Isa Mustafa President, Albin Kurti Kryeministër, Vjosa Osmani Ministre e Punëve të Jashtme?!

Opinione

Isa Mustafa President, Albin Kurti Kryeministër, Vjosa Osmani Ministre e Punëve të Jashtme?!

Hafiz Shala Nga Hafiz Shala Më 5 gusht 2019 Në ora: 09:20
Isa Mustafa, Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Ndërsa në krye të LDK-së, Avdullah Hoti. Është një lidhje e përshtatshme dhe koperuese në mes të Isa Mustafës dhe Avdullah Hotit që në një mënyrë do thoshte praktikisht Isa Mustafa do ta kontrollonte partinë nën hije.

Ministria e Punëve të Jashtme në këtë moment është një ministri mëse e nevojshme duke e patur parasysh agresionin diplomatik të Serbisë ndaj Kosovës, qofshin ato propaganda apo një tentim të ç’njohjeve ndaj Kosovës, tani na duhet një energji e re e posaçërisht në këtë rast femër.

Zonja Osmani e flet anglishten sikur shqipen dhe është këmbëngulëse në qëndrimet e saj, gjithnjë duke paraqit argumentet shtruar para çdo institucioni ndërkombëtar apo shteti individual.

Një Qeveri stabile LDK-Vetëvendosje me Albinin në krye për të filluar ndryshime radikale në të mirë të Kosovës, ndoshta po qe nevoja edhe një parti e vogël.

Që formimi i kabinetit qeveritar me ministra dhe aty-këtu ndonjë zëvëndës minister, përndryshe shumë racional e jam i bindur se nën përzgjedhjen e Albinit, askush nuk do të mund të depërtojë pa u filtruar detajisht si në aspektin politik, profesional dhe shumë e rëndësishme moral dhe i pastër.

Prandaj, nuk na duhen tani veti kapricioze se cila parti duhet ta merr këtë apo atë post, por më rëndësi është që të fitojë Kosova për t’u përballë me sfidat shumë të rëndësishme dhe vendimet, të cilat duhet të mirren gjithnjë duke mos e harruar presionin ndërkombëtar qoftë edhe të miqve tanë të cilëve do t’iu duhet kohë për të krijuar bindje dhe besim ndaj Qeverisë së re nga frika e asaj të vjetrës skandaloze

Për fat të mirë, pas largimit nga pushteti ketëyrë partive që Kosovën e kanë karakterizue më izma ma negativë, që dorën në zëmer nuk është e lehtë që mos të harrojmë edhe paragjykimet e tyre ndaj qoftë edhe të kuadrove të reja të krijuara në bazë të propagandës së udhëheqjes shtetërore për t’u duk vetë i mire, ndërsa kundërshtarët e tyre, arrogantë, “jokooperativ” dhe të “rrezikshëm” posaçërisht rreth bisedimeve me Serbinë, aty ku i dhemb më shumti.

Të parit të vendit, kjo më së shumti i intereson, sepse aty ai e shef “shpëtimin” nga të bërat e tij dhe kolegët e tij të koalicionit për t’i shpëtuar Gjykatës Speciale.

Rendi dhe drejtësia, sigurimi dhe pastërtia e organeve dhe resurseve shtetërore me Albin Kurtin në krye të Qevërisë, ka shpresa shumë reale që të jetë e sukseshme anipse popullit duhet bërë me dijë se gjendjen, të cilën e kanë pranuar si Qeveri më të gjithë dikasterët ministror është katastrofale, prandaj popullit duhet thënë të vërtetën se para së t’ia nisin me i krye detyrat e veta, duhet me e bë dekontaminimin nga korrupsioni, hajnia, nepotizmi dhe vendosja e njerëzve të paaftë, të shantazhuar, të blerë dhe të dëgjueshëm.

Kuptohët, duhet të fillohet që nga zeroja, por zero pozitive për çka nuk do të jetë lehtë, sepse disa nga ta kanë menduar se kungulli do t’iu shkojë mbi ujë shumë gjatë.

Sido që të jetë, mos të tregohemi fytëngushtë për postet kryesore shtetërore, sepse këtu bëhet fjalë për Kosovën.

Pra, partia ime në këtë rast siç ka thënë heroi ynë kombëtar Adem Jashari: “është Kosova”. Shumica e atdhedashësve mendojnë kështu.

Të mendojmë në këtë rast vetëm për Kosovën, ndërsa për parti kemi kohë për të biseduar.

Çështjet partiake në krahasim me shtetin, gjithnjë janë dytësore.

Perceptimet e mia dhe të shumë dashamirëve të Kosovës dhe kombit në përgjithësi janë që të vijmë të një zgjedhje më të drejtë dhë funksionale për të dalë nga ky lëmsh që gjatë historisë, kurrë më të komplikuar nuk e kemi pas.

Të mendojmë shtruar, qetë dhe ndershëm. Jeni para përgjegjësisë historike. Populli, këtë e pret nga ju.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat