Turqia, Serbia e komunizmi prapë janë këmbëkryq ndër shqiptarë!

Opinione

Turqia, Serbia e komunizmi prapë janë këmbëkryq ndër shqiptarë!

Gani Mehmetaj Nga Gani Mehmetaj Më 2 shtator 2019 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Në Evropë askush nuk e ka luftuar Perandorinë turke e islamin më shumë se sa shqiptarët, por shekulli XX  i gdhiu myslimanët më fanatik të Evropës dhe popullin më tragjikë. Askush nuk e ka luftuar komunizmin më shumë se sa shqiptarët, por s'ka komb në Evropë që ka më shumë komunistë në të gjitha struktura shoqërore e në kreun e shtetit se sa në Shqipëri. Askush nuk e ka luftuar Jugosllavinë-Serbinë me shumë se sa shqiptarët, por askush në Gadishull nuk është më servil e më bashkëpunues me Serbinë se sa shqiptarët.

Turqinë e kemi këmbëkryq në Shqipëri e Dardani, Maqedoninë shqiptare gati e mbyti. Komunizmin stalinistë e kemi më agresivë e më të pacipë se kudo tjetër në Evropë. Me Serbi kemi bashkëpunim në ekonomi, transport e fushat tjera më shumë se sa më të gjitha shtetet ballkanike së bashku. .

Ku është arsyeja? Jemi kombi i sëmurë e me tru peshku? Kasta politike që e durojmë edhe kur na e fusin opingën në gojë, e kemi të shitur, ndërsa ne prapë e votojmë? Apo një dorë e fshehtë e konspiracionit ende luan me ne si para 50, 100, apo 500 vjetësh? 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat