Tirana dhe Prishtina, ta njohin Republikën e Çamërisë në ekzil!

Opinione

Tirana dhe Prishtina, ta njohin Republikën e Çamërisë në ekzil!

Nga: Prof.Dr. Mehdi Hyseni Më: 24 korrik 2019 Në ora: 18:15
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Qeveria e Përkohshme e Republikës së Çamërisë, të mos heshtet dhe të mos injorohet nga dy shtetet shqiptare (Shqipëria dhe Kosova) e as nga qendrat e tjera të politikëbërjes së shqiptarëve qoftë brenda Shqipërisë Etnike apo jashtë saj në diasporë.

-Vrasja e Festim Latos, kryetarr i Republikës së Çamërisë në ekzil, në Amsterdam të Holandës, më 20 korrik 2019, ishte atentat terrorist me porosi dhe me motiv politik, si dhe vrasje e zgjidhjes paqësore e problemit kolonial të Çamërisë. – Themi kështu, sepse në paragrafët e përmbajtjes së Deklaratës së shpalljes së Republikës së Çamërisë, ndër të tjera, thuhet se qeveria e saj, do të angazhohet që me paqe, me mirëkuptim, me dialog demokraik, në më mënyrë ligjore (duke u mbështetur në të drejtën historike, në të drejtën ndërkombëtare dhe në parimet e objektivat e Kartës së OKB-së, ta zgjidhin këtë çështje me qeverinë greke.

Kjo, do të ishte forma më racionale dhe më e pranueshme për politikën zyrtare të shtetit grek, që ligjërisht dhe, në mënyrë demokratike përmes negociatave paqësore me palën shqiptare të Republikës së Çamërisë (me ndërmjetësimin e faktorëve ndërkombëtarë) ta mbyllte këtë problem kolonial shekullor, duke ua njohur shqiptarëve të drejtat dhe liritë e tyre legjitime dhe legale individuale dhe kolektive, që të riatdhesoheshin në shtëpitë dhe në pronat e tyre të Çamërisë si një shtet i lirë, i pavarur dhe sovran shqiptar.

Mirëpo, në vend të kërkimit të vendosjes së paqes me Republikën e Çamërisë, vritet kryetari (themeluesi) i saj, Festim Lato në Amsterdam të Holandës, më 20 korrik 2019!

Mirëpo, për çudi, ky akt terrorist nuk i shqetësoi e as nuk i vuri në lëvizje forcat politike shqiptare ( pushtetare, as opozitare) e as institucionet shtetërore të Shqipërisë dhe të Kosovës, që të reagonin lidhur me këtë krim të shemtuar terrorist, që i mori jetën Festim Latos, i cili u vu në shërbim të kauzës kombëtare për çlirimin dhe kthimin e Çamërisë shqiptarëve.

Në vend se forcat centrifugale progresive patriotike kombëtare, demokratike dhe nacioaliste njëzërit dhe, në mënyrë vehemente, botërisht ta dënonin vrasjen terroriste të kryetarit të Reublikës së Çamërisë, Festim Lato, ato heshtën (ashtu sikurse Tirana dhe Prishtina zyrtare) sikur të mos kishte ndodhur asgjë me Festimin, i cili ra dëshmor dhe heroi i parë i Republikës së Çamërisë në ekzil, të cilën e formoi me disa bashkidealistë atdhetarë shqiptarë në ekzil, pa ndihmën e politikës dhe të diplomacisë zyrtare shqiptare.

Për të gjithë ata shqipfolës, që Festim Laton e kanë përfolur “mbrapsht e zi” (sipas propagandës së zezë të nëndheshme të agjenturave dhe të hyzmeqarëve të tyre shqipfolës), duke e quajtur “tip mafioz” dhe “president të vetëshpallur” aq dinë dhe aq shohin para hundës së tyre, sepse paskanë pritur që Greqia kolonialiste dhe larotë e saj në Shqipëri me Anastas Janullatosin në krye, ta zgjedhin dhe ta quajnë president legjitim të Republikës së Çamërisë, Festim Laton ! O tempora o mores, ja si vazhdon çmenduria, tradhtia, atnetatet dhe vrasjet terroriste që nga Hamzai, i cili tradhtoi Skenderbeun …,e, edhe sot, me rastin e vrasjes terroriste të Festim Latos në Holandë (20 korrik 2019).

Ky është mjerimi politik dhe kombëtar i kuislingëve miopë shqipfolës që nuk kanë shpirt, as tru e as sy për të parë dhe për të kuptuar realitetin e domosdoshëm të shpllajes së Republikës së Çamërisë në ekzil nga themeluesi i saj, Presidenti Vlonjat shqiptar, Festim Lato, i cili, edhe e pagoi me çmimin më të shtrenjtë, duke rënë dëshmor dhe heroi i parë i saj në altarin e lirisë, që Çamëria Shqiptare të jetë e lirë, e shkolonizuar dhe e pavarur nga sundimi i egër kolonialist, apartheid dhe gjenocidal shekullor i Greqisë pushtuese (XIX-XX).

Pse Athina e mbështet Qipron greke, kurse Tirana nuk e njeh, as nuk lufton për shkolonizimin, për çlirimin dhe për pavarësimin e Çamërisë?!

Duke qenë se Greqia po e mbështet Qipron greke, të cilën e ka ndihmuar(1974-2019) që të bëhet edhe anëtare e BE-së, atëherë, pse Tirana dhe Prishtina zyrtare të mos e mbështetin dhe të mos e njohin Republikën e Çamërisë shqiptare, të themeluar në ekzil, në Amsterdam të Holandës, më 30 tetor 2016?

Pse, ne si palë e dëmtuar më se 100 vjet, duhet të tregohemi më të “meçur” sesa grekët , duke mos e njohur Republikën e Çamërisë, kur kjo është e jona, jo e Greqisë pushtuese?!

Pse, ne, duhet të presim që, Greqia kolonizatore, e para ta “njohë” (të reagojë) Republikën e Çamërisë në ekzil ?!

Me gjithë heshtjen e varrit, të injorimit dhe të shpërfilljes së mosnjohjes së Qeverisë së Përkohshme të Republikës së Çamërisë në ekzil, të formuar nga Festim Lato, politika dhe diplomacia zyrtare e Tiranës nuk duhet t’i përsëritë gabimet e deritashme më se 100-vjeçare, duke i lënë mbi 2 milionë refugjatë shqiptarë çamë nëpër vende të ndryshme të Evropës dhe, duke e lënë Çamërinë nën sundimin e egër kolonial të Greqisë (1912-2019).

Kjo tragjedi gjithëkombëtare shqiptare, duhet të marrë fund, duke kërkuar dhe aplikuar modalitete të ligjshme demokratike dhe paqësore për zgjidhjen e saj në frymën dhe, në përputhje me të drejtën historike dhe juridike ndërkombëtare, si dhe duke u bazuar në parimet dhe në objektivat e Kartës së Kombeve të Bashkuara, ku flitet për njohjen e të drejtës së vetëvendosjes së popujve të kolonizuar, siç është në këtë rast konkret, edhe rasti kolonial shekullor i Çamërisë shqiptare, i cili kërkon zgjidhje urgjente dhe të drejtë në favorin e njohjes së të drejtës së vetëvendosjes së mbi 2 milionë shqiptarëve çamë dhe, dekolonizimin e mbi 18 mijë kilometrave katorë të Çamërisë nga regjimi kolonizues i Greqisë.

Pse, të mos bëhet edhe “Brukseli 2” sikurse “Brukseli 1” për Beogradin dhe Prishtinën (2011-2019)?

Në këtë frymë të politikes paqësore (të zgjidhjes së konflikteve ndërshtetërore me marrëveshje dialogimi demokratik dypalësh ose shumëpalësh), urgjentisht nevojitet që Tirana dhe Athina zyrtare, të hapin dialogun ndërshtetëror për zgjidhjen e statusit politik, juridik dhe territorial të Çamërisë shqiptare, në shkallë evropiane nën monitorimin e përfaqësuesve të BE-së, ose kjo çështje të shtrohet për debat në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara në Nju-Jork, me kërkesën formale protokollare të Qeverisë së Republikës së Shqipërisë.

Duhet ditur shqiptarët se themelimi i Qeverisë së Përkohshme të Republikës së Çamërisë në ekzil nga Festim Lato, nuk është bërë për qejfin e ndokujt të prirur nga prepotenca megalomane dhe nga iracionalizmi narcisoid i luftës për pushtet e as për krim të organizuar mafioz, POR thjesht për shkak të realizimit të së drejtës legjitime dhe historike të shqiptarëve mbi territorin autokton të tyre , të cilin Greqia fashiste e ka pushtuar, ankesuar dhe kolonizuar me gjenocid që nga luftërat ballkanike (1912-1913).

Me një fjalë, Qeveria e Republikës së Çamërisë në ekzil (në Amsterdam të Holandës) u formua me qëllim të dekolonizimit të Çamërisë dhe të riatdhesimit të mbi 2 milionë shqiptarëve çamë në pronat dhe në shtëpitë e tyre stërgjyshore pellazgo-ilire-shqiptare.

Për më tepër, politika, propaganda dhe diplomamcia shqiptare nuk duhet ta gjykojnë, ta mohojnë dhe ta injorojnë formimin e Republikës së Çamërisë shqiptare në ekzil, sepse ky nuk është rasti i parë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të formimit të një shteti në ekzil. Shembuj të këtillë ka me dhjetëra, sidomos pas përfundimit të LDB.

Ne, duhet vënë gishtin në “kokën politike” të përgjumur jo më pak se 100 vjet, e ta pyesim vetveten, pse, dhe nga doli tani formimi i Qeverisë së Çamërisë shqiptare në ekzil?

Kjo është pyetja që kërkon përgjigje të saktë, të drejtë dhe objektive.

–Përgjigjja është kjo, sepse vëllezërit tanë mbi 2 milionë çamë me plot të drejtë nuk duan më, që të dergjen dhe të vdesin si refugjatë, duke i lënë kockat e tyre nëpër vende të ndryshme të dherave të huaja të botës, por me çdo kusht duan të kthehen në vatrat dhe në tokat e tyre stërgjyshore të Çamërisë shqiptare, ku “bukës i thonë bukë, dhe ujit i thonë ujë”.

Këtë të drejtë legjitime dhe ligjore, që shqiptarët e Çamërisë të rikthehen në shtëpitë dhe në tokat e tyre ua garantrojnë mekanizmat ligjorë ndërkombëtarë, të miratuara nga OKB-ja, siç janë rezolutat, konventat, deklaratat, protokollet dhe marrëveshjet ndërkombëtare për të drejtat dhe liritë e njeriut edhe në kuptimin individual, edhe në atë kombëtar kolektiv.

Sipas këtyre instrumenteve juridike ndërkombëtare, edhe shqiptarët e Çamërisë gëzojnë të drejtën kolektive, që të proklamojnë, ta mbrojnë dhe ta themelojnë shtetin e tyre të pavarur dhe sovran, siç vepruan me themelimin e Republikës së Çamërisë në Holandë (tetor 2016), si dhe me anë të shprehjes së vullnetit të lirë dhe demokratik kanë të drejtën të miratojnë edhe vendime të tjera politike për organizimin e formave të ndryshme të përbashkësisë me popujt dhe me shtetet e ndryshme.

Njohja e së drejtës kolektive kombëtare e çamëve bëhet në saje të realizimit të sovranitetit të plotë territorial dhe shtetëror. Vetëm në këtë formë mund të vijë në shprehje e drejta e zgjedhjes së lirë e sistemit politiko-shoqëror, ekonomik dhe demokratik, si dhe të përcaktohet e drejta për zhvillimin e vendit, duke u bazuar në shfrytëzimin e begative dhe të burimeve vetjake natyrore të territorit të vet, si dhe për mbrojtjen e tërësisë territoriale dhe të pavarësisë së shtetit të vet nga të gjitha format e ndërhyrjes së jashtme.

Një njohje e këtillë e së drejtës së popullit çam, që nënkupton njohjen e plotë të vetëvendosjes, do të krijonte bazën ligjore, që Çamëria të njihej si subjekt i së drejtës ndërkombëtare me mundësinë që të njihej si anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, dhe e organizatave të tjera ndërkombëtare, si dhe në kuadrin e rendit ekzistues pozitiv juridik ndërkombëtar, të krijonte lidhje dhe bashkëpunim me të gjitha shtetet e tjera dhe me popujt e tjerë të bashkësisë ndërkombëtare.

Duke qenë se njohja e së drejtës së vetëvendosjes është e garantuar me Kartën e Kombeve të Bashkuara, zbatimi dhe respektimi i saj është detyrim i përgjithshëm juridik ndërkombëtar nga të gjitha vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara. Ndryshe, çdo formë e mohimit të së drejtës së vetëvendosjes konsiderohet shkelje flagrante dhe kërcënim për paqen, për sigurinë dhe për stabilitetin ndërkombëtar, që mund të passjell edhe ndërhyrjen politike dhe të përdorimit të forcës së OKB-së.

Nuk jetohet gjithmonë në ekzil si nomad pa identitet

-Kryetarin vlonjat Festim Lato e vranë më 20 korrik 2019 në Amsterdam të Holandës, mirëpo, as Tirana zyrtare, as Prishtina zrytare e as diaspora nuk duhet lejuar që të vritet edhe Qeveria në ekzil e Republikës së Çamërisë, të cilën e themeloi dhe u vu në ballë të saj, heroi dhe dëshmori i parë i saj, Festim Lato, trim, i guximshëm, vizionar dhe patriot shqiptar, por duhet ndihmuar moralisht, kombëtarisht, financiarisht, materialisht dhe me kuadro përkatëse shqiptare derisa të krijohen kushtet optimale për riatdhesimin e saj në Çamëri.

Kjo është detyrë e ngutshme dhe e domosdoshme e çdo shqiptari si brenda, ashtu edhe jashtë atdheut-Shqipërisë Etnike, ndryshe armiqtë e brendshëm dhe të jashtëm kolonialistë sllavë të Ballkanit, do të vazhdojnë me vrasjet e përditshme të shqiptarëve, duke mos hequr dorë nga territoret e pushtuara dhe të aneksuara shqiptare (1878-2019).

Republika e Çamërisë, duhej të ishte njohur që nga themelimi i saj, para 3 vitesh (tetor 2016) !

Sikur të kishte ndodhur kjo, jo vetëm që nuk do të ishte vrarë kryetari i saj Fesim Lato, por deri tani, kjo çështje do të ishte mbyllur me Greqinë. Të gjithë refugjatët çamë, do të ishin riatdhesuar në shtetin e tyre në Çamëri.

Prandaj, Shqipëria do të duhej ta kishte njohur Republikën e Çamërisë(tetor 2016), ashtu si e pati njohur Republikën e Rugovës, të shapllur më 1990, të cilën, asnjë shtet në botë nuk e pati njohur veç Kuvendit të Shqipërisë.

Gjithashtu, edhe Kosova, do të duhej ta njihte Republikën e Çamërisë, në mënyrë që, sa më parë të bëhej objekt i ndërkombëtarizimit, edhe për BE-në, edhe për OKB-në, edhe për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që me rrugë dhe me mjete paqësore dhe demokratike, në frymën e së drejtës ndërkombëtare, të zgjidhet edhe problemi i Çamërisë, ashtu sikurse ai i Kosovës, sepse historikisht dhe politikisht kanë të njëjtin “letërnjoftim” historik të tragjikës dhe të kolonialzmit gjenocidal shekullor sllavo-bizantin.

Sikur Shqipëria ta kishte mbështetur Republikën e Çamërisë në ekzil, sigurisht se Athina zyrtare nuk do të mund t’i shmangej uljes në tryezën e negociatave politike dhe diplomatike me Tiranën zyrtare për zgjidhjen e problemit kolonial të Çamërisë (1912-2019).

Ky ishte shansi historik për rindërkombëtarizimin e statusit të Çamërisë shqiptare. Mirëpo, këtë nuk diti dhe nuk deshi ta shfrytëzonte politika dhe diplomacia ditore e Republikës së Shqipërisë me Ilir Metën dhe me Edi Ramën në krye, duke mos dashur t’i çekulibronin marrëdhëniet ndërshtetërore me Greqinë, regjimi i së cilës me asnjë kusht nuk pranon ekzistimin e problemit kolonial të Çamërisë. Mirëpo, problemi ekziston qe më se 1 shekull, kur grekët me ndihmën e fuqive të mëdha të Evropës, Çamërinë së bashku me Epirin e aneksuan dhe e kolonizuan me gjenocid ndaj shqiptarëve, të cilët për t’u “jusitifkuar” para Evropës dhe para botës, zhvilluan spastrim etnik-gjenocid të paparë ndaj shqiptarëve, duke gënjyer dhe shpifur dhe akuzuar para botës se gjoja shqiptarët e Çamërisë “kishin qenë në anën e boshtit të Aleancës nazifashite të Hitlerit dhe të Benito Musolinit”, ku mbi 2 milion sish i deportuan në Shqipëri, në Turqi, në Itali, në Amerikë dhe në shtetet e tjera të Evropës.

Greqia “ka të drejtë” të mos e njohë Republikën e Çamërisë sepse do që ta “kullotë” edhe më tej si plaçkë koloniale. Mirëpo, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë asnjë të drejtë që mos e njohin dhe, të mos e ndihmojnë Republikën e Çamërisë, sepse histrokisht dhe ligjërisht është pjesë e territorit integral të Shqipërisë Etnike.

Shqipëria, Kosova dhe shqiptarët nuk duhet të presin se Greqia do ta njohë Republikën e Çamërisë, sepse kjo është kolonizatore e saj !

-Nuk është ai kurrfarë “bashkimi kombëtar” , vetëm duke bërë biznes, duke u takuar në dreka dhe në darka në Tiranë, në Prishtinë, në Athinë, në Stamboll, në Brukesl dhe në Berlin. Kjo formë manipuluese dhe mashtruese nuk ka asnjë lidhje me bashkimin kombëtar, por vetëm me biznesin e liderëve politikë dhe me jetën e tyre luksoze karriersite në kurrizin e popullit dhe të shtetit., sepse bashkimi kombëtar, do bëhet vetëm atëherë, kur të bashkohen të gjitha territoret e shqipërisë etnike, ashtu sikurse u bashkua edhe Gjermania, më 1989, pas shembjes së Murit të Berlinit. Ky është bashkimi kombëtar, territorial dhe shtetëror, JO bashkimi i dëshiruar dhe i imagjinuar i shqiptarëve ( vetëm në “projekte”, në letra, në programe dhe në platforma të partive të ndryshme politike dhe të dy qeverive ekzistuese të Shqipërisë dhe të Kosovës, pa kurrfarë efekti dhe dobie të integrimit territorial, kombëtar dhe shtetëror të SHQIPËRISË ETNIKE.

-Çfarë “bashkimi kombëtar” është ai, kur më se 3 milionë shqiptarë dhe mbi 50% e territorit të Shqipërisë Etnike ende ndodhet nën sundimin kolonial të Greqisë, të Serbisë, të Malitt të Zi dhe të Maqedonisë Veriore (1912-2019).

Këtyre farë liderëve politikë “nuk iu ha palla” as për Çamëri, as për Iliridë, as për Malësinë e Madhe të Mbishkodrës e as për Anamoravën (Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë) vetëm për pushtet, për karrige, për pasuri, që ta plaçkisin dhe ta rrjepin sa më shumë popullin e shkretë, duke mos i prish marrëdhniet “idilike” dhe bashkëpunimin ekonomiko-tregtar, politik, diplomatik dhe të biznesit me Beogradin, me Athinën, me Podgoricën dhe me Shkupin etj. Kjo është “strategjia kombëtare” e tyre “ (be more hegemon and dictator and less liberal and democrat).

Kryetari i Republikës së Çamërisë u vra, sepse nuk kishte kurrfarë mbështetjeje as nga politika, as nga diplomacia e as nga propaganda zyrtare shqiptare!

Që nga tetori i vitit 2016, opinioni kombëtar shqiptar dhe ai ndërkombëtar është vënë në dijeni për shpalljen e Republikës së Çamërisë në Holandë. Mirëpo, edhe pse kanë kaluar qe 3 vite, Tirana zyrtare nuk është marrë fare me këtë çështje, domethënë e ka injoruar, ashtu sikurse Athina zyrtare. Si rrjedhim i një indiference të tillë nga ana politikës dhe e diplomacisë së Shqipërisë, veprimtarët e shpalljes së Republikës së Çamërisë në ekzil me kryetarin e saj-themeluesin patriot shqiptar nga Vlora e Ismail Qemalit, Festim Lato, kanë qenë të detyruar që, pa asnjë ndihmë të Tiranës, të zhvillojnë veprimtarinë politike, diplomatike dhe kombëtare shqiptare për sensibilizimin dhe për ndërkombëtarizimin e problemit kolonial të Çamërisë, duke hapur së pari dyert e Parlamentit të Europës dhe të Kombeve të Bashkuara me seli në Gjenevë të Zvicrës.

Vrasja e presidentit të Republikës së Çamërisë, Festim Lato në Holandë, më 20 korrik 2019, njëherit, është edhe vrasje e zgjidhjes paqësore e çështjes koloniale të Çamërisë.

Ndaj, kushdo që ta ketë kryer atë atentat terrorist ndaj Festim Latos, do të japë llogari sipas ligjeve evropiane dhe ndërkombëtare që dënojnë aktet e tilla terroriste në mbarë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat