Rri n'krye t ‘LDK-së, akademik Isa Mustafa !

Opinione

Rri n'krye t ‘LDK-së, akademik Isa Mustafa !

Nga: Fatmir Bajraj Më: 30 korrik 2019 Në ora: 00:07
Isa Mustafa

Akademik Isa Mustafa, kandidati më i pranuar nga LDK-ja dhe më i urryeri nga kundërshtarët e LDK-së !

Nëse mund t’ merret si kriter matës, edhe qëndrimi & vlerësimi i oponencës, përkatësisht i rivalëve & kundërshtareve politik të LDK-së n ‘Kosovë, se kush duhet e kush jo, t ‘behët Kryetar i LDK-së, duke shmangur qëllimshëm kandidatin e preferuar nga kundërshtarët (ngase s'dua t'a dëmtoj), dhe duke përmend vetëm atë që s'e duanë n'krye të LDK-së, dhe t'cilin e fyejnë, e denigrojnë dhe e njollosin paturpësisht, atëherë, Ai është akademik Isa Mustafa, ish Kryeminstër dhe Kryetar aktual i LDK-së.

Meqë kundërshtarët e LDK-së, bëjnë dhe agjitojnë me zell t'jashzakonshëm që Isa Mustafa t ‘largohet nga pozita e t'parit, dhe t'mos jet kandidat fare për pozitën që mbanë, atëherë, nuk do shumë mendë se pikërisht akademik Isa Mustafa është pengesë e tyre dhe është kthye në tmerr për kundërshtarët politik të LDK-së dhe Kosovës. Akademik Isa Mustafa, është personaliteti & figura më unifikuese e LDK-së, i cili ka besimin & mbështetjen e të tre brazave n'LDK, falë përvojës politike & përgatitjes profesionale, si dhe konsistencës në promovimin e interesit nacional-shtetëror të Kosovës, mbi të gjitha...!

Meqë, nuk e duanë, e luftojnë dhe e urrejnë kundërshtarët politik të LDK-së, dhe në anën tjetër, e vlerëson, e mbështetë dhe i beson LDK-ja, atëherë apeli është i qartë : Mos shko akademik Isa Mustafa, rri ; s'paku edhe për një mandat n'krye të LDK-së dhe n ‘shërbim të kombit & atdheut. Vendit i duheni ma shumë së kurr, dhe këtë sherbim mund t'ia bëni, ma s ‘miri përmes LDK-së në Institucionet Shtetërore të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat