Koekzistenca aktive paqësore nuk mund të jetësohet pa njohjen e vetëvendosjes popujve të kolonizuar

Opinione

Koekzistenca aktive paqësore nuk mund të jetësohet pa njohjen e vetëvendosjes popujve të kolonizuar

Nga: Prof.Dr.Mehdi Hyseni Më: 7 shtator 2019 Në ora: 19:37
Prof.Dr.Mehdi Hyseni

Kjo maksimë vlen edhe për dekolonizimin e shqiptarëve  mbase nuk mund të llogaritet dhe, aq më pak të garantohet, paqja, stabiliteti, siguria dhe bashkëpunimi ndërmjet vendeve ballkanike  derisa më se gjysma e kombit  dhe e territorit indigjen shqiptar ndodhen nën sundimin e egër kolonial shekullor  të shteteve fqinje sllave të Ballkanit (1878-2019).

Pas përfundimit të luftës së ftohtë (1948-1989), filluan luftërat e nxehta shkatërrimtare në ish-hapësirat e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë (1945-1990), ku Serbia kreu 3 agresione gjenocidale kundër Kroacisë, Bosnjës dhe Kosovës (1989-1999). Mirëpo, duke qenë se këto tri gjenocide nuk u ndëshkuan në mënyrën meriotre sipas së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, kokekzistenca aktive paqësore ngeli më tepër si “relikt historiko-politik” i së kaluarës së sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare ngase nuk erdhi në shprehje të zbatohej para se të shpërthenin luftërat e nxehta gjenocidale në territoret e ish-RSFJ-së (1945-1990).

                                ***

Edhe pas përfundimit të 30-vjeçarit të luftës së ftohtë (1948-1989), si rrjedhojë e shthurjes së sistemit bipolar të dy superfuqive botërore (SHBA-BRSS) me ç’rast erdhi në shprehje rënia e Bashkimit Sovietik dhe e  Traktatit të Varshavës (1955),   që ishte si kundërpeshë e Paktit NATO (1949), koncepti demokratik i koekzistencës aktive paqësore, sërish konsiderohet si çështje e hapur dhe e domosdoshme për vlerësimin dhe dhe rivlerësimin e rolit dhe të rëndësisë së të drejtës ndërkombëtare, që është e lidhur ngushtë me parimet, me rregullat dhe me normat themelore të  së drejtës ndërkombëtare.

Prandaj, me gjithë ndryshimin e rendit të ri botëror (1989-2019) me ç’rast teorikisht dhe praktikisht u mbyll kaptina 30-vjeçare  e luftës së ftohtë (1948-1989), edhe sot është e nevojshme që të ringjallet, të veprojë dhe të afirmohet parimi demokratik dhe juridik i koekzistencës aktive paqësore, pa jetësimin e së cilës nuk mund të evitohen konfliktet dhe luftërat e nxehta lokale dhe rajonale, që kanë shpërthyer pas përfundimit  të luftës së ftohtë (1989-2019).

Gjitashtu, koekzistenca aktive paqësore nuk mund të kuptohet e as të përkufizohet drejt sipas së drejtës ndërkombëtare, si dhe sipas  zhvillimit të sistemit të marrëdhënieve politike ndërkombëtare.

Edhe pse e drejta ndërkombëtare nuk konsiderohet si  i vetmi faktor themelor përcaktues në procesin e rregullimit të marrëdhënieve  politike ndërkombëtare, zbatimi i së drejtës ndërkombëtare patjetër se  ndikon pozitivisht në zhvillimin demorkatik dhe paqësor të marrëdhënieve dhe të zhvillimit të sistemit juridik pozitiv ndërkombëtar.

Sot, pas përfundimit të luftës së ftohtë (1989) me krijimin e sistemit unipolar të marrëdhënieve politike ndërkombëtare, si dhe të formimit sistemit pluralist në dimensione globale, gjithnjë po bëhet më e qartë dhe më se e domosdoshme, se edhe shkenca e së drejtës ndërkombëtare po ballafaqohet me sfida dhe me kërkesa të reja të rolit të saj doktrinar dhe praktik, ndryshe nga ato, që e karakterizonin pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore (1945) si në sfondin e shkencës politike, tekiniko-teknologjike dhe ekonomike, të cilat kanë ndikuar pozitivisht  në ndërtimin e konceptit metodologjik dhe doktrinar të saj.

Ia vlen të themkosjmë se, që në periudhën kalimtare midis feudalizmit dhe kapitalizmit, janë krijuar konceptet borgjeze të së drejtës ndërkombëtare (sidomos  mbi bazën ekonomike të rendit feudal). Pikërisht, gjatë kësaj periudhe historike themelohet shkolla e së të drejtës natyrore, që pati ndikim të fuqishëm në zhvillimin e së drejtës ndërkombëtare.

Në këtë vështrim, gjatë shekullit XVII, kontributin e madh shkencor e dhanë edhe Hugo Grotius  dhe Christian Wolff, i cili  formuloi teorinë mbi të drejtat dhe detyrimet  themelore të shteteve, që janë të pandashme nga qenia e tyre juridike.

Kjo teori e këtij autori, me të drejtë vlerësohet si bazë themelore e krijimit të rendit borgjez juridik ndërkombëtar, sepse bëri të mundur, që të luftohen forcat reaksionare të shteteve të prapambetura në sistemin e të drejtave dhe të detyrimeve të marrëdhënieve ndërkombëtare.

Ndërkaq, autori Hugo Grotious, veç kontributit të vënies së themelit të  shkollës së doktrinës të së drejtës natyrore, ai zhvilloi edhe këtë argument shpjegues se në “ Shekullin XVII, nevojitej të njihej edhe e drejta e lirisë në detin e hapur, e cila ishte shprehje e nevojës, që të sigurohej tregtia tejdetare”.

Në këtë vështrim, duhet të pasqyrojmë edhe përpjekjet dhe kontributin e madh të forcave progresive të Revolucionit Frëng (1789), të cilat  shpërfaqen aspiratën e borgjezisë fitimtare, që t’i proklamonte konceptet dhe pikëpamjet e saj për të drejtën ndërkombëtare si parime unike ligjvënëse për rregullimin e marrëdhënieve ndërmjet shteteve të ndryshme.

Në këtë frymë u  hartua edhe Deklarata për të Drejtat dhe Liritë e Qytetarit, më 1793. Ndërkaq, 2 vjet më pas (1795),  Abbe Greoire propozoi Konventën, sipas së cilës parashikohej përcaktimi i parimeve  borgjeze të pozitës juridike të shteteve. Në dispozitat e kësaj konvente figurojnë disa nga formulimet e para të së drejtës së popujve për pavarësimin e tyre.

Gjithashtu, në këtë konventë gjejmë edhe këto parime: “1) parimin e respektimit të sovranitetit, 2) parimin e mospërzierjes në çështje të brendshme    të shteteve të tjera, 3) parimin e përmbajtjes nga agresioni, 4) parimin e përmbajtjes nga përdorimi i forcës, 5) parimin e respektitmit të traktateve ndërkombëtare”, si dhe të marrëveshjeve të tjera, të cilat edhe sot në shekullin XXI përbëjnë elementet thelbësore të konceptit të koekzistencës aktive paqësore të shteteve dhe të së drejtës ndërkombëtare.

Përpjekjet e pareshtura të teoricienëve të së drejtës ndërkombëtare, që t’i përcaktojnë rregullat, normat dhe parimet juridike në sistemin shtetëror    të marrëdhënieve ndërkombëtare, me qëllim të lehtësimit të bashkëpunimit dhe të komunikimit mes shteteve me sisteme të ndryshme politike, njihen që nga fundi i shekullit XVIII, të cilat, edhe sot në fund të dekadës së dytë të shekullit XXI kanë rolin dhe rëndësinë e tyre pozitive në shkencat politike dhe juridike ndërkombëtare.

E gjithë përmbajtja e këtyre përpjekjeve të studiuesve të së drejtës ndërkombëtare karakterizohet në ndërtimin e teorisë së drejtës ndërkombëtare, që rregullon lëndën e  të drejtave dhe të detyrimeve të shteteve si subjekte të së drejtës ndërkombëtare, të cilat për t’i rregulluar dhe zhvilluar marrëdhëniet  ndërmjet tyre të ndërsjella janë të obliguara, që të miratojnë një akt juridik ndërkombëtar, me qëllim të zhvillimit normal  dhe paqësor të marrëdhënieve ndërshtetërore.

Një imperatriv të këtillë, pa dyshim se e imponoi edhe diktati i zhvillimit të vrullshëm të revolucionit tekniko-tekonologjik shkencor dhe dinamizimi i  aktiviteteve dhe i     interesave ndërshtetërore në fushën  e konomisë dhe tregtisë etj.

Ia vlen të theksojmë se, në këtë kontekst nuk kanë kontribuar vetëm teoricienët e së drejtës ndërkombëtare, por edhe vetë shtetet me veprimtarinë e tyre, duke prekur thell në raportet e rregullimit të kësaj  materieje, që të përcaktonin kufirin e të drejtave dhe të detyrimeve të shteteve jo vetëm në aspektin juridik ndërkombëtar, por edhe në veprimtarinë e tyre politike në jetën e përditshme.

Mirëpo, këtë nuk duhet ta ngatërrojmë e as të pajtohemi me tezat e disa autorëve të ndryshëm, që kjo çështje të mbetet vetëm brenda autorizimeve dhe kompetencave  politike të konceptit të  drejtave dhe të detyrimeve juridike të shteteve të ndryshme.

Ndër faktorët kryesorë që kanë ndikuar në ndërtimin e konceptit të teorisë  së drejtës ndërkombëtare  për koekzistecën active paqësore, pa dyshim se ishin edhe bashkëpunimi dhe zhvillimi i marrëdhënieve ndërmjet shteteve me sisteme të ndryshme politike dhe ekonomike (kapitaliste dhe socialiste). Në këtë kontekst, në veçanti ka ndikuar krijimi dhe shvillimi i bazës ekonomike, si dhe format e tjera politike të luftës së forcave  progresive në sferën e marrëdhënieve politike ndërkombëtare.

Pikërisht, kjo bazë materiale objektive e justifikoi zhvillimin e teorisë së drejtës ndërkombëtare pas mbarimit të Luftës së Dytë Botërore dhe, sidomos të ligjshmërisë  së kërkesës për afrimimin e  koekzistencës aktiv paqësore të shteteve me sisteme të ndryshme eknomiko-politike dhe shoqërore.

 Baza objektive materiale për afirmimin e parimeve demokratike të së drejtës ndërkombëtare gjendet në rritjen  e numrit të shteteve, të cilat bënin përpjekje për të siguruar pozitën e mëvetësishme të yre; në mospërzierjen  në çështje të brendshme dhe në zhvillimin e pavarur të brendshëm, si dhe në zhvillimin e bashkëpunimit ndërkombëtar të të gjitha shteteve (të mëdha dhe të vegjël), duke bazuar në barazinë, në respektimin e sovranitetit dhe të integritetit territorial.

 

S’ka koekzistencë aktive paqësore pa njohjen dhe pa respektimin e vetëvendosjes së popujve të skllavëruar siç janë shqiptarët në Ballkan !

 

Pavarësisht nga “metodologjia” dhe nga interesi i rreshtimit në aleanca të ndryshme politike dhe nga format procedurale të zbatimit të së drejtës së vetëvendosjes ndaj shqiptarëve  dhe territoreve të tyre autoktone të kolonizuara nga sllavët ballkanikë (1878-2019),  bazën e saj juridike e përcakton e drejta ndërkombëtare. Mirëpo, kjo deri më sot nuk ka vlejtur për shtetet kolonialiste dhe imperialiste sllave të Ballkanit (Serbia, Mali i Zi, Greqia dhe Maqededonia).

Ky kolonializëm sllav në Ballkan, është rast sui generis në botë, sepse as dikur e as sot në fund të dekadës së dytë shekullit XXI (2019) nuk e pengon as Evropën e integruar demokratike (BE-në) e as  Organizatën e Kombeve të Bashkuara, e cila në bazë të Kartës së saj, deri tash (1945-2019), do të duhej ta kishte ndëshkuar penalisht kolonializmin gjenocidal të shteteve sllave në Ballkan  ndaj shqiptarëve dhe ndaj Shqipërisë etnike.

 

Këto parime fundamentale  demokratike të së drejtës ndërkombëtare kanë ndikuar pozitivisht në zhvillimin evolutiv të sistemit të marrëdhënieve ndërkombëtare, duke njohur vlerat universale siç janë paqja, siguria, drejtësia, rendi, zhvillimi dhe bashkëpunimi ekonomik; si dhe në zgjidhjen e problemeve dhe të konflitkeve ndërkombëtare me rrugë paqësore etj.

Në ndryshimin dhe në novelimin e kritereve dhe të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, pa dyshim se ka kontribuar  miratimi dhe zbatimi i aktit juridik ndërkombëtar të bashkësisë ndërkombëtare-KARTA E KOMBEVE TË BASHKUARA(1945).Në përmbajtjen  e kësaj Karte janë sanksionuar: parimet dhe objektivat e respektimit të barazisë sovrane të shteteve, të integritetit territorial të tyre, të mospërzierjes në çështje të brendshme të shteteve të tjera, si dhe e drejta e vetëvendosjes popujve të varur dhe të kolonizuar. Mirëpo, kjo e drejtë nuk është respektuar dhe zbatuar edhe në rastin e  shqiptarëve dhe të Shqipërisë etnike të kolonizuar në Ballkan (1878-2019). Me një fjalë,  e drejta e vetëvendosjes për më se gjysmën kombit shqiptar dhe për gjysmën e territorit të Shqipërisë etnike në Gadishullin Ballkanik, është vetëm një nocion abstrakt juridik ndërkombëtar. Sipas normave, rregullave dhe parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara, ky nonsens juridik me karakter të padrejtësisë ndërkombëtare, diskriminon  dhe injoron shqiptarët, duke i lënë nën sundimin e egër kolonial të imperializmit dhe të fashizmit të shteteve sllave ballkanike. Këtë status kolonial të shqiptarëve dhe të gjysmës së  Shqipërisë etnike nën shtetet kolonialiste sllave (Serbia, Mali i Zi, Maqedonia Veriore dhe Greqia) ligjërisht sipas së drejtës ndëkombëtare dhe sipas Kartës së OKB-së, nuk mund ta jusitifikojnë as Kombet e Bashkuara e as Bashkimi Evropian (BE-ja).

Gjithashtu, këtë status kolonial të shqiptarëve të vjetër më se njëqind vjet (1878-2019) në Ballkan, nuk mund ta jusitifikojnë dhe, ta mbrojnë në asnjë formë, politika, diplomacia, shkenca, publicistika dhe propaganda e zezë ditore e regjimeve antidemorkatike shqiptare në Ballkan, sepse kolonializmi është vepër penale ndërkombëtare dhe anticivilizuese sipas së drejtës ndërkombëtare. Ndaj, mbrojtja  e regjimeve    kolonialiste dhe neokolonialiste sllave në Ballkan,  është një gropë e zezë për humanizmin, për lirinë, për pavarësinë, për drejtësinë, për sigurinë, për barazinë, për demokracinë, për paqen dhe për civilizimin evropian dhe botëror të përparuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat