Regresi në Kosovë

Opinione

Regresi në Kosovë

Nga: Shpend Salihu Më: 2 shtator 2019 Në ora: 15:15
Shpend Salihu

Derisa përcjelli mediat e KFOR duke folur për progresin në Kosovë, e shtrojë një pyetje vetes? A thua KFOR mendon se të gjithë jemi budallenj e nuk dijmë se ku po jetojmë??? Ne po jetojmë në një vend ku krimi i organizuar institucional dhe bandat mafioze politike e kanë pas perdeve kontrollin politik në shtet në të gjitha subjektet politike, jetojmë në një vend ku arrestimet dhe gjykimet arbitrare janë përditshmëri e jona, ku të drejtat dhe liritë e Njeriut nuk zbatohen dhe kur për mendim politik ose profesional mund të bëhesh cak i sulmeve nga grupet e caktuara të interesit politik, fetar e besa edhe mafioz. Jemi duke jetuar në një shtet, ku tenderomania është bërë përditshmëri, ku prishen pajisjet medicinale që pacientët të shkojnë në klinika private, ku nepotizmi dhe korrupsioni janë bërë anomali jo vetëm e institucioneve, por edhe e grupeve të caktuara të interesit, me një vend ku rendi dhe qetësia prishet rregullisht, ku kemi thirrje për luftë dhe konflikt të armatosur e nuk i llogarisim pasojat që mund të i bartë populli Shqipëtar nëse futet në një konflikt Ballkanik, jemi duke jetuar në një vend ku qeveritë tona firmosin marrëveshje ndërkombëtare pa konsultë paraprake me komisionin parlamentar ose së paku me grupet parlamentare e më pas i shkelin ato marrëveshje siç janë Marrëveshja e Asociacionit e cila dy herë u firmos e më pas u shkelë marrëveshja e Demarkacionit, Marrëveshja e CEFTA për tregti të lirë etj. Atëher shtrohet pyetja???

A mund të i themi vetes shtet serioz, që i zbaton normat ndërkombëtare të sjelljes apo jemi shtet teatral që në parim vet zotohet për marrëveshje ndërkombëtare e më pas pendohet. Në subjekte politike kemi degradim të vlerave të intelektualëve të mirrëfilltë siç kishim rastin e largimit të dy kuadrove të mirrëfillta në PDK Arsim Bajrami dhe Hajredin Kuçi, sepse nuk iu përshtaten bosit Kadri, në LDK dy kuadro shumë të pregaditura siç janë Driton Selmani e largojnë nga kryesia gjersa Bajram Gecaj me përvojë shumë vjeçare në Angli dhe në misione ndërkombëtare në OSBE e Ambasad Amerikane rrijnë në prapaskenë. Kvazi patriotizmi rritet përditë me deklarata të zyrtarëve tonë ku ish kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj në stilin e Rambos e fyen rëndë përfaqësuesen e BE Federika Mogherini duke mos llogaritur pasojat që ja shkakton Kosovës, gjersa bosi Kadri Veseli thotë do shkojmë tek molla e kuqe.

Po çfarë molle e kuqe shkon more burrë, me çfarë ushtrie ti don me shku tek molla kuqe, kur e dijmë që Serbia i ka afërsisht me trupa rezervë 2500000, po deri kur do e manipuloni këtë popull. Aq më keq nuk llogarisin që nëse sulmohet Serbia, ata do lidhin koalicion me Grekë, Maqedonë, Bullgar, Malazez e Rumunë e se do e kenë ndihmën e Rusisë e Kinës, e nëse vie tek kjo luftë Ballkanike do shkatërrohet populli i tyre. Të mjerët na çfarë idiota na udhëheqin????

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat