl Ajetit,Besim Kastratit e deri te hudhja e bombes ne zyrat e kësaj gazette në redaksin qendrore ne Cyri të Zvicres e cila për fatin nuk eksplodoi.

Të gjitha këto kombëtarja “Bota so”t i përballoi stoikisht pa u luhatur në rrugëtimin e saj sepse ishte betuar përgjithëmonë se do ta shoshte të verteten dhe vetem të verteten.Dhe mu për këte ajo sot e kësaj dite kur po i mbush 24 vete mbetet strumbullari,mbetet një ndër gazetat me te mira,me të lexuara ne mbarë trojet shqiptare,mbetet gazeta e kombit,mbetet gazeta e cila nuk u tutet furtunave dhe shantazheve,mbetet gazeta e cila nuk u tutet maskave te zeza nga cila do anë që vijnë.

Mbetet e ketillë sepse gazeta “Bota sot2 e ka nje ekip,nje staf të mrekullueshëm ,e ka një zot shtepije të udhëhequr nga Editori brilant Xhevdet Mazrekaj,i përberë nga djmet e vashat tona qe nuk trembet syri nga askush për ta thanë troq te vertetën dhe vetem te vërtetën.Dhe mu kjo këtë gazetë e banë te dashur,te lexueshme,te afërtë me lexuesin e cila me madhështinë me me bukurin e sajë të fjalës së shkrueme e banë këtë gazetë te rrezatoj dritë,te çelë horizonte te rija,te vjelë urëti,mençuri dhe kurr jo urrejtje.

Dhe gazeta”Botasot”edhe në t’radhmën nuk duhet të ndalët,duhet te vazhdoi rrugetimin e sajë ne sherbim të kombit,duke lavderuar çdo gjë të mire,humane,njerezore,por edhe duke u ba digë e se këqesë,ta demantojë ate më gjithë forcën qe e ka pa u drembur,sepse e verteta është ajo e cila çdo shoreri e qonë përpara nga progresi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat