Për çfarë kompromisi flisni, z.Emanuel Macron, President i Francës? - Bota Sot
Për çfarë kompromisi flisni, z.Emanuel Macron, President i Francës?

Opinione

Për çfarë kompromisi flisni, z.Emanuel Macron, President i Francës?

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 15 korrik 2019 Në ora: 22:52
Emanuel Macron

Deklarata e juaj n'BNeograd, për një zgjidhje kompromisi, Kosovë-Serbi, nuk e ndihmon dialogun, nuk ndihmon Serbinë, biles as Francën dhe Bashkësinë Ndërkombëtare, ngase është deklaratë dhe pozicion regresiv i cili ushqenë hegjemoninë dhe fashizmin serbo-madh, pra është benzinë në zjarr...!

Vizita e sotme e Presidentit Francez, zgjoi kërshërinë & kurreshtjën e Serbisë dhe jo vetëm asaj, por edhe të Kosovës dhe shqiptarëve përgjithësisht, ngase vije në një moment sensitiv dhe krucial për Ballkanin Përendimor dhe n'veqanti për raportet Kosovë-Serbi pas anulimit të samitit të Parisit, javë më parë.

Ata të cilët i duartrokitën "suksesit" të samitit të Berlinit për qendrimin konsistent të Kancelarës Gjermane, zonjës, Angela Merkel për mosndryshim kufijshë n'Ballkan dhe për një zgjidhje të qendrushme n'kufijtë aktual, sot pas deklaratave të Presidentit Francez në Beograd, se angazhimi i tij është për një zgjidhje kompromisi ndermjet Kosovës e Serbisë, duhet të ndjehen t'zhgënjyerë, dhe biles ma shumë se kaq ; të pasigurt dhe të trembur...!

Presidenti Francëz, Emanuel Makron, i cili vije nga ai vend përendimor i cili ishte pjesë aktive e sulmeve të Aleancës Veri-Atlantike, NATO-së, mbi caqet ushtarake & luftarake serbe në Kosovë dhe në ish Jugosllavi ( Serbi & Mali i Zi), në fushatën e bombardimeve 78 ditëshe deri n'kapitulimin e e pa kushte të regjimit kriminal & gjenociadal të Millosheviqit mbi Kosovën dhe shqiptarët me 10 Qeshor 1999.

- Presidenti Makron, i cili do duhej t'i dinte dhe njihte procesin negociator të Vjenës, proces ky ndërkombëtarë dhe nën ombrellën e OKB-së dhe të KS, ndermjet Prishtinës e Beogradit dhe i cili prodhoj Dokumentin Ahtisarit dhe Pakon e cila i hapi rrugë një pavarësie të mbikqyrur ndërkombtarisht, dhe proces të cilin Serbia e lëshoj duke e sabotuar dhe refuzoj të nënshkruaj Marrveshjën.

- Presidenti Makron, President i vendit i cili është anëtar i KS së OKB-së, dhe rrjedhimisht edhe kontribues të nxjerrjes së Rezolutës së KS së OKB-së, 1244.

- Presidenti i një vëndi, (Francës), e cila e di mirë Aktgjykimin Këshillëdhënës të GJND-së për vlerëshmerinë e aktit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës me 17 shkurt 2008, akt të cilin Franca e kishte njohur si një nga vendet e para të BE-së.

Çfarë ka ndryshuar dhe çfarë doni prej Kosovës dhe shqiptarëve, z. President ?

Të hjekim dorë nga sovraniteti dhe integriteti teritorial i Republikës së Kosovës ?

T'i japim & falim Serbisë hegjemoniste dhe gjenocidale pjesën vitale të atdheut, alias Veriun e pasur të Kosovës që ajo të knaqët dhe t'pranoj zgjidhjën "gjithëperfshirëse" ?

Të hjekim dorë nga e drejta universale që t'jemi t'lirë dhe t'kemi shtetin tonë, tanimë të çliruar, të lirë e t'pavarur ?

JO, z.President i Francës, Emanuel Makron !

S'ka kompromis me lirinë, integritetin dhe sovranitetin e vendit.

Kompromiset tona të dhimbëshme përballë Serbisë fashiste, në emër të rrumbullaksimit të statusit final të Kosovës, i cili ishte Pavarësia, proces ky ndërkombëtarë i Vjenës, u bënë aty dhe atëherë, anadaj statusi i Kosovës është i mbyllur për Kosovën dhe Bashkësinë Nderkombëtare, pjesë e rëndësishme e së ciles është Franca.

Ju përkujtoj Juve dhe tjerëve, z.President :

Pranuam si kompromis, edhe pse ishte i pantyrshëm dhe unikal në Europën e qytetëruar, që Kosova të behet shtet multietnik, edhe pse shqiptarët autokton ishim në rreth 95 % e popullsisë së përggjithshme,

- Pranuam që t'hjekim dorë nga simbolet nacionale ; himni, flamuri, festat...!

- Pranuam diskriminimin pozitiv për pakicat, si kategori kushtetuese, rast unikal dhe ekskluziv në praktikat bashkohore të ndertimit dhe funksionimit të shtetit, dhe tani ?

Meq nuk knaqën serbët dhe Serbia, u dashka t'ia fillojmë nga e para, dhe t'vazhdojmë deri sa t'knaqët Serbia me zgjidhjën, zgjidhje e cila do ishte fatale për Kosovën dhe shqiptarët !

JO, z.President i Francës, Emanuel Makron !

Serbia duhet t'i njoh dhe pranoj aktet nderkombëtare që lidhën me statusin e Kosovës dhe integrimet n'BE, akte këto të cilat e ka pranuar dhe i promovon Kosova, sot e gjithë ditën.

Bisedimet me Serbinë janë "teknike" dhe jo për statusin i cili është definitivisht i finalizuar dhe n'kufijtë e brëndshëm administrativ, konform Komisionit të Badinterit të vitit 1992 dhe parimit kadastral për ish njesitë federale.

- Serbia duhet t'na njoh Pavarësinë, dhe edhe sikur kurr t'mos n'a njoh, nuk n'a duhet njohja nga ajo, me çmimin e zhbërjës së atdheut tonë.

Atdheun e t'parëve dhe t'larë në gjak, nuk e falim, këtë duhet t'a kuptoni, njëherë e mirë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...