Zgjedhjet në LDK dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Opinione

Zgjedhjet në LDK dhe zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë

Nga: Milazim Maraj Më: 31 korrik 2019 Në ora: 13:47
Milazim Maraj

Zgjedhjet në LDK në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme të Kosovës nuk do të jenë të favorshme. Këto zgjedhje nuk do të kenë kohë  të mjaftueshme për rehabilitim pas zgjedhor brenda partisë. Lakmia në këto zgjedhje ka nxjerr  vlerat, arsyen politike dhe kombëtare jashtë ringut garues. Zgjedhjet ishin mjaftë të pa përgatitura dhe gati pak degë arritën të demonstrojnë demokracinë e LDK-së. Nuk u lejuan prurje të reja apo thënë më konkret nuk pati aktivitete parazgjedhore për të sjell gjak të ri në LDK. Kudo konstatohej  zhgënjim i të rinjve të ngritur, të shkolluar , të pa komprometuar dhe më mjaftë  potencial e reputacion. Te të gjithë gati dëgjohej një përgjigjeje “ku të lëshojnë më depërtua këta?!” nuk ja vlen të komprometohesh kot, nuk të lejojnë të punosh, etj.

LDK e udhëhequr nga Dr. Ibrahim Rugova drejtoj Kosovën nëpër furtuna shumë të rrezikshme, me mençuri dhe urtësi arriti kuotat e premtuara dhe të pabesueshme për popullin shqiptarë dhe qytetaret e Kosovës  në përgjithësi. Zgjedhjet bëheshin demokratike, potenciali intelektual, profesional më bazë kombëtare ishte prioritet në këto zgjedhje. Në këto zgjedhje identifikoheshin vlerat , sistemoheshin më kujdes  kritikohej dhe përkrahej puna e tyre. Vendimet e tij kishin forcën morale dhe gjenin përkrahje jo vetëm në Kosovë por kudo në shtetet demokratike të Botës  e në veçanti në SHBA. (Kosova Shtet i Pavarur Demokratik  i hapur ndaj Shqipërisë dhe Serbisë në miqësi të përhershme më SHBA dhe BE) ishte vendim i Presidentit të Shtetit më forcë morale, që u bë realitet. Ishte njeri i thjeshtë e kishte kuptuar që thjeshtësia është madhështi.  Ai krijoj aq shumë miq të vërtetë për LDK dhe shtetin e Kosovës. S

ot LDK as  shteti i Kosovës  nuk po arrin të i mbajë e lere më të krijoj miqësi të reja. Politika e LDK,pushteti Moral i Dr. Ibrahim Rugovës triumfoj kudo në diplomacinë e SHBA dhe  Evropës  dhe Botes mbi politiken agresore të Serbisë. Mungesa e kësaj politike në LDK dhe në Kosovë, jo vetëm që ka stagnuar zhvillimin e Kosovës në të gjitha planet por ka kthyer dhe ka vu në pikë pyetje(?) shumë procese politike në Kosovë dhe jashtë saj, për Kosovën. Pra është shumë e rëndësishme udhëheqja  e Kosovës nga LDK, është i rëndësishëm ndryshimi për mbarë. Ndryshimi për të mirë nuk behët më njerëz të pa suksesshëm që i kanë përsëritur humbjet. Nëse do  t’u hedhim një vështrim LDK pas Dr. Ibrahim Rugovës do të dal konstatimi për; instalimi të dhunës në LDK , qoftë si shpërthim i nevojshëm në kuvend, qoftë si formë për të i larguar anëtaret e devotshëm dhe më reputacion në LDK dhe në nivel të Kosovës nga kuvendi. Nuk ka pasur asnjë rast ku humbësit e LDK kanë bërë ndonjë analizë për humbjet e veta, por të njëjtat i kanë prezantuar si fitore që  gjëja  vijnë nga një rrezik i madh për humbje edhe më të mëdha. Nuk e kanë  kritikuar as kush gabimet e veta,  angazhimin e tyre për ta sjell një herë kryeministrin e Kosovës dhe pastaj kryetarin e Kosovës dhe  në vazhdimësi e kanë akuzuar të njëjtin për tradhti kombëtare. Lakmia për të qëndruar në pushtet përkundër dëmeve që i kanë sjell partisë dhe krejt Kosovës u ka fshire turpin në ndërgjegjeje. Mbetja e tyre në udhëheqje do të ishte shumë e dëmshme për LDK dhe shumë e rrezikshme për Kosovën. Nga kuvendi i LDK, ka pak shpresë nga se votuesit u manipuluan dhe rezultati nuk ka sjellë vlera potenciale për ndryshime. Potenciali i LDK që tani është brenda dhe është mjaftë i heshtur vuan nga ndjenja e të e damkës karrieristit  dhe nuk janë të shkathët për luftën e bërrylave që do të zhvillohet brenda këta do të jenë viktima të modestisë.

Disa kandidat gëzojnë një reputacion në zonën e vet, por kjo nuk mjafton për të udhëhequr LDK në  vend, pastaj gjatë udhëheqjes së tyre nuk janë pa damka qoftë në nepotizëm qoftë në korrupsion. Disa nga pretenduesit  jo vetë që nuk kanë bagazh të nevojshëm të akumuluar nga e kaluara e tyre  në udhëheqje por nuk i lejon as gjendja e tyre klinike. Disa ,më të ri dhe pretendojnë;  janë jo kreativ dhe pa vizion, kanë një qëndrim plastelinë që nuk garanton zhvillim real dhe qëndrim  origjinal, në të kaluarën e tyre nuk njihen për projekte interesante por për poltronizëm dhe puthadorë. Për ndryshe brenda  LDK edhe në këtë kuvend ka potencial intelektual, i cili nëse arrin të depërtojë garanton fitore të LDK në zgjedhje të jashtëzakonshme të Kosovës por  edhe ndryshime të duhura në politiken e jashtme dhe të brendshme të Kosovës, në arsim, ekonomi, shëndetësi dhe siguri. Këta intelektual të rijë në LDK do të duhej të u ikin koalicioneve të rrezikshme brenda grupeve  të, dështuara në udhëheqjen e deritashme për LDK në këtë kuvend zgjedhor. Nga ky kuvend votuesi Kosovar pret fitore për Kosovën e cila është pengë i strukturave të dëmshme pa vizion dhe shkathtësi politike, pa reputacion dhe gjendje shëndetësore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat