Shprehja e ndjenjës së solidaritetit të qytetarëve të Kosovës ndaj Srebrenicës është e natyrshme - Bota Sot
Shprehja e ndjenjës së solidaritetit të qytetarëve të Kosovës ndaj Srebrenicës është e natyrshme

Opinione

Shprehja e ndjenjës së solidaritetit të qytetarëve të Kosovës ndaj Srebrenicës është e natyrshme

Nga: Albinot Maloku Më: 10 korrik 2019 Në ora: 21:00
Albinot Maloku

Njëmbëdhjetë korriku i 1995-tës, përjetësisht ka mbetur në kujtesën e ballkanasve. Zona e Potoçarit jo larg Srebrenicës është shndërruar në një qytezë varresh. Nën dirigjimin e politikës dhe frymëzimit të kishës serbe, u krye gjenocidi më monstruoz i njohur qysh prej luftës së dytë botërore, ndaj popullatës së pa mbrojtur të Srebrenicës.

Për më keq, boshnjakët u ekzekutuan në të ashtuquajturën “zona e sigurisë” në Bosnje dhe Hercegovinë, para hundës së ndërkombëtarëve. Rreth 8.000 burra, gra, djem e vajza u masakruan për një javë. Për çdo 11 korrik ende vazhdojnë të varrosen mbetje mortore të të ekzekutuarve, trupat e të cilëve vazhdojnë të gjinden edhe 24 vite pas përfundimit të luftës së përgjakshme.

Duke u nisur nga parimet e drejtësisë, humanizmit dhe solidaritetit ndërkombëtar, Kuvendi i Republikës së Kosovës, dhjetë vjet pas gjenocidit në Srebrenicë kishte miratuar një Rezolutë në kujtim dhe respekt për të gjitha viktimat e këtij gjenocidi. Ajo iu bashkua një dënim të gjerë ndërkombëtar të politikës gjenocidale që është kryer në Bosnjë dhe Hercegovinë gjatë viteve të luftës. Shprehja e ndjenjës së solidaritetit të qytetarëve të Kosovës ndaj Bosnjës dhe Hercegovinës është e natyrshme.

Shqetësimi mbi tendencën e vazhdueshme të udhëheqjes në Serbi për mohimin e asaj që ndodhi 24 vjet më parë në Srebrenicë është ende i pranishëm. Këtë tendencë edhe Kosova po e përjeton. Mohimi dhe justifikimi i politikave të gjenocidit, të ndodhura në Bosnjë e Hercegovinë dhe në Kosovë, nga ana e Serbisë, është e duhet të jetë i dënueshëm. Srebrenica dhe srebrenicat e ngjashëm që kanë ndodhur në Ballkan gjithmonë do të kujtohen dhe nuk duhet të harrohen ato.

Herën e fundit në Srebrenicë isha në 2007. Kujtimet e dhimbshme nga ajo vizitë janë të papërshkrueshme. Fatkeqësisht, edhe këtë 11 korrik as unë, as qytetarët e Kosovës nuk mund të jemi në Srebrenicë, kjo nga se Bosnje dhe Hercegovina nuk po na lejon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...