A më shumë i duhet intelektuali politikës apo politika intelektualit? - Bota Sot
A më shumë i duhet intelektuali politikës apo politika intelektualit?

Opinione

A më shumë i duhet intelektuali politikës apo politika intelektualit?

Nga: Fadil Maloku Më: 9 shtator 2019 Në ora: 22:17
Fadil Maloku

1. Aderimi i intelektualit në parti politike në vendet e tranzicionit është bërë sot ekskluzivisht punë interesi meskin klanor, e jo edhe ndonjë lloj ndjenje a fascionimi të caktuar ideologjik. Autoriteti i partisë, ideologjisë, i liderit qoftë ai edhe karizmatik, për një intelektual që ka pretendime e prirje të larta e sublime, përveç që është një “këmishë” shumë e ngushtë ideologjike, ështē edhe një “adresë” e gabuar sociale, që lehtësisht në sy të publikut të gjerë mund të përceptohet edhe si një lloj “tradhëtie” e pakëndshme!

2. “Tradhëtia” që e bëjnë zakonisht pretenduesit e intelektualizmit të njëmendët, në këmbim tē një posti apo interesi të përkohshëm politik, në fakt në faza afatshkurtëra duket si një kalkulim shumë profitabil, por në sosh afatgjata ky këmbim i lirisë së mendimit e gjykimit, në disfavor të pavarësisë personale shndërrohet shumë lehtë në hipokrizi e dëm të pariparueshëm!

3. Pra, intelektuali i vërtetë do të duhej në parim të ishte ashpërsisht i butë, një prokuror i vetvetes, e avokat i interesave të kombit e shtetit. Sepse, vetëm duke bërë “kujdestarinë” e tillë neutrale ndërgjegjësuese, ai arrinë ta mbajë gjallë dhe ta motivojë publikun e fragmentarizuar ideologjikisht, në periudha të dhimbshme e të rrezikshme historike. Ndryshe, nëse bie nën ndikimin e klaneve partiake e ideologjike, ai e humbë të drejtën e kandidimit dhe nominimit jo vetëm në politikë, por çka është më me rëndësi në histori...

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...