Letër e hapur mbarë popullit shqiptar

Opinione

Letër e hapur mbarë popullit shqiptar

Nga: Ali Kelmendi Më: 28 qershor 2019 Në ora: 13:15
Ali Kelmendi

Lidhur me 30 qershorin 2019 dhe, vendimin e kolegjit zgjedhor  qe anashkalojë autoritetin kushtetutes dhe, rrëzojë dekretin e presidentit për ndalimin e zgjedhjeve një partiake të edi ramës !!!???

E nderuara nëna Shqipëri dhe i tërë populli vëlla shqiptar

Duke i përcjellur ngjarjet e dhimbëshme në Shqipëri, ditëve të fundit po vijmë në një konkludim, se në Shqipëri po ndodhë diç e pazakontë jo tradicionale shqiptare. Me siguri që këto ngjarje janë pasojë e një totalitarizmi të trashëguar shtetëror 50 vjeqar  nga i cili sot po ushqehën edhe partitë në pushtet e sidomos ajo socialiste. E njëjta fatkeqësi na ka kapluar edhe në Kosovë e sidomos nga Partia me e madhe në pushtet e Hashim Thaçit i cili për shumë vite kishte agjentin serb këshilltar, agjent të sigrimit serb BIA-së i cili mbante lidhjen me Vuçiqin njejtë si spiuni dhe tradhtari Baton Haxiu. PDK-ja që nga Lufta në Kosovë po ushqehët dhe po e mban pushtetin njëjtë si në Shqipëri. As të ne nuk ka pluralizëm politik dhe Republikë parlamentare. Presidenti ynë Thaçi çdo gjë e kopjon nga Kryemisnitri juaj Rama. Kohëve të fundit jo që e imiton politikën e Ramës, por ka filluar të mbathët me patika bardh e zi si Vuçiqi, Batoni dhe Rama, kur dalin në Europë e të njëjtat, të dhuruara nga Aleks Sorosi. Po të ishin sportista hajde hajde, por... Më e keqja është që të dytë e bejnë politikën shqiptare jashtë shteteve të tyre më armiqtë tanë shekullor dhe në dem tonin. Fjala është që Hasha ynë ka shkalluar qysh në vitin 2013. Vazhdoj në 2015 me nënshkrimet famëkeqe në Vienë për tjetërsimin e territorit tonë shtetëror duke ia shithur Malit të Zi 8.270 hektarë të Rugovës kreshnike. Poashtu edhe Isa Mustafa e nënshkroi Asosiacionin e Komunave me shumicë serbe dhe e hapi rrugën e tjetërsimit të Mitrovicës Veriore që do të pasonte me një Republikë serpska në Kosovë. Hashimi për Ҫakorrin e kishte mbështetjen e fuqishme të Ramës.

Sërbisë, në krye me Vuҫiqin i nevojitej një shqiptar me autoritet me iu bashkangjitë kausës serbe për ndarjen e Kosovës.  U kërkua në fund u gjet mu kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, përmes tradhtarit Baton Haxhiut, këshilltarit të tij. Përmes tradhtarit Baton u krijua treshja; Edi Rama – Hashim Thaçi dhe Aleksander Vuҫiqi, të të cilet në vitin 2016 u takuan bashk në Nish dhe vendosën për ndarjen e Kosovës. Të tre këtyre  musketarëve iu bashkangjit edhe Frederica Mogherini e shumë të tjerë. Atë takim e zbuluan Washingtoni dhe Londra, deklaron serbja Sonja Biserko. ( Marrë nga Yllka Hoxha, Maj 2019 dhe  e transmetuar nga  Gazeta Metro. Vallë, a mos po na përseritet historia e tradhtarëve tonë të mëhërshem

Si gjëja më e re, tani doli Hashimi me kryetarën e Gjykatës Kushtetuese, se formimi i grupit për bisedime me Serbinë nuk na qenka legjitim me arsyetim së ato bisedime duhet t`i udheheq vetë Hasha, ha ha ha. Edhe kjo n`u bëftë, atëherë; vaj vatani e mjerë mileti e ç`kerrk Kosova.

 Poulli është i hutuar, nuk i ka mbetur tjetër, veq t`u bie dhe t`u `këndoj çifteliave dhe lahutave me ndonjë kënge të vjetër si kjo që këndohej dikur: 

-Haj medet po ban mileti

-Qysh na u prishën shqiptarët nër veti

-Ahmet Zogu ( tani Edi Rama ) e Bajram Begu (tani Lulzim Basha)-

-Bajram Begu (Lulzim Basha) doli koçak, na shkoj Zogu (Edi Rama) n`Beligrad

-N`Beligrad Zogu ( Rama) ka shkue, me Pashiqin ( tani Vuçiqin) ka bisedu

-Skelen e Durrësit ta paqa lëshu, për tokë t`shqipës ka t`dush me shku.

-N`Beligrad Rama me Hashimin kanë shku, me Vuҫiqin kanë bisedu, se si Kosovën me e coptue.

-Rama -Vuҫitit i kishte pasë thanë, unë Veriun me Ujman e Trepçe kam me t ì dhanë.

-Ti Vuçiq, mua në pushtet a do të me mbanë. !?

-Hajde Ramë mos ki dertë, për para nuk t`la keq. Ne zgjedhjet e 2017 –es, dhe më vonë kryeministër do t`mbetësh.

-Vuçiqi - Ramës: Pasi Veriun e Mitrovicës të ma kesh dhanë, ti me Kosovën çka t`dush ban. Shqypninë e Madhe mund edhe ta bash. Jo që ta bash por, edhe si Enver Hoxha, sulltani turk apo cari rus do ta sundosh !?

-Dhe Ramushi kishte me këndue : Xhamadani vija vija ; ç`kerrk Kosova, ç`kerrk Shypnija -  ndryshe emnin se ka tradhtia !!!

-Kur ishte Rama në Pejë me sejmenet e vet deputet e ofendoj shumë intelegjencën kosovare duke thënë ; kush thotë së Hashimi është tradhtarë, ai është gomarë. Unë në një gazetë kosovare iu pata përgjigjur sipas një proverbi se kurrë gomarët së dëgjojnë mushkën, mirëpo momentumi kohor i ndryshoi këtë thënie : Kush nuk thotë së Rama dhe Hashimi s`janë janë tradhtarë, janë gomarë (Prof. Bytyqi). Rama, këtyre ditëve i quajti njerëzit e opozitës shtazë me katër këmbë dhe të tjerët shtazë me dy këmbë dhe dy duar, pastaj karagjozë etj. Hajde, hajde, Ramë fliqe, fliqe! Koha po e hënka kashtën, thotë një proverb.

Edi Rama si individ apo siq e konsideron PS – „kult“ individi e tradhëtoi deri në palcë Kosovën, ndërsa si kryminister i Shqiperisë u përzie në mënyrë me flagrante në punët e brendshme të Kosovës, njëjtë si Fatos Nano para dy dekadash më parë në Kretë, kur bisedonte dhe mirrej vesh me Millosheviqin, për Kosovën, kur ne e kishim gjallë liderin tonë  dr. Ibrahim Rugovën.

A ka gjë më tragjikë kur Edi Rama kryeministër i Shqipërisë dhe Hashim Thaçi kryetar i Kosovës bashkarisht të tradhtojnë Kosovën. Për t`u çuditur, por turpi s`i ka brinat. Tjetërsimi i territorit me tradhëti, sipas Kushtetutës dënohet me denimim kapital-burg të përjetëshëm. Kosovës me ia tjetërsuar Ujmanin, mbetët pa ujë të pijshëm për Prishtinën, pa ujitjen e tërë fushës-tokës që nga Mitrovica deri në Lipjan, dhe elektranat tona poashtu do të mbesin pa ujë dhe njëkohësisht pa rrymë dhe popullata në terr. Ndërsa, Trepça me mineralet e saj është më të mëdhatë në Europë e gjetiu.

Në ndërkohë, dje pasditë Presidenti Meta doli me dekretin e dytë për shtyerjen e këtyre zgjedhjeve njëpartiake, në zjedhje gjithëpërfshirëse për datën 13 Tetor 2019, për të mirën e popullit shqiptar dhe stabilitetit të Shqipërisë.

Zoti e bekoftë popullin shqiptar kudo që janë dhe, Zoti e bekoftë Shqiperinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat