Teatri i Ri - i domosdoshëm   për Artistët dhe për Shqipërinë

Opinione

Teatri i Ri - i domosdoshëm   për Artistët dhe për Shqipërinë

Nga: Pirro Prifti Më: 26 korrik 2019 Në ora: 12:00
Pirro Prifti

Duke i u kthyer edhe njëherë problemit të teatrit mendoj se janë jo vetëm pa kuptim por dhe  djallëzore përpjekjet për të penguar ndërtimin e një Teatri të Ri mbi atë të vjetrin nga ana e Opozitës e cila në çdo mënyrë dhe metodë po përpiqet të pengojë ecjen përpara të dhe stabilitetin e vëndit. Pa dyshim që këto përpjekje që në dukje shihen si pakuptim, kanë një prapavijë djallëzore e cila sigurisht ushqehet nga dy elementë:

-njëri është  reagimi negativ ndaj humbjeve dhe dështimeve politike të Opozitës reagim i cili jo vetëm nuk është logjik por ngjan me një të sëmurë paranojak i cili sheh armiq kudo kur humbet ose kur e ndjen veten të izoluar; njëlloj si Sindroma e Enver Hoxhës që ndryshe quhet dhe Sindroma e `rrotës së dhëmbëzuar` e cila rrotullohet pa fund, pra gjeneron keqdashje pafund si një fëmijë i përkëdhelur  të cilit i marrin lodrën nga dora.

-elementi tjetër është padyshim komponenti i huaj i cili kërkon një Shqipëri të destabilizuar dhe të ndotur dhe njollosur sin ë BE ashtu dhe tek fqinjët. Ky komponent për fat të keq ka përfshirë strukturat e Opozitës, shumë prej të cilave të trembura nga Vettingu dhe përballja me popullin opozitar për disfatat politike, mungesat e programeve reale për vendin, sherret e vazhdueshme e të pakuptimta të shoqëruara me largime  të njerëzve nga PD dhe LSI, e kombinuar me sa duket edhe me ndihma financiare  po mban politikën shqiptare në buzë të greminës.

Sidoqoftë, lajmi i mirë është se për herë të parë pas 29 vitesh, përplasjet e ashpra politike nuk po reflektohen në shoqërinë shqiptare, në ekonominë shqiptare, në financat shqiptare, tek njerëzit që punojnë dhe jetojnë në Shqipëri, por ka mbetur e izoluar aty ku ka nisur- brenda Opozitës.

Madje dhe populli opozitar duke parë një drejtues opozitar që e ka marrë me qejf rolin e policit, hetuesit, përgjuesit, prokurorit, ngatërrestarit, shpifësit, duke parë se një pjesë e kanaleve tv, dhe mediave të shkruara, janë zaptuar nga anal-istë mediokër që punojnë jo si analizues të situatës dhe aq më pak si patriotë, por si  aktorë apo dhe `balerinë` politikë , - i janë larguar të dy partive opozitare dhe po merren me punët e tyre duke i lënë këta politikanë të blerë e të shitur e pa pikë dinjiteti e patriotizmi në punën e tyre, në vetmi ashtu  të ndotur e të ngarkuar me urrejtje ndaj vendit.

Një nga këto punë të ndyra dhe aspak dinjitoze për një parti opozitare janë dhe kundërshtitë dhe përplasjet pa fund gjatë gjithë drejtimit të Maxhorancës së sotme, është lufta për të penguar ngritjen e një teatri të ri në vendin ku është teatri i vjetër aktual.

Pse duhet bërë  Teatri i Ri, ka aq shumë argumenta sa që po marrin vetëm dy të tilla:

së pari sepse teatri i vjetër nuk është funksional dhe ka rrezikshmëri jo vetëm shembjeje por dhe sëmundjeje, dhe këtë e kanë konfirmuar dhe vetë po kjo opozitë dikur kur ishte maxhorancë, e kanë vërtetuar edhe vetë aktorët,

 së dyti domosdoshmëria e ndërtimit të një Teatrit të ri  është e lidhur edhe me projektet që ka shteti, pikërisht për shkak se Teatri është pronë shtetërore dhe  funksioni i teatrit aktual kombëtar është publik (dhe jo privat), i jep të drejtën shtetit të ndërtojë një teatër të ri për shkak të rrezikshmërisë së godinës së vjetër.

Del pyetja se përse një pjesë e aktorëve nuk duan që të prishet  teatri i vjetër? A ka kjo godinë ndonjë  strukturë të veçantë apo kujtesë historike? A ka kjo godinë ndonjë konflikt pronësie ose ndonjë element tjetër për të cilën këta aktorë përpiqen ta ruajnë?

Përse opozita është duke përkrahur këta aktorë që janë në minorancë ndaj atyre që  miratojnë ndërtimin e një godinë të re? dhe së fundmi, a kanë të drejtë që këta aktorë profesionistë por rrogëtarë që paguhen nga shteti, punojnë me pajisjet e shtetit, kanë kontratë shtetërore me shtetin, -që të kërkojnë mos prishjen e godinës së vjetër?

Në të gjitha këto raste këta aktorë të përkrahur padrejtësisht nga Opozita nuk kanë asnjë të drejtë sepse nga shteti jo vetëm që nuk u është shkelur asnjë pikë e kontratës që kanë këta rrogëtarë me shtetin, por shteti përkohësisht  i ka transferuar në një godinë tjetër shumë të mirë për të punuar derisa të bëhet godina e re Teatrore Kombëtare.

Ka dhe një problem Akoma më të rëndësishëm. Teatri nuk është pronë e këtyre aktorëve qoftë këta që e kundërshtojnë , qoftë ata që përkrahin ndërtimin e Godinës së re (dhe me shumë të drejtë),  por është edhe dëshira e popullit që të ndërtohet një i ri.

Histerizmat dhe banalitetet që kanë lëshuar disa nga këta aktorë, përpjekjet për të agravuar situatën tregojnë që këta tipa nuk janë aktorë të vërtetë por për fat të keq janë militantë partiakë që po keq përdoren nga Opozita.

 Përkrahja e veprimeve anormale të këtyre aktorëve dhe e veprimeve të  opozitës së rrugës që nënshkruan kontrata pa asnjë vlerë, dhe nga ana e disa të ashtuquajtur shoqëri civile apo intelektualë, tregon qartë jo vetëm se si inatet personale të tyre kërkohen që të gjeneralizohen si dëshirë e popullit, por nga ana tjetër tregojnë se shoqëri civile të ndërtuara nga politika nuk janë civile por shoqëri militante dhe të rrezikshme për shoqërinë shqiptare.

Këta artistë të merren me artin dhe jo me detyra që nuk ju takojnë.

 Ç `duhet të bëjnë punëtoret të cilëve I u shkatërruan fabrikat dhe uzinat pa dëshirën e tyre? Ç`të bënin si këta që e quajnë veten aktorë?

Jo, punonjësit e viteve `90 nuk e bënë se e kuptuan ndryshimin.

Kurse aktorët tanë të nderuar që kanë muaj që nuk kanë vënë asgjë në skenë por hanë e pinë e që e heqin veten edhe si modernistë, nuk po e kuptojnë se koha e diktaturës dhe qylit dhe e qelepirit ka mbaruar.

Disa nga ata ashtu janë pa asnjë personalitet. Dhe te kërkosh ruajtjen e një gërmadhe të PPSH, kur shteti do te ndërtojë një ndërtesë te re tregon sesa injorante dhe te manipuluar politikisht janë.

Në fund të fundit, pse të mos ndërtohet një Teatër i ri?

Shqipëria ka nevoje për një imazh tjetër.

 Mjaft më me imazhet e komunizmit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat