Fushata zgjedhore dhe barrierat

Opinione

Fushata zgjedhore dhe barrierat

Nga: Shpend Salihu Më: 21 shtator 2019 Në ora: 20:37
Shpend Salihu

Derisa subjektet politike bëjnë kampanjë të pamëshirshme për marrjen e pushtetit politik, mungojnë alternativa programore për rimëkëmbjen ekonomike dhe zbutjen e tensioneve sociale në shtet, atëherë shtrohet pyetja si don opozita ta marre pushtetin kur nuk ka program të mirrëfilltë ekonomiko-social kur nuk ka pasqyr të qarte financiare nga do arrin të i mbush rezervat shtetërore si do e ringjallin industrin dhe si do e ndalojnë masakrimin e industrisë së rëndë, të metaleve dhe sferën tjetër industriale me të gjitha barrierat dhe pengesat në ekonomi. Atëher shtrohet pyetja si do mund ta marrin pushtetin, plus çfarë programi kanë për bisedime me Serbi që ta orientojnë opinionin si do e zgjidhin problemin e Mitrovicës dhe bejnë unifikimin e sovranitetit territorial të Kosovës, këto e shumë çështje tjera u mungojnë opozitës që ta marrin pushtetin në Kosovë.

Derisa flitet për korrupsionin, krimin e organizuar ekstremizmin politik e fetar, derisa kampanja e pamëshirshme mediale e publike satanizon e demonizon personalitete e figura të subjekete të ndryshme shtrohet pyetja sa mund të argumentohen thënjet dhe deklaratat e tilla?

Është mëse evidente se propaganda mediale mundohet të gjej defektet e qeverisjes aktuale në pushtet dhe të i bëj inercion kurdo që nuk korrespondon me nevojat e qytetarëve, por ajo kampanjë duhet të ketë prova të besueshme të deponohen provat e tilla në prokurori, e besa edhe të ketë alternativa sesi të tejkalohet situata aktuale: si të liberalizohen vizat, si të i qasemi negociatave me Serbinë, si ta konfigurojmë sistemin e sigurisë nacionale, si të i mbajmë relatat me ndërkombëtarët dhe si të e përfaqësojmë interesin shtetëror etj.

Në mungesë të këtyre çështjeve shtrohet pyetja, çfarë shpresa ka opinioni që qeverisja e ardhshme do jetë më funksionale dhe do përmbush interesat e opinionit të gjerë? Është mjerim politik mungesa e etosit parlamentar dhe koncensuzit politit të spektrit politik, për shmebull çasja në negociata me Serbinë, çështja e të zhdukurve, çështja e regjistrave kadastral e pasurisë së përbashkët të ish Jugosllavisë, e kthimit të fondit penzional etj, për fat të keq barrën e përgjegjësi për të gjitha këto defekte e të meta nuk e mban veç pushteti aktual por e tërë struktura parlamentare e Kosovës. Këto çështje është dashtë të trajtohen nga subjektet parlamentare e jo të bëhen fyerje e inate personale e këto si dhe shumë çështje të rëndësishme për kombin Shqipëtar, të mbesin pezull e mos të trajtohen me urgjencë, atëher shtrohet çështja sa mund kjo opozitë me gjithë respektin ndaj të gjithë spektrit politik të normalizojë jetën e qytetarit të tejkalojë të gjitha këto barriera si dhe të përshpejtojë aderimin e Kosovës në BE???

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat