Mjaft më me pushtetin e komandantëve hajna e kriminelë - Bota Sot
Mjaft më me pushtetin e komandantëve hajna e kriminelë

Opinione

Mjaft më me pushtetin e komandantëve hajna e kriminelë

Nga: Bardh Nëngurra Më: 13 shtator 2019 Në ora: 14:03
Bardh Nëngurra

Dardania asht çlirue qe 20 vjet, dhe që 11 vjet asht shtet i mvetsishem dhe i pranuem nderkombëtarishtë nga ma shumë se 110 shtete.

Nuk e shenojë dotë sakt numrin e shteteve që na kan njoftë mvetësinë pasi që ka diku 5-6 vjet që nuk ka ardh asnji njohje e re, por perkundrazi kan ndodhë terheqje të njohjeve nga disa shtete. Deshmi kjo se vendi nuk ka pas pushtet, por asht sundue , asht vjedh, asht shkatrrue gjithçka dhe populli i vendit asht sjellë në gjendje mjerimi. 

Ka 20 vjet që pushtetin në vend e kan njerzit e njejt, mafioz të klaneve banditeske që tue u thirrë në luftën e UÇK-së dhe në meritokracinë e tyne si komandanta e zhvaten dhe e vjedhen deri në cfilosje secilen pasuni natyrale, shoqnore e shtetnore thue se gjithçka asht pronë e tyne e trashigueme nga baballarët.

Sot vendi asht në prag të zgjedhjeve të reja të jashtzakonshme që KQZ-ja i ka caktue per 6 tetor. Ish kryeministri Ramush Haradinaj dha dorëheqje me pretekstin se nuk dëshiron të shkojë si i dyshuar per krime lufte në Hagë per intervistë në Gjykatën Speciale si i pari i qeverisë së vendit sepse kjo e damton vendin. Kjo rrenë e madhe e kryekapadaiut , pardon e ish kryeministrit të vendit mjerishtë po besohet te shtresat naive dhe të militantët e AAK-së dhe të tillët po ja rrehin krahët tue i premtue vota perseri AAK-së dhe Ramush Haradinaj.Nese vertete e paska pas frikë prishjen e imazhit te vendit Ramushi, pse posa u këthye nga Haga kerkojë nga Gjykata Kushtetuese e Dardanise qe ta shef a asht e ligjshme qe ky ta vazhdojë qeverisjen. Dhe nese vertetë e paska frikë imazhin e vendit pse ky perseri konkuron per Kryeministër perderisa e din se asht i dyshuem per krime nga Gjykata Speciale?!

Asht per keqardhje se si njerzit e tillë, pra votuesit e partive te komandantave nuk kan ndergjegje të mendojnë me rradaken e vetë dhe ta shofin gjendjen ku asht ardh vendi per kohen e qeverisjes së hajnave të klanit PAN dhe të mendojnë se ku ishte vendi vetem nji mandat pa e marr pushtetin ky klan!!!

Nji fjalë e popullit thotë; turpi se mbytë askend. Unë them se i paftyri nuk ka turp fare. Të tillë, pra te paftyrë tashma qe 20 vjet u deshmuen sundimtaret e krahut të luftës apo komandantat sikur u pelqen atyne ta quejn veten. 

Po baj nji krahasim mes qeverive , asaj të Akademik Isa Mustafës dhe kësaj të PAN-it banditesk me në krye Ramush Haradinaj.

Kur ishte Akademiku Kryeministër disa grupe kriminele dhe korruptive u futen në burg. PAN qeveria e komandirit Ramush Haradinaj ata kriminel i lirojë nga burgu. Në kohën e sundimit të PAN qeverisë Prokurori Elez Blakaj u detyrue me ikë në Amerikë per të shpetue nga mafia e pushtetarve që per vota dhe pushtet nuk lan gja pa ba. I vetmi fajë i Prokurorit Elez Blakaj ishte se ai zbulojë se mbi 19 mijë njerëz që jan shpall veteran lufte nuk meritojnë atë status. Kjo i trembi pushtetaret , i trembi komandirat ( ju shkon ma mirë ky term serbisht të tillve ) sepse ata kishin shtyp dhe shpernda libreza veterani per ta ba ushtrinë e vetë të votuesve. Ndërhyni Amerika dhe e strehojë Prokurorin Blakaj per tja shpetue jetën.  Tash baj pyetjen votuesve militant të AAK-së, PDK-së , NISMES SOCIALDEMOKRATE etj a jeni normal që votoni njerzit e tillë? A duhet me i votue njerzit e tillë apo duhet me i denue , mos ndryshe së paku me vota?!

Nuk asht shumë e ndershme me permend emna në shkrime, andaj po permbahem, por baj pyetje elektoratit, votuesve, popullit, a jeni normal kur ju jepni vota njerzve me dosje krimi, njerzve që ndiqen nga gjykata e Prokuror që 20 vjet rresht. Pse e mashtroni veten dhe arsytoheni para opinionit se p.sh. Ramush Haradinaj, Fatmir Limaj etj ishin të akuzuem , u hetuen dhe u gjykuen dhe u shpallën të pafajshem. Pse po baheni aq naiv , aq injoranta per mos me ju thanë aq të lig dhe shpirtzi kur juve e dini se liria dhe pafajsia e Ramushit, e Fatmir Limës dhe shumë të tjerve në Gjykaten e Hagës dhe në ato vendore jan ble me shuma marramendëse parash dhe ato para jeni ju vet populli që i keni mbledhe e sigurue. Ju keni dhanë para me i lirue kriminelet ndersa familjet tueja vuejn per bukën e gojës, djemt e juej po presin radhen me ik në Gjermani e kudo në Europën prendimore per mos tu këthye ma kurr. Pse nuk po shtini gishtin në kokë, nese nuk mundeni aty shtine në prapanicë dhe mendoni se nga ju erdh tanë ajo pasuni pushtetarve tuej që ju i perkrahni, si nuk jua vretë ndergjegjen lajmi që u ba publik keto ditë dhe po qarkullon gjithandej ne media e portale se si vetem në nji Bankë në Qipro Kadri Veseli ka para të kursyeme në shumën prej 100. milion dollarësh, Fatmir Limaj diku 82 milion, Hashim Thaçi 73 milion dhe Ramush Haradinaj 63 milion dollar.  Si nuk mendoni pak dhe të kuptoni , a ma mirë me pas vendi i jonë Deputet njerëz me tituj Akademik, njerëz të ndershem me duer të pastra qoftë nga krimet qoftë nga mito dhe korrupsionet apo nepotizmi apo me pas deputet analfabet, deputet skandaloz, agresiv, injorant, vullgar, banal dhe të pist. Ja disa shembuj: a mund të jet deputet ( bile dy mandate Kryeparlamentar ) Kadri Veseli që me fjalorin ma të ndytë i drejtohet kolegës nga opozita, ma hangsh K....? 

A duhet të jetë deputet dhe bile qe 20 vjet Nenkryetar i Parlamentit shoku Xhavit Haliti i cili në studio të TV-së thotë; po na të PDK-së të gjithë jemi milioner i kemi nga disa miliona, dhe i cili dhelprishtë, kurvnishtë, ligsishtë sulmonë fizikishtë deputetin e LDK-së z. Arben Gashi dhe sulmin e ban para prezencës së të gjithë deputetve? 

A duhet të jet deputet pronari i bordeleve per prostitucion në Hamburg i cili pa asnji shkas kur Xhavit Haliti sulmonë z. Arben Gashi , ky ( Gani Dreshaj ) vrapon dhe tenton ta godas viktimen Gashi per ti dalë në mbrojtje ( pa pas nevoje sepse Halitin se sulmojë askush ) sulmuesit Haliti? Dhe kur jemi te ky pornopronari i bordeleve a asht turp që të ket Kuvendi i shtetit deputet nji njeri të tillë që gjatë seancave nxinet nga kamerat tue shti gishtat në hundë, tue levizë me kokën posht lart dhe majtas djathtas thue se i kan hy mizat e kalit në hundë. Sjellje këto të bezdishme dhe të gerditshme që njeriun normal e bajnë të vjellë.

Votues i PAN-PRONTO klaneve mendo me kokën tande dhe kuptoje se je bashkfajtor per mjerimin e vendit. Dhe mendo se tash ke shansin të shfajsohesh e ta shpetosh shtetin dhe të shpetosh ardhmëninë e pasardhësve tuej . Mos i votoni partitë e komandantave. Denoni ata me vota dhe njihere e pergjithmonë shpetone Dardaninë. Ju duhet ta bani këtë, dhe mu si mergimtar me mban shpresa se do ta bani këtë here. Votoni njerzit e pastër. Votoni kuadro, profesionalist, dhe të tillë keni në të gjitha partitë. Votoni njerzit e kuadrot e reja, votoni femnat, ato jan ma të zojat se këto mbeturinat e klaneve PRONTO-SHIK-PAN.

Që të jem korrekt me lexuesin dhe ata që me njohin e din se unë jam veprimtar i LDK-së unë nuk po ju ftojë ta votoni LDK-në , unë po ju ftojë dhe ju baj apel që ju mos ti votoni PDK, AAK, NISMA SOCIALDEMOKRATE, AKR, PD, Partinë Euroantlantike të matrapazit Milaim Zeka dhe edhe PSD te matrapazit Shpend Ahmeti. Provone ti menjanoni këto banda nga pushteti. Do bani mrekulli dhe do shpetoni vendin.

Juve me votë duhet me shpetue Parlamentin qe aty ma kurr mos të shkelë kamba e dikujt që ka ba vrasje , që asht denue me burg, per vrasje, per hajni, mafiozllak, nepotizem, korrupsion etj, etj. 

Nese i shifni listat e kandidatve të PDK-së aty i keni së paku 15 veta me dosje apo që kan kalue nëper gjykata dhe jan shpallë fajtor. 

E njejta gja asht edhe me AAK-në, me NISMA SOCIALDEMOKRATE tue fillue nga lideri i sajë Fatmir Limaj i cili dje u nominue per Kryeminister nga koalicioni me AKR dhe PD -në islamiste të Ferid Aganit që poashtu akuzohet per keqperdorim kur ishte Ministër i Shendetsisë.

Vetëdijsohu o popull dhe thuejuni MJAFT MA banditve të derisotshem të pushtetit në Dardani.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...