Çka duhet të bëjë LDK, kësaj radhe?

Opinione

Çka duhet të bëjë LDK, kësaj radhe?

Nga: Skender Shala Më: 24 korrik 2019 Në ora: 17:27
Skender Shala

Duke analizuar situatën e përgjithshme, nga shpallja e pavarësisë deri në zgjedhjet e fundit, asnjëherë nuk kemi pasur daljen në zgjedhje mbi 40% të qytetarëve. – Athu pse?! Nga atëherë, asnjëherë nuk i kemi pasur të gjitha institucionet e mira e shtetformuese. 

Pse LDK-ja nuk fitoi më asnjëherë shumicën e votave? Pse kemi sot institucionet nga më të këqijat që ka pasur deri me tani? Pse e kemi ketë gjendje kaq të brishtë sot?  – Kush është fajtor?- Lista e peshave është shumë e gjatë, dhe përshkohet me parregullsi të njëpasnjëshme për vendin. – Për të gjitha këto parregullsi, kryesia e LDK-së është fajtore. Fajtor janë ata që i kanë shkuar të keqes mbrapa si muqa mbas daije, të manipuluar, ndoshta edhe të shantazhuar, por aq fajtor janë edhe mbetja tjetër e kryesisë që s`kanë pasur guximin ta ndalin servilizmin qyqar. Tani, a është humbje gjithë ai potencial i vlerave shtetformuese, me u kthyer për kusuritje të tjerave?! Këtu jo vetëm që ka humbur LDK-ja, por ka humbur Kosova në përgjithësi. Për ta dëshmuar ketë faji, ti kthehemi daljes e një numri kaq të vogël në zgjedhje. E vërteta është minore për të gjitha partitë. Kurse për disa parti është klientizmi i përgatitur me shumë marifet, madje kapja e shtetit për mes mekanizmave dhe institucioneve të panevojshme, por që i kanë shërbyer këtij qëllimi. Kurse, shumica që s`kanë dalur në zgjedhje, janë të zhgënjyerit e qytetareve nga ,,komandantët“ e shumët, por edhe të LDK-së, ish anëtar të devotshëm vite me radhë, që ishin kontribuues me shpirt për ndërtimin e një shteti demokratik dhe për mirëqenien e qytetarëve. Atëherë çka kemi? Një papërgjegjësi totale, dhe komoditet vetëkënaqësi për ata që janë të akredituar për veti!

Këto ditë bëhet zgjedhja e kryetarit-ës, që është vendimtare për LDK-në, dhe për vendin në përgjithësi! Dhe në qoftsë shkohet me emra dhe merita që kanë kontribuar për LDK-në, e vërteta edhe ka, por duhet tu jepen mirënjohje, kurrsesi të shpërblehen me postin e kryetarit, kjo do ishte fatale edhe për vendin që ka mbetur në llavën e ujqërve.                                                                 

Sot LDK-ja bashkë me elektoratin dhe qytetarët në përgjithësi, kanë nevoje jetike për një kryesi me një kryetar-e të përgatitur mirë për sfida të mëdha organizative, një vizionar-e për të ardhmen, strateg gjeopolitik dhe ekonomik, me aftësi gjeopolitike në rrethanat rajonale dhe globale, që si huq asnjëherë. Përndryshe  zgjedhja e kryetarit në bazë të ,,meritave“  janë vetëm dërrasa tabuti me pasoja shumë të mëdha edhe për vendin.    

Megjithatë, jemi optimist duke shpresuar së do të merren parasysh kërkesat e kohës, dhe respektimi i parimeve themelore për interesat jetike te vendit!

Duke i marr parasysh këto pak analiza të thjeshta, por mendojë parimore për situatën e brishtë që kemi propozojë;

1.Mobilizim të përgjithshëm brenda LDK-së, (jo vetëm brenda kryesisë) që të përcaktohen kandidatët-tet, që i kanë aftësitë organizative, që merr dhe jep përgjegjësi, dhe me vetitë që u përmenden më sipër!

2.LDK-ja të përgatitet platformën sa më parë, e një lidhje bashkëpunimi dhe veprimi vetëm me qytetarët e Kosovës, edhe të mërgatës, duke i garantuar së; bashkërisht do  ndërtojmë institucionet e qeverise, me kuadra që ka vendi edhe nga  diaspora!

Ky kushtrim që do ti bëhet qytetarëve gjatë fushatave, natyrisht edhe nëpër media, tu sqarohet së; vota e juaj është fitore mbi të keqen, duke përmendur kazanin me plot të këqija deri tani, mandej rreziqet e shumë tjera. Në anën tjetër me votën e juaj, fiton Kosova, fiton mirëqenia ekonomike, sociale, sigurimi, gjyqësori, shkollimi, shëndetësia e shumë e shumë tjera, dhe fund korrupsionit dhe vetshkatrrimit.                                                                                                     

Kjo kontrat-marrëveshje e lidhur me qytetaret, do ishte aleanca më e shëndetshme për vendin dhe për LDK-në! – Kjo do ti bënte shumë nderë LDK-së dhe do reflektonte pozitivistet brenda e jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat