Serbia armatoset e krekoset, Kosovës i kanoset, por do të fundoset

Opinione

Serbia armatoset e krekoset, Kosovës i kanoset, por do të fundoset

Nga: Rexhep Torte Më: 1 gusht 2019 Në ora: 08:19
Rexhep Torte

Serbia dhe serbët Kosovën e bënë shkrumb e hi, por ja që Kosova vegjeton furishëm si një pyll i ri.

Kosova është e tëra e larë me gjakun shqiptar. Këtë e dëshmojnë varrezat anëekënd Kosovës.

Kosova do ta mbrojë nderin e familjes dhe pragun e shtëpisë, dhe do tia japë përgjigjen e merituar Serbisë.

Lidershipi i Serbisë në fundmuajin korrik 2019 me pompozitet informoi se, “ Është duke importuar nga Rusia armatime,transporerë ushtarake, autoblinda, tamke e helikopterë”.

Lidershipi i Serbisë duke u arsyetuar për këtë armatim, shtoi se, “Nuk kemi plane për pushtim. Serbia është shtet serioz. Armatosja e Serbisë bëhet për hir të paqes. Sa më të fuqishëm që të jemi, lufta do të jetë më larg nesh. Një Serbi e fortë është garanci e stabilitetit dhe paqes në Ballkan”.

Çfarë arsyetimi naiv e qesharak për ti hedhur pluhur në sy dhe për ta mashtruar tërë botën demokratike.

Serbia dhe serbët e dijnë shumë mirë  se në Ballkan kanë ardhur  nga Kaukazi  në shekullin e 6-të, dhe me shekuj në vazhdimësi kanë shkaktuar vetëm luftëra të përgjakshme për  okupuar popuj dhe territore të huaja.

Serbia dhe serbët duhet ta shfletojnë historinë  e tyre për tu kujtuar,  se serbët gjithnjë kanë qenë të etur për gjakun dhe territoret e popujve tjerë.

Asnjë periudhë e historisë serbe nuk ka qenë pa luftëra që i kanë shkatuar vetë serbët.

Serbia dhe serbët për politikën e tyre ekspansioniste duhet ti kujtojnë kralët tiranë serbë, Naçertanien, Garashaninin, Çubrilloviqin, Akademine Serbe të Dobrica Qosiqit dhe aspiratat fashiste të Sllobodan Millosheviqit.

Serbia dhe serbët duhet ta kujtojnë krijimin e Banovinave serbe në Ballkan, që kishin për qëllim pushtimin e Ballkanit, e që popujve të Ballkanit u shkaktuan vetëm vrasje, masakrime, djegie dhe shkatërrime.

Serbia dhe serbët duhet ta kujtojnë fundshekullin e 20-të,  kur Serbia e kriminelit Sllobodan Millosheviq nxiti dhe shkaktoi luftërat gjenocidale e shkatërrimtare  në Kroaci, Bosnjë e Hercegovinë dhe në  Kosovë, duke vrarë, masakruar e dhunuar dhjetëra mijëra njerëz të pafajshëm dhe duke djegur qindra miijëra shtëpi.

Serbia dhe serbët i kryen të gjitha këto mizori e tmerre vetëm e vetëm për  të okupuar territore të huaja.

Serbia dhe serbët edhe tani në fillim të shekullit 21, me paturpësinë më të madhe  deklarojnë hapur se, “Serbia është shtet serioz, se gjoja po armatoset per hir të paqes, dhe se  Serbia e fortë është garanci e stabilitetit dhe e paqes në Ballkan”. Frazeologji demagogjike skandaloze, apo Jo ?!

Serbinë dhe serbët nuk i rrezikon askush në Ballkan, përkundër të gjitha të zezave që me shekuj  i kanë kryer serbët në këto territore, e sidomos në trojet denbabaden shqiptare.

Serbia dhe serbët  e dijnë  shumë mirë se Serbinë  nuk e rrezikon asnjë shtet i Ballkanit, sepse Ballkani  veç Serbisë, i tëri është  i orientuar drejt NATO-s, e cila e vetme në rruzullin tokësor ofron siguri dhe paqe.

Sllobodan Millosheviqi  e armatosi shumë Serbinë dhe kishte ambicie të mëdha që kufijtë e Serbisë ti shtrijë gjer aty ku jeton edhe një serb i vetëm, por tërë bota e pa se nuk arrijti asgjë nga pretendimet e tij kolonialiste.

Serbia dhe serbët aktualisht janë duke  shikuar  ëndëra syçelë, dhe nuk marrin mësime paqesore nga   nga historia e tyre gjakatare.

Serbia dhe serbët e dijnë shumë mirë se Serbia ka natalitet të ulët , dhe se pa hungarezët e Vojvodinës, boshnjakët e Sanxhakut dhe romët, matematikat nuk u dalin siç dëshirojnë ti kenë.

Serbia dhe serbët sërish po i kërcënohen Kosovës edhe pse e dijnë shumë mirë se shqiptarët janë populli më autokton dhe më i vjetër  në Ballkan, se shqiptarët janë popull paqedashës e fisnik, dhe se gjer më sot shqiptarët  nuk kanë okupuar as edhe një pëllëmbë toke të huaj.

Serbia dhe serbët dhet ti mbajnë larg duart nga Kosova dhe  shqiptarët, sepse sot  në Ballkan jetojnë afër  6 milionë shqiptarë, dhe se në rast rreziku nuk do të rrijnë duarkryq.

Kosova sot shtë shtet i lirë, i pavarur e sovran.

Kosova sot e ka ushtrinë e vet me vigjilencën maksimale,që do të dijë ta mbrojë pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes, sepse ai që mbron pragun e shtëpisë dhe nderin e familjes, ka një avantazh shumë më të madh motivimi se sa agresori që sulmon.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat