Pasojat e amatorizmit dhe naivitetit politik, po i kthehen në bomerang Kosovës!

Opinione

Pasojat e amatorizmit dhe naivitetit politik, po i kthehen në bomerang Kosovës!

Nga: Ismail Muçiqi Më: 20 korrik 2019 Në ora: 19:44
Ismail Muçiqi

Serbia e cila i bëri 3 luftëra në ish-Jugosllavi, të cilat shkaktuan me qindra mijëra viktima, me pretendim të okupimit të teriroreve të ish Republikave të Jugosllavis dhe të Kosovës, me politikën e saj përfide arriti që para faktorit ndërkombëtar dhe para institutcioneve ndërkombëtare të drejtësis të shëndrrohet nga shteti agresor në viktimë.

-Kjo politik e kurdisur nga kreu i politikës serbe, nga Kisha Ortodokse dhe nga Akademia e Shkecave, decenje me radhë arriti të manipuloj botën duke drejtuar gishtin kundër fqinjëve, përkatësisht kundër popujve tjerë që e rrethojnë.

Kështu në okupimin që ja bëri Kosovës, dhe në luftën e fundit kjo politikë solli dëme dhe dhimbje edhe tek popullata shqiptare në Kosovë.

Ajo vrau mbi 12.000 civil të pafajshëm,dhunoj 20.000 femra, dogji mbi 200.000 shtëpi, vodhi dhe shkatrroj tërë potencialin ekonomik dhe industrial të Kosovës, pa i kërkuar asnjëhere falje popullit shqiptar. Kjo sot u shëndrrua në shtet të viktimizuar dhe po dikton me agjendat e Bashkimit Europian duke hapur kapituj një nga një dhe duke fituar fonde marramendëse nga shtetet e Bashkimit Europian dhe nga fuqit e mëdha.

Politika shqiptare e pas luftës, u tregua e pa afët dhe naive për ti bërë ballë politikës hegjomoniste serbo madhe, e cila edhe pas 20 vitesh po e pengon në qdo hapë zhvillimin e shtetit të Kosovës.

Gabimet e shumta që i bënë politikanët dhe institucionet e Kosovës, tani po i kthehen në bomerang përmes Gjykatës Speciale e cila po krijon huti, probleme dhe shqetësime tek populli i Kosovës.

Për shkak të amatorizmit në politikë dhe për shkak të mungesës së vizionit, Kosova votoj themelimin e Dhomave të Posaqme të Gjykatës Speciale me seli në Hagë. Po të kishte pakës dije politika e Kosovës dhe përkushtim për shtetin kjo Gjykatë Speciale duhej të formohej në Prishtinë e jo në Hagë.

Ka pasur me qindra mijëra dëshmi për krimet makabër që i ka bërë ushtria, policia dhe paramilitarët serb në Kosovë, në vend që Serbia të ulet në bankën e zezë dhe të poshtrohet para botës, ajo arriti me menquri dhe dinakëri që UQK-në dhe Kosovën ta vendos në pozitën e krimit.

Gabimet e një pasnjëshme që i bëri politika e Kosovës, janë të pa falshme për shkak se edhe përkundër argumenteve dhe provave dhe dëshmitarëve të gjallë, ajo nuk arriti ta padis Serbin para drejtësis ndërkombëtare. Liderët tanë më shumë u prokupuan për të zënë pozita sa më të larta për të përfituar për veten e tyre, për tu pasuruar sa më shumë, e jo për ta ndërtuar demokracin dhe shtetin e së drejtës.

Votimi i Dhomave të Posaqme për krime lufte në Gjykatën e Hagës, deputetet e Parlamentit të Kosovës, i vunë barrë të rëndë dhe ja vunë "lakun" në "fyt" shtetit të Kosovës.

Rasti i fundit i Ramush Haradinaj i ftuar në Gjykatën e Hagës, është edhe një absurd i cili e ka devalvuar edhe të drejtën ndërkombëtare.

Nuk ekziston asnjë arsye apo nuk ka logjikë racionale që një njeri i cili dy herë me radhë gjykohet dhe shpallet i pafajshëm për të njejtat akuza të ftohet sërish si i dyshuar për krime.

Ky paradoks më shtin të mendoj dhe më thot mendja se më shumë ka motiv politikë se arsye dhe argumente tjera për kinse "krime lufte".

Duhet ditur dhe pa më lartë proceset globale të politikës botërore.

Dhe imponohet pytje; Mos vallë ftesa e Ramush Haradinajt në Gjykatën e Hagës është e lidhur me taksën ndaj mallrave serbe dhe boshnjake?

Fuqit e mëdha shumë here gjatë historis për interesat e tyre strategjike kanë eleminuar liderë dhe figura politike të cilat kanë qenë pengesë për planet e tyre strategjike globale.

Ti thuash Amerikës se unë jam me Amerikën dhe e dua shumë Amerikën, por taksa nuk hiqet është shumë domethënse dhe me pasoja.

Prandaj të gjitha këto dobësi që u manifestuan gjatë luftës në politikën kosovare japin me kuptu se shumë figura të skenës politike janë konsumuar dhe sa më parë duhet të lëshojnë rrugë në mënyrë që Kosova të ec përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat