Mbroje profesorin Jusuf Buxhovi o akademik Isa Mustafa, mos e sulmo o burrë i dheut

Opinione

Mbroje profesorin Jusuf Buxhovi o akademik Isa Mustafa, mos e sulmo o burrë i dheut

Bardh Nengurra Nga Bardh Nengurra Më 14 korrik 2019 Në ora: 13:11
Isa Mustafa, Jusuf Buxhovi

Ka disa ditë që një deklaratë e drejtë, e dinjitetshme, e saktë dhe e nevojshme per opinionin e Prof. Jusuf Buxhovit që ndezi opinionin shqiptar, që alarmoi dhe i trembi tmerrësisht ata që duhet ta ndjenë keqardhjen per veprimet e tyne dikur dhe edhe tash. 

Dhe ashtu sikur se ndodh gjithmonë, ndodhi edhe tash, kriminelet dhe kumbarët e krimit mbi shqiptarët në Dardani u tmerruen dhe ban reagimet e veta secili me at rradaken e vetë injorante dhe me shpirtin kriminel tue sulmue e shpif per ta denigrue personalitetin e Prof. Jusuf Buxhovi. Reagojë pastaj shtresa tjetër e disa opinionistve dhe publicistve që dolen në mbrojtje të arsyeshme të Prof. Jusuf Buxhovi, por per qudi nuk pat reagime as perkrahje nga institucionet e arsimit e shkencës si p.sh. ASHAK-u, Instituti i Historisë, Instituti Albanologjik dhe që të jetë qudia ma e madhe nuk pati perkrahje nga Partia të cilen e ka themelue vetë Prof. Jusuf Buxhovi, pra LDK nuk i doli në mbrojtje. Mirpo per keqardhje reagojë Kryetari i LDK-së Akademik Isa Mustafa. Isa Mustafa reagojë ashper me fjalët; ....je askushi, e ke braktisur LDK-në per të shetitur rreth globit, tash flet me porosi.....

Per mue si nji aktivist i LDK-së në Skandinavi prej se u formue LDK-ja me 23. dhjetor 1989 ky reagim i Kryetarit të partisë që ja kam kushtue tri dekada jetë dhe mund asht banal. Dhe banalitetin ja rritë pozita që aktualisht e mbanë Isa Mustafa në LDK, pra asht Kryetar i sajë, si dhe titulli shkencor që ky far kryeneqi i papermirsueshem (definitivisht u binda se qenka i tillë ) e mban në boten shkencore e intelektuale.

Kryetar Isa Mustafa a ishte kjo nji gaf i rastit nga ana e jote , apo asht realiteti se kush ishte , kush asht dhe kush do jetë edhe ne të ardhmen Isa Mustafa. Kryetar Isa Mustafa pse reagove kaq ligsishtë?! Pse në vend që ta mbrojsh Prof. Jusuf Buxhovi , ti e sulmon, e quen askush, e quen servil e mercenar sepse si e akuzon ti len të kuptohet se Prof. Buxhovi po i sherbejka dikujt dhe po flitka me urdhna te dikujt. Hajt pra shoku Kryetar Isa Mustafa na trego pak ma shumë se per kend po punojka Jusuf Buxhovi. Na jep fakte e mos llomat fjalë të fjalorit të kafeqajtoreve dhe të rrugave që ndëgjohen neper Dardani gjithandje. Ndëgjohen sepse kafeqajtoret ku ndëgjohet cingërrima e lugve nëper gotat e qajit ( bardakve ) dhe ku shkojnë shtëllunga tymi të duhanit nëper hapsinat e lokaleve jan ba në Dardani vende ku bahet politika, ku pergojohen e denigrohen njerzit e vlerave. Pse kaq keq më zhgenjeve Isa Mustafa tash kur shof se edhe ti qenke pjesë e asaj lukunie perderisa fletë me fjalorin e kafeqajtoreve. 

Kam pas mendue se je Akademik jo vetem në aspektin profesional, por se ke shpirt Akademiku dhe vlera çfar duhet ti ket nji njeri me titullin Akademik. Shoku Isa Mustafa, a s`na thue ku të mbet kurajo intelektuale me pranue gabimin që e pate ba kur bane koalicionin me PDK-në dhe e bane Hashim Thaçin Kryetar të vendit. Unë kam pas reague me disa shkrime kur u ba ai koalicion, por ma vonë gjeta forcen ta arsytojë sepse u ngushëllova që per të paren here Pushtetin në Dardani e mori LDK-ja. E pata shkrue e botue nji shkrim ku të arsytova me at kaqikun tim si veprimtar i LDK-së që jam. Tash e pash se shkrimin tim e paske bart te faqja e jote në facebook. Barte edhe këtë qe po e shkruej tash dhe rueje si nji opinion i nji mergimtari dhe veprimtari qe aspak nuk asht i mvarun per LDK, per Isa Mustafen, e as per vendlindjen time per Istogun dhe shtetin Dardani. Rueje dhe mbidh forcat të me marrish inati dhe të më urresh.

Ti akuzon Prof. Jusuf Buxhovi se ai e paska braktisë LDK-në dikur. Pse o Isa Mustafa nuk të vie turp kur i ban nji shpifje të tillë njeriut që e formojë LDK-në bashk me disa kolegë të vetë gazetar?! Sa bukur ta kishte thanë dhe dhanë pergjigjen për këtë akuzë tande veprimtari rugovas z. Sali Rexhaj. Pra rikujtoje se kur Jusuf Buxhovi angazhohej me e formue LDK-në ti Isa Mustafa ende ke qenë pjesë e aparatit sundues komunisto-jugosllav në Prishtinë. 

Shoku Isa Mustafa ti dhe Bujar Bukoshi asnjihere nuk keni qenë antar me LIBREZA dhe me antarsi të pagueme në LDK. Juve të dyve ju kan emnue në postet qe i patët gjatë okupimit dhe sundimit të pushtetit serb me Millosheviqin në krye. Ti mjeshtrishtë edhe u pate terhjek pothuej padukshem dhe derisa ishte gjallë Ibrahim Rugova askund nuk je duk në LDK. Ti u katapultove si kandidat per të parin e Kryeqytetit dhe pastaj edhe në postin e të parit të LDK-së. Pra nese asht dikush se asht shetitë apo shalakatë je ti ai e nuk asht Prof. Jusuf Buxhovi. Shoku Isa Mustafa po ta rikujtojë se Prof. Buxhovi bashk me Akademikun Gamend Zajmi formuen LDK-në dhe po ta rikujtojë se në LDK u antarsuen kreu ma eminent i Akademikve i Dardanisë të asaj kohe, po ti numrojë disa prej tyne; Gazmend Zajmi, Mark Krasniqi, Anton Çeta, Zekeria Cana, Bardhyl Qaushi, Idriz Ajeti, Latif Berisha, Anton Kola, Kolë Berisha etj, etj. Ti nuk ke qen askund në këtë rrjet veprimtaresh. Nese Prof. Jusuf Buxhovi qenka largue ( braktisë sipas teje ) pse u largove ti kur perfundojë lufta dhe u çlirue Dardania?! Dhe pse u katapultove pastaj papritmas në LDK dhe sot mban postin e liderit të sajë?! Mos na shit prralla shoku Isa Mustafa sepse neve e dim se kush je e kush ishe ti dhe kush asht e kush ishte Prof. Jusuf Buxhovi.  Unë jam i bindun se Prof. Buxhovi u pat detyrue të largohet nga posti që kishte në  LDK per faktin se aty depertuen grupi mafioz i LLAPIT të cilet kurrsesi nuk kan durue kolegët e anve tjera e në veçanti ata të Dukagjinit dhe të Gjakovës. Prof. Jusuf Buxhovi si nji intelektual i mirfilltë zgjodhi alternativen e largimit nga pozitat në LDK, por asnjihere nuk ka pushue me veprimet e veta si intelektual per ta perkrah LDK-në qoft permes shkrimeve gazetareske e publicistike qoftë me libra të shumtë voluminoz me total në disa mija faqe. Ato libra jan deshmia dhe dokumenti ma i sakt dhe ma origjinal që deshmon historinë se si u krijue LDK-ja dhe gjithçka ndodhi me te e rreth sajë per tri dekada. Cilat jan veprat e tua shoku Isa Mustafa që të sigurojnë pozitën e meritueme në historinë e LDK-së?! Unë nuk po ti numrojë deshtimet e tua në LDK, por po ta hjek kapelen per atë pak kohë sa qeverise me Dardaninë. Pa dyshim se ka qen qeveria ma e mirë dhe ma profesionale deri sot në historinë e popullit shqiptar. Per të tjerat veprime që i ke ba krenohu ti me to, por ama ta dishë se neve që e votojmë dhe adhurojmë LDK-në turpnohemi me ty e veprimet e tua. Kam shumë per të shkrue Kryetar i Partisë time LDK-së, por do mundohem të fokusohem vetem në këtë budallakun që bane tash me Prof. Jusuf Buxhovi. Pse reagove me aq nervozizëm ashtu si reagoj LPK-isti Gani Koci apo enveristi tjeter Nasim Haradinaj?! Ata u tremben nga saktësia e fjalve të Prof. Buxhovi dhe ata kan pse tremben, por nuk po kuptojë pse u çmende ti shoku Isa Mustafa dhe bane këtë reagim kaq të ultë e të lig?!

Kryetar Isa Mustafa, po ta them publikisht se derisa ti si lider dhe klanet e grupacionet regjionale bashkveproni per me pas poste me sundue e me zhvat tendere e të mira materiale per familjet tueja, per militantet e juej dhe derisa per ta arritë këtë juve me lojën perfide të brrylave eliminoni njerzit e ndershem, të devotshem, meritor, trima, intelektual dhe Atdhetar kurren e kurrës LDK nuk do bahet parti e mirfilltë që qytetari me e respektue dhe me e votue. Juve akuzoni PRONTO klanet, PAN klanet dhe gjithçka tjeter, por asnji hap nuk jeni pas tyne me punët e liga dhe me veprimet per egot e jueja . Juve nuk ju han palla as per LDK, as per Dr. Ibrahim Rugovën emnin e të cilit e perdorni e keqperdorni prej se Ai vdiq, e nuk ju han palla as per shtet. Isa Mustafa në Dardani ka disa parti. Nuk di asnji rast kur dikush që asht largue nga ato dhe ka shue aktivitetin e vetë apo ka kalue në parti jera që pastaj të asht sulmue nga kreu i partisë ku ka qenë dikur. Pse ti Isa Mustafa kaq poshtërsishtë e ke sulmue themeluesin e LDK-së. Pse nuk ke pas forcen e guximin intelektual me ndje keqardhje per perkujtimin e nji veprimi fatal që pate ba kur bane Hashim Thaçin Kryetar të vendit e të cilin gabim tash e permendi Prof. Jusuf Buxhovi. Ti je fajtori nr.1. qe Hashimi asht kreu i shtetit tonë të brishtë. Ky asht realiteti dhe pse tash ti tmerrohesh kur dikush ta thotë?!

Në LDK duhet të ndryshoni mendësinë e tillë. Me këtë mendësi nga LDK jan largue dhe anashkalue e injorue figurat ma meritore që kan veprue per LDK dhe Dardaninë në ditët ma të veshtira kur vendi ishte i okupuem nga falanga serbe. Me mendësin e tillë të LDK-së u largue njeriu që ka ba historinë jo vetem në Gjakovë, por në tan hapsinat e Atdheut tonë, u largue Haqif Shehu dhe pergjithmonë qyteti i Gjakovës u la në dorë të injorantve, bandave dhe zhvatsve e haraqgjinjve. Pikrishtë nga mendësia e tillë LDK humbi edhe Mitrovicën, Ferizajin, Suhareken, Prizrenin dhe perpak e humbi edhe Istogun per të cilin unë kam frikë se në zgjedhjet e radhes do e humb.

Andaj shoku Isa Mustafa vepro si lider që je, vepro me racionalitet e me guxim intelektual e mos kërce si zorra në prush kur dikush ti perkujton gabimet. Ti po të ishe lider i mirfilltë i LDK-së menjihere do e merrshe në mbrojtje Prof. Jusuf Buxhovi sepse ai tha guximshem dhe publikisht se LDK-së ju kan vra veprimtar e  kuadro nga disa struktura jo të pastra në UÇK-së. Pra nuk e tha se UÇK-ja ishte e papaster asnjihere, por tash disa qellimisht po e keqinterpretojnë thanjen e Ti. Dhe pse mos ta bajnë kur keqinterpretimin perderisa del edhe vetë lideri i LDK-së dhe e sulmon e ofendon pa asnji arsye. Nuk po kuptoj pse e sulmove, pos mos ja paq friken se mos po i rikthehet politikes Prof. Buxhovi dhe ta merr ty postin dhe qebesa po të ndodhte kjo edhe per shtetin do ishte merkulli. Ama po shifet tashma se Prof. Jusuf Buxhovi asht njeri i shkencës dhe ai derisa jeton do flet e vepron vetem si shkenctar dhe politikes do i rrin karshi. Po ta kishte në shpirt egoizmin, po ta preokuponte pasunia dhe mirqenja ai do kishte gjet metoda me i ba ato. Mos harro Isa Mustafa se Prof. Jusuf Buxhovi kur ka ba gadi per ti botue librat ( tri vëllimet ) per historinë e themelimit të LDK-së ai nuk ka pas mjete me i botue dhe ato ja ka botue nji mergimtar pasanik nga Dushkaja e Gjakovës që jeton në Amerikë e që ka mbiemnin Tafilaj. Pra i nderuem shoku Isa Mustafa nuk asht shetit rreth globit Prof. Jusuf Buxhovi sikur e akuzon me shpifje ti, por ai ka ba vepra që do jen pergjithmonë dritare e realitetit se si u formue LDK-ja, parti kjo qe ti sot je në kreun e sajë. Ai ka ba vepra per historinë e Dardanisë dhe ato i ka botue e promovue edhe në gjuhet botnore dhe nji komplet prej pesë sosh ne gjuhen angleze une i kam dergue dhuratë nga Prof. Jusuf Buxhovi per Biblioteken Nacionale të Norvegjisë në Oslo ne vjeshten e 2017. Ato libra mi pas sjell per ti dergue në Oslo miku i Prof. Buxhovi, z. Njazi Tafilaj. Ndersa ti Isa Mustafa per me u sherue në Gjermani ke marr para nga matrapazi e hajni , nga kryeqeveritari qe ka sot Dardania. Gjeje vetë tash se cili jeni kurkush, ti apo Jusuf Buxhovi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat