Rezultatet praktike të operacionit “Toka e djegur” në tavolinën e bisedimeve - Bota Sot
Rezultatet praktike të operacionit “Toka e djegur” në tavolinën e bisedimeve

Opinione

Rezultatet praktike të operacionit “Toka e djegur” në tavolinën e bisedimeve

Nga: Agim Vuniqi Më: 4 shtator 2019 Në ora: 16:50
Agim Vuniqi

Liderët politik të Kosovës gabuan dy herë radhazi, si herën e parë dhe të dytën dështuan, ata dënuan Kosovën, u treguan trumcak. 

Derisa Specialja u "gëlltit" nga frika e rrëzimit të duarëve nga Komuniteti ndërkombëtarë, ende pa i përvjelur duart, ndërsa “Zajednica, edhe më keq, mund të krahasohet me humbjen e Autonomisë së 74-së në emër të disciplinës partiake, ngase pranimi i “Zajednicës”, apo korigjimi i kufijëve po kuptohet si ndarje e pjesës më të mirë  të Kosovës. 

Poqëse ”Zajednica” do të kushtëzohej me pranimin e Kosovës nga Serbia, atëherë skepticizmi do t'ishte i pavend, por në rastin konkret kur nuk ka demarkacion të kufijëve dhe as njohje reciproke, do te thotë vazhdim i bisedimeve deri në pafundësi për koncesione të reja gjatë fazës së implementimit të Statutit. 

Njohja ndërkombëtare e Kosovës 

Rreziku i futjes së kalit  të Trojës është evident. E vetmja gjë qe Njohja ndërkombëtare e Kosovës.

Që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia (miratuar më 17 shkurt 2008), njohja ndërkombëtare e Kosovës ka qenë e përzier dhe komuniteti ndërkombëtar vazhdon të ndahet në këtë çështje. Që nga 17 shkurti 2018, Republika e Kosovës ka marrë 117 njohje diplomatike si shtet i pavarur, nga të cilat dy janë tërhequr. Sidomos 111 nga 193 (58%) janë anëtarë të Kombeve të Bashkuara, 23 nga 28 (82%) shtete anëtare të Bashkimit Evropian (BE), 25 nga 29 (86%) nga shtetet anëtare të NATO-s dhe 36 nga 57 (63%) Organizata e Bashkëpunimit Islamik (OIC) e kanë njohur Kosovën. Qeveria e Serbisë nuk e njeh atë si një shtet sovran, por ka filluar të normalizojë marrëdhëniet me Qeverinë e Kosovës në përputhje me Marrëveshjen e Brukselit. 

Shpëtimi i Kosovës është rebelimi paqesorë i qytetarëve, peticioni i  nënshkruesëve për hedhjen poshtë të marrëveshjes për korigjim të kufijëve pa ndërruar Serbia preambullën nga Kushtetuta, ku Kosovën e konsideron pjesë të saj, plotësimi i marrëveshjeve të deritanishme, sukcesioni dhe në fund Referendumi, si pjesē e dokumentit të Ramboulliet, përndryshe kështu si ka filluar Kosova do te bankrotojë si shtet.

A po realizon Serbia paqesisht planet e Operacionit “Toka e djegur”

UNMIK-u pat hedhur poshtë pretendimet e Carlla Dell Ponte dhe Dick Marty, por me panikun e liderëve shqiptarë dhe vullnetin e lirë të tyre Serbia riktheu rastin në tavolinë. 

Edhe në rastin tjetër Prishtina zyrtare (term i pranuar nga Bgd.) gabojë rëndë, në start, duke marrë si pozicion fillestar Marreveshjen Ahtisaari, meqë marrëveshja në fjalë nuk ka qenë e nënshkruar nga serbët, ata do te duhej si pozicion startues ta kishin demilitarizimin e veriut, njëjtë sikurse u çarmatose UÇK-ja, jo pranimin e operacionit "Toka e djegur" si përfitues në realizimin e coptimit të Kosovës në t’ardhmen, kjo nuk duhet lejuar me asnjë kusht, sepse edhe dorëzimi i Autonomise, edhe krijimi i “Zajednicës” kanë konotacion të njëjtë politik, zgjatjen e agonisë në dëmë të Kosovës, edhe më keq sepse këta e futën Serbinë brenda, përmes plicisë, sistemit të drejtësisë, financimit.. 

Serbia në t’ardhmen më ndihmën ruse mund të intervenojë edhe ushtarakisht për ta mbrojtur ”Zajednicën”. Përfundimisht Zajednica do të kishte kuptim nëse Serbia do te njihte Kosovën dhe territorin e saj. Keshtu Kosova mund të gjindet para rrezikut të intervenimit ushtarak dhe krijimit të një realiteti të ri në terren pa fituar gjë, as FAK-un.

Realpolitika dhe gjendja në terren do të diktojë realitetet e reja, historia u tregua njerkë ndaj shqiptarëve, sa herë që shqiptarët janë treguar gjenerozë ndaj Serbisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...