Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj, fajtorë kryesor për mbylljen e universiteteve të Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit

Opinione

Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj, fajtorë kryesor për mbylljen e universiteteve të Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 17 korrik 2019 Në ora: 12:51
Hashim Thaçi dhe Enver Hoxhaj

Ajo që të gjithë e thoshim, tani po fillon të del në shesh. Formimi i universiteteve gjatë sundimit të Hashimit si kryeministër, u përdorën sa për të larguar vëmendjen e të rinjve nga vjedhjet që i kishte planifikuar. Gjendja e vështirë e vendit, dhe frika se të rinjtë do ngrihen kundër tij, Thaçi përdori dinakërinë e tij, formimin e universiteteve që të mashtronte të rinjtë për gjoja kryerjen e shkollimit. Në fakt këto universitet të hapura për arsyen kryesore që e cekëm më lart, dhe punësimin e militantëve të tyre në këto universitet, nuk prodhuan asgjë pozitive për vendin. Kështu edhe është pritur, kur kemi parasysh faktin se asnjë kriter minimal nuk është përmbushur në këto universitet.

Vendimi i marr nga Këshilli Shtetëror i Cilësisë për mbylljen e këtyre tri universiteteve publike është për tu përshëndetur , për më tepër që ky vendim është marrë pas rekomandimeve të ekspertëve ndërkombëtar. Kjo nënkupton se Këshilli s`ka vepruar me urdhra politikë por bazuar në rekomandimet e njerëzve, që japin vlerësim vetëm në bazë të argumenteve dhe fakteve. Shqetësuese ishte reagimi i ministrit të arsimit, i cili në vend se të pranonte një vendim të tillë, ka guxim ta sulmoj. Në një deklaratë për media ministri i Arsimit, Shyqyri Bytyqi ka reaguar mjaft ashpër duke theksuar se “Vendimi i sotëm ka rënë në desh me vendimin e vet këshillit shtetëror të cilësisë që u morr të premten”. Kjo pasi ky Këshill nuk pranoi të bie pre e mashtrimeve dhe imponimeve politike të qeverisë. Gjithashtu me pafytyrësi ministri Bytyqi thekson se “Pasi që kemi një lloj kundërshtimi të vendimeve presim që kjo çështje të adresohet në Qeveri”.

Përse duhet të adresohet në qeveri një vendim i një Këshilli të pavarur, që thekson gjendjen aktuale në vend. Nëse qeveria na qenka kaq e interesuar për të përmirwsuar gjendjen në vend, ka pasur mundësi mjaft që të bwnte diçka në këtë drejtim. Meqenëse nuk kanë bërë asgjë, mundohen që edhe kur dikush pasqyron gjendjen faktike t’ua mbyllin gojën. Arsimi aktual është vetëm në hallkën e trashëguar të paraardhësve të tij të cilët nuk kanë bërë asgjë për arsim, përveç se e kanë përdorur për interesa të tyre.

Nga të gjithë ish ministrat e arsimit, ai që i vuri vulën e skandaleve dhe dështimeve ishte Enver Hoxhaj. Dhe pikërisht zëvendëskryeministri aktuali Kosovës, Enver Hoxhaj, mori guxim që të thotë se vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mos akreditimin e Universiteteve Publike të Prizrenit, Pejës dhe Mitrovicës, është i nxituar dhe aspak i pranueshëm. Mbase ka harruar Enver Hoxhaj se pikërisht në kohën kur ishte ministër i arsimit u hapën këto universitet pa asnjë kriter, si propagandë e Hashimit për të ardhur në pushtet. Enver Hoxhaj së bashku me Hashim Thaçin janë përgjegjësit kryesor që gjendjes aktuale në arsim, në veçanti me këto tri universitet të lartë cekura. Më tutje në deklaratën e tij skandaloze, ish ministri i arsimit, që fatkeqësisht është aktualisht zv. kryeministër, thekson se “nuk mund të merret vendim për mbylljen e tërësishme të regjistrimit”.

Parashtrohet pyetja pse nuk mund të mbyllen universitet që nuk i plotësojnë kushtet elementare?. Në çdo vend të botës ndodh një gjë e tillë, jemi në shekullin e sfidave dhe kush nuk u mbijeton shkon në rikualifikim ose mbyllje. I ndodhur në realitetin e dështimeve të tija, Enver Hoxhaj me paftyrësi mundohet të arsyetoj diçka për të cilën duhet të jap llogari. Edhe ministrit aktual ne vend se të pranoj realitetin vazhdon të të injoroj realitetin. Me njerëz si Enver Hoxhaj e Shyqyri Bytyqi, për më tepër me inicimin e Hashim Thaçit, nuk ka shpresë se mund të kemi arsimim të duhur. Dështimet në arsim janë pasojë e këtyre njerëzve, të cilët nuk dinë të krijojnë as shtet dhe as cilësi në arsim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat