Kryeprokurorët, prokurorët dhe gjykatësit anonim... - Bota Sot
Kryeprokurorët, prokurorët dhe gjykatësit anonim...

Opinione

Kryeprokurorët, prokurorët dhe gjykatësit anonim...

Nga: Dibran Demaku Më: 12 shtator 2019 Në ora: 10:07
Dibran Demaku

Në këtë kohë parapërgatitjesh për zgjedhjet e pritshme nacionale në Kosovë,nga ekranet e TV-të shumta,ish deputet,ish ministra,ish kryeministra,apo analistë të ndryshëm flasin se po erdhën ata në pushtet do ta luftojnë krimin e organizuar që ka përfshië çdo pore të jetës.Që ironia të jetë edhe më e madhe për këto gjëra flasin po ata të cilët janë aktorët kryesor,apo thënë shkurt e shqip fajtorët kryesor që jemi këtu ku jemi?!...Flasin dhe ngrisin zërin ata që janë ulur këmbkryq në këto krime apo ata që në një mënyrë apo në një tjetër janë bashkëpjesëmarrës apo bashkëfajtor me bosët e krimit të organizuar dhe të korrupsionit?!...

Ndër më të zëshmit janë aktorët që tash sa vite kanë qenë në organet udhëheqëse të shtetit dhe që kanë koontribuar që krimi i organizuar dhe korrupsioni të rritet e të rritet deri në masën ku pilafii nuk mban më ujë!Të flasin sot ish kryeministra,ministra apo deputetë të partive politike që deri dhe ishin në pushtet,dhe të cilët janë fajtorët kryesorë dhe të vetëm që ndodhemi këtu ku jemi,është më shumë se ironike!

T’a dëgjosh ish kryeministrin Haradinaj të flasë se nëse vie sërish në krye të qeverisë së Kosovës do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin,është sa tragji-komike,aq edhe e pabesueshme?!...Sepse edhe vetë Ramushi nuk i beson ato që thotë,por duke menduar se ky popull është i krisur do t’u besojë fjalëve mashtruese të tij?!...A nuk është po ky i njëjti Ramush,i cili sapo zuri karrigën e kryeministrit të vendit,ia dyfishoi pagën vetës së tij,a nuk është ky Ramush që pranoi vijën e demarkacionit, aty ku vite me radhë e kishte kundërshtuar me mjetët më brutale të mundshme,a nuk është ky Ramush që formoi qeverinë më të madhe (në numër)në historinë e Kosovës,me synimin e vetëm që t’i rehatonte bashkëpartiakët dhe të afërmit e tij;a nuk është ky Ramush i cili fali para të buxhetit të Kosovës gjithandej sipas tekave dhe dëshirave të tij;a nuk është ky Ramush që hargjoi edhe rezervar shtetërore për qejfet dhe tekat e tij?!...Dhe,po ky Ramush sot e këtu e kërkon votën e sovranit duke premtuar se tash e tutje do t’a luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin gallopant?!Athua ata që kanë veç dy kokrra mend do t’a besojnë Ramushin dhe të tillët si ai?!...

Kur jemi tek Ramushi,seç na vie në mend ajo barcoleta e njohur e Nasradinit:Nasradini i njohur ishte ndodhur në një dasmë:Dhe në atë dasmë kishte marrë një sharki apo qifteli nga njëri nga këngëtarët dhe kishte filluar t’i binte.Njëri nga të pranishmit e kishte pyetur:-Nasradin përse nuk po i luan fare gishtrinjtë mbi tela të qiftelisë, por po i mban vetëm në një vend,ai ia kishte kther:-Sepse unë e kam gjetur „dyzenin“të cilin këngëtarët tjerë nuk e gjejnë dot andaj i luajnë gishtrinjtë mbi tela?!...Të pranishmit kishin qeshur me gjeturinë e Nasradinit,dhe e kishin kuptuar se ai nuk dinte të luante qiftelinë!...Edhe Ramushi ynë zulmmadh është kapur fort në Taksën e vënë mbi mallrat serbe,dhe nuk luan nga aty,sikur kjo taksë të ishte  i Kosovës?!...Por,ç’ti bëhet Ramushit,ai kaq di!Kaq dije i ka dhënë perëndia?!...

Siç e cekëm më lartë në këtë meskohë parazgjedhore,alfa dhe omega e secilit kandidat,qoftë për postin e kryeministrit,qoftë për atë të deputetit,janë premtimet e tyre se nëse e fitojnë pushtetin do ta luftojnë krimin e organizuar dhe korrupsionin?!...Dhe asnjëri nuk thotë diçka konkrete përveq asaj fjalës së famshme:DUHET?!...Dhe pas kësaj fjale mbahen që të gjithë sikur të kenë zbuluar majën e ajsbergut?!...

Lind puytj:vërtetë si mund të luftohet krimi dhe korrupsioni i organizuar në një vend të vogël si Kosova,ku secili në një mënyrë apo në një tjetër e njeh tjetrin?!...Dhe derisa është kështu,cili do të ishte ai kryeprokuror,prokuror apo gjykatës që të kishte guximin të luftonte krimin dhe korrupsionin e organizuar (siç thuhet nga vetë strukturat e shtetit)apo grupet kriminale që kanë  me strukturat shtetërore?!...Secili kryeprokuror,secili prokuror apo gjykatës që do të merrte guximin të hynte në luftë me strukturat e krimit dhe korrupsionit do të ishte i shantazhuar dhe i rrezikuar nga këto struktura?!...Shembull më i mirë për këtë është prokurori Blakaj që denincoi veteranët e rrejshëm,dhe u detyrua të lëshonte vendin?!...Dhe po ky prokuror u sulmua nga ish i ashtuquajturi kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj?!...Nga po ky Ramush i cili premton sërish se po erdhi në pushtet do ta luftojë krimin e organizuar dhe korrupsionin?!...

Vite më parë kur vizitova Parisin,njëra nga pyetjet që do t‘i bëja shoqëruesit( edhe përkrhyesit) francez do të ishte:-Si jetojnë njerëzit(përsonat)e njohur publik në Paris,a kanë ata adresë të njohur për publikun?...Shoqëruesi(apo përkrhyesi) pas një buzëqeshjeje që simbolizonte mirësjellje dhe mirëkuptim do të përgjigjej:-Njerëzit(personat)e njohur publikë,që ne jemi mësuar t‘i quajmë Vipa,në Paris jetojnë në mënyrë ANONIME,që do të thotë askush nuk ua di adresën dhe vetëndodhjen e tyre,përveq policisë,e cila kujdeset për sigurinë e tyre?!...

Për shkaqe që u përmenden më lartë do të ishte e udhës që për një kohë të caktuar,të gjithë kryeprokurorët,prokurorët dhe gjykatësit në Kosovë,do të duhej të ishin ANONIM,në mënyrë që të mos njihen nga publiku si dhe nga grupimet kriminale,sepse në këtë mënyrë do të kryenin punët e tyre pa u penguar dhe shantazhuar nga grupet e ndryshme kriminale?!...Këta kryorokurorë,prokurorë dhe gjykatës ANONIM do të duhej të njiheshin dhe të mbroheshin nga një njësi speciale (të themi amerikane)e kurrësesi nga policia vendore,sepse deshëm apo nuk deshëm ne,për fat të keq strukturat kriminale i kanë futur individët e tyre në strukturat policore,dhe me ata individë e kontrollojnë edhe policinë!

Vetëm kryeprokurorët,prokurorët dhe gjykatësit ANONIM,të mbrojtur nga një polici e ndonjë vendi mik(të themi nga polici amerikane) do të mund të luftonin dhe të fitonin luftën ndaj strukturave të grupeve të organizuara kriminale,në Kosovën e sotme?!...

Të gjitha nisiativat tjera janë përrallë me tupan!....

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...