Kthimi i shpresës

Opinione

Kthimi i shpresës

Nga: Fehmi Rama Më: 17 gusht 2019 Në ora: 16:29
Fehmi Rama

Çdo person që takojmë ka me na folë për mungesë perspektive, nepotizem dhe korrupsion. Na folin dhe për nëglizhencen e shtetit, pothuajse në qdo pore të jetës. E vetmja shpresë qytetare mbetët migrimi!

Kjo amulli duhet të marr fund, pikë!

Shteti duhet të fillojë më një platformë konkrete, duke prekur problemet në palce dhe zgjedhur ato. Me fjale tjera, dora e shtetit duhet prek: a), kulturen dhe arsimin b), ekonomin c), sigurin. Me lejoni të spjegoi në via trasha gjithësecilen nga këto tre segmente!

Kultura dhe arsimi

Ngritja e nje Memoriali për të gjithë viktimat, në një vend ku ka frekuentim nga vendoret dhe nderkombetaret. Në memorial të përfshihen viktimat nga Azem Bejta, Shaban Palluzha e Mehmet Gradica dhe gjere në luftën e fundit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Një memorial i tillë do na shërbente neve përkujtim, por dhe turist e diplomat të huajë që do vizitonin do merrnin mesazh të qartë për viktimizimin tonë. Memoriali pra defakto do ishte në një mënyrë padi ndaj Serbisë për krimet e sajë, pra një llojë revanshi.

Kthimi i shpirtit dhe ndjenjës së përspektivës, duke funksionalizuar teatrot në kuptimin e plotë të fjalës dhe prodhuar filma me mesazha të qarta qoftë dhe të metrazhit të shkurtë. Qytetaret tonë kanë nevojë për kthim të dinjitetit njerëzor.

Arsimi, deri me tani arsimi ka shkuar në një rrugë pa definim të qartë. Në universitete ënde bëhët mësim nxënie, në vend të analizes dhe studimit. Ënde nuk kemi parë ndonjë studim dhe ide konkrete nga student dhe profesor, problemi kyq mbetët të profesoret të cilet nuk janë të përkushtuar tek studentet e tyre por të shumësia e vendeve të punës që mbajnë, qoftë kolegje private qoftë institucione shtetrore.

Ekonomia

Kalimi nga një sistem qeverises komunist dhe pushtues në një sistem pluralist, shto këtu doktrinën lindore të ushtrisë pushtuese bëri që industria e rënd të shkatrrohet pthuajse plotësisht.

Fokusimi ynë imediat duhet të jetë të inovacioni dhe ndërmarrësia. Qdo ide efiqence duhet përkrahur, qdo shpirt ndërmarrës duhet stimuluar në rrugëtimin e tijë drejtë hapave të mëtutjeshëm. Krijimi i ndërmarrjëve të reja me programe dhe ide të qarta, përkrahja e biznesëve të vogla dhe të mesme do sillte jetë të mireqene për qytetaret por dhe arka e shtetit do u mbushte nga tatimet e tyre.

Industria e rëndë, si në Trepçë dhe të tjera duhet të funksionalizohen në kuptimin e plotë të fjalës.

Siguria

Lufta kundër krimit dhe terrorizmit duhet të marr goditjen e merituar. Prokuroria e shtetit, policia dhe institucionet e sigurisë duhet vepruar me ndërvarshëmri dhe seriozitet të plot duke mos lejuar askend të veprojë ndeshë me ligjin. Me fjalë tjera, ruajtia e integritetit territorial, lufta kunder krimit ekonomik dhe korrupcionit, lufta kunder terrorizmit, sabotazhit dhe lufta ndajë segmentëve të tjera negative që i përkasin institucionit më të lartë të sigurisë në vend, me qka krijohet një mjedis i sigurt për gjithë qytetaret e vendit dhe ekonomit e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat