Vidhet Busti i Atë Shtjefën Gjeçovit

Opinione

Vidhet Busti i Atë Shtjefën Gjeçovit

Milazim Maraj Nga Milazim Maraj Më 17 korrik 2019 Në ora: 10:41
Busti i Atë Shtjefën Gjeçovit

Në fshatin Zllakuqan të Klinës u vodh Busti i Atë Shtjefën Gjeçovit. Hetimet vazhdojnë (refren i neveritshëm) !!. Ishte në oborrin e SHFMU që mbanë me krenari këtë emër. Zbukuronte oborrin dhe shkollën pamja e shqiptarit të pa mposhtur. Ky ishte një lajm që na bënë të ndjehemi keq. Një lajm që shtron shumë pyetje. Ndjehemi keq sepse nuk është thjeshtë një vjedhje. Vjedhjet në Kosovën e pas luftës u bënë lajm i zakonshëm. Por kjo vjedhje që të del herë si vjedhje për përfitime materiale, herë si sulm i vlerave tona kombëtare ndryshon nga vjedhjet tjera.

Sido që të jetë na përkujton sulmet e vazhdueshme që u behën këtyre vlerave. Na përkujton vjedhjen e eshtrave të Gjergj Kastriotit që të mos ketë as varr as nam . Na përkujton vjedhjen e eshtrave të Gjergj Fishtës që të zhduket emri i tij, që të mos ketë shenjë të tij, as të veprimtarisë së tij nacionale. Kush e vodhi këtë bust?! Cilit tabor të hajnave u takon ky akt i turpshëm. Janë nga ata që e vranë Atë Shtjefën Gjeçovin,që shkolla shqipe të mos bëhej; u vodh nga ata që alfabetin e gjuhës shqipe nuk e donin dhe e luftonin më çdo armë dhe formë, ata që vranë shumë shqiptarë patriot, veprimtarë e luftëtarë. Kush e nxiti këtë vjedhje? Ishte vlera materiale e bustit ? apo pengonte vlera nacionale e tij? Pengonte busti apo shkolla? Pengonte busti si fajtorë për punën që po benë shkolla?

Kush do të u përgjigjet këtyre pyetjeve? A ka shkolla roje? se jo, pse? A nuk patëm mjaftë përvoja të hidhura që i provuam më dekada e shekuj? Qëllimi i hajnave tani të pa gjetur u realizua. Ata shkollës i sollën humbje materiale. Shqiptarëve dhembje shpirtërore dhe ofendim në baza nacionale. Por në planin e tyre, që të dëmtohet imazhi i Atë Shtjefën Gjeçovit; kjo do ta ketë efektin e kundërt. Ata që e vranë Atë Shtjefën Gjeçovin e nuk arritën qëllimin vdekja në detyrë për shkollimin e popullit të vet e bëri të pavdekshëm. Ata që vodhën eshtrat e Gjergj Kastriotit nuk e arritën qëllimin. Fama e Gjergj Kastriotit u rrit jo vetëm nder shqiptaret por në terë botën.

Ata që vodhën eshtrat e Gjer Fishtës nuk arritën ta shuajnë emrin e tij emri Gjegj Fishta u bë emër i dashur për të gjithë shqiptaret të te gjitha feve. Libri i tij “Lauta e Masisë”i ndaluar për shqiptarë në dy anët e kufirit u lexua ilegalisht me afsh dhe dashuri më shumë se të ishte i lirë. Atë Shtjefen Gjeçovin e kanë në zemër gjithë shqiptaret nga aty nuk e vjedh kush. Atë Shtjefën Gjeçovi do të shndrit si yll i kombit shqiptar. Erërat e ftohta të lindjes rrahin lisat e mëdhenj por nuk i përkulin dhe as nuk i zvogëlojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat