Instalimi i fashizmit intern!

Opinione

Instalimi i fashizmit intern!

Nga: Skender Mulliqi Më: 24 gusht 2019 Në ora: 09:32
Skender Mulliqi

Elita politike në Kosovë  për dy decenie është e pandryshuar, dhe nëse e shikojmë dhe analizojmë mirë është e kalbur në brendinë e saj. Na kanë shkaktuar vetëm vuajte . E kanë pru krizën ekonomike, krizën politike, morale,  migrimin masovik, varfërinë …Promovuan antivlera. Po sundojnë  më metoda antidemokratike, larg sistemit shumë partiakë pluralist.

Futen në sistem  konceptin e ndjekjes  të stilit të inkuizicionit, largimin e kuadrove eminente, e  çka mos tjetër .Këta njerëz të politikës , futën në përdorim kalkulimet  dhe manipulimet klasike në zgjedhjet e deritashme. Krijuan rrjete të ndryshme edhe kriminale për të mbetur sa më gjatë në pushtet. Mirë e luajtën rolin e aktorëve të teatrit dhe të filmit. U shërbyen me farsa, skandale të çdo ditshme  dhe teatralitete.

Ende nuk kemi medie të lira, as shtet të së drejtës… Na instaluan fashizëm intern, dhe instaluan dashurinë karshi forcës së tyre , dhe forcës karshi eksploatimit të djersës dhe mundit të popullit. Elitat në pushtete përdorën metodat diskualifikuese karshi kundërshtareve  politik, si dhe përdorën shumë metoda spekuluese dhe dehumanizuese .Nuk krijuan ura të bashkëpunimit  më miqtë tanë të përhershëm në botë.

Përkundër gjithnjë e më shumë jemi duke I humbur ata, për fajin e tyre. Kanë filluar paturpësisht edhe më shpërbërjen e shtetit edhe ashtu të brishtë të Kosovës. Nuk kemi njohje të reja , kemi tërheqje të pavarësisë nga disa shtete, s`ka rëndësi të mëdha apo të vogla. Diplomacia ishte e nivelit më të ulët  , se njerëzit që u emëruan në këto poste , nuk ishin as për afër të nivelit të diplomatit. Dëgjuam gjatë këtyre viteve vetëm llafe, e punë kurrfarë.

Madje,  ju futën pazareve për shitje të tokave, si më Maqedoninë  e Veriut , më  Mal të Zi, e Serbi. Me njerëz të pashkolluar dhe të padinjitetshem nuk bëhet shteti. Jeta parlamentare ishte pika më e dobët. Na nevojiten njerëz më duar të pastra pa afera  korruptive dhe kriminale .. . Nëse  edhe kësaj radhe nuk do të kemi ndryshime përmbajtjesore, shumë keq do ti kemi punët …Me pushtete autoritare  , përfundimisht do të humbim çdo përkrahje të miqve  tanë …

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat