Kosova duhet të lirohet nga keqqeverisja e kapja e shtetit

Opinione

Kosova duhet të lirohet nga keqqeverisja e kapja e shtetit

Nga: Haki Latifi Më: 17 shtator 2019 Në ora: 13:20
Haki Latifi

Më 6 tetor ardhmëria e Kosovës dhe pasardhësve tanë është në vulletin dhe duart tona, andaj ta shfrytëzojmë këtë ditë të bekuar, t’i shfrytëzojmë pesë minutat tina të vlefshme dhe të votojmë kundër të keqes dhe kundër krimit të organizuar!
Në këtë ditë që është vendimtare për të mirën e vendit dhe të ardhmen tonë, tani është koha kur qytetarët ta japin qëndrimin e tyre, bëni zgjidhjen e duhur, në vend të errësirës, pasigurisë, të zgjedhin dritën dhe të ardhmen. Jam i sigurt se vota e qytetarëve të Kosovës do të jenë porosi për gjithë botën. Të votohet me krenari, si atdhetarë të vërtetë, për të liruar Kosovën nga keqqeverisja e kapja e shtetit. Të themi po për garanci të stabilitetit dhe të ardhmen e Kosovës në BE dhe NATO.
Sot , Kosovës i duhen politikan që i mbrojnë institucionet nga krimi dhe korrupcioni. Njëherit, ka ardh koha që tu themi të gjithëve lamtumirë, atyre që keq qeverisën në nivel qendror dhe atyre që nuk bënë asgjë për nivelet lolale.
Tash është koha e Projektit Politik që Lidhja Demokratike e Kosovës për të treguar:
Si do ta shpëtoj tërësin e Republikës dhe ta çliroj shtetin nga kapja e t'i jep frymë demokracisë.
Pastaj, është koha si me ngrit shoqërinë dhe t'i jep siguri asaj për të vazhduar të jetojnë në Kosovë. Ka ardhur koha që gjithë pluhuri duhet të bjer në tokë dhe mendjet e ndrtura të fillojnë të flasin!
Të Votojmë për zhvillim ekonomik, për shtet ligjor, për ata të cilët janë të përkushtuar që ta qesin para drejtësisë secilin që ka vjedhë dhe plaçkitur vendin dhe popullin!
E këtë askush tjetër nuk mund ta bëjë, përveç një qeverie të udhëhequr nga partia e themeluar mbi bazat e lirisë dhe barazisë nga intelektuali me profil të ndërtuar humanist, Dr. Ibrahim Rugova, pra Lidhja Demokratike e Kosovës!
Duhet dhënë shansën që LDK me kuadrat e shkolluara dhe të specializuara në të gjitha fushat, të udhëheq me qeverisjen dhe me programin qeverisës të zhvillimit ekonomik dhe të inegrimeve Euo-atlantike. Duhet dhënë shansën që të ndërtohet shteti ligjor ku do të mbizotërojë rendi dhe ligji, për t’i dhënë shansën që të kthejnë shpresën dhe perspektivën tek të rinjtë tanë të artë dhe tek popullata bujare e Kosovës në përgjithësi!
Duhet që të rinjtë tanë, mos ta marrin pasaportën e Kosovës si dokument për ikje por ta kenë stemë të krenarisë.
Pra, 6 tetori është dita e qytetarëve me të drejtë vote, andaj shfrytëzojeni momentin Tuaj dhe dilni e votoni masovikisht!
Ne duhet ti besojmë gjeneratës së re demokratike. Sepse, janë shpresa e këtij populli që meriton Kosovën e lirë, të pavarur demokratike në BE dhe në miqësi të përhershme më SHBA.
Uroj që zgjedhjet e 6 tetorit të jenë edhe më të fuqishme, ashtu siç ishin dikur në kohën e Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova, duke i mobilizue të gjitha hallkat e LDK-së me qëllim që të mos ndalemi në rrugën tonë drejt forcimit dhe përparimit të shtetit tonë-Republikës së Kosovës.
Votoni shpresën e këti vendi, Lidhjen Demokratike të Kosovës, që të jetojmë në një shtet të qëndrueshëm demokratik me kryeministren në ardhje, Prof. Dr. Vjosa Osmani 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat