Ja cilat bastione Vetëvendosja po ia merr LDK-së - Bota Sot
Ja cilat bastione Vetëvendosja po ia merr LDK-së

Opinione

Ja cilat bastione Vetëvendosja po ia merr LDK-së

Nga: Drilon Rrahmani Më: 1 tetor 2019 Në ora: 10:10
Vetëvendosje në Besianë

Një garë e ashpër po zhvillohet mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së. Të dyja këto parti po shihen favorite për të fituar zgjedhjet, ndërsa sipas tubimeve në terren, ka një atmosferë më të mirë për partinë e Albin Kurtit.

Në tubimin e Vetëvendosjes në Podujevë, u konfirmua se Llapi nuk është më bastion i LDK-së, por i Vetëvendosjes. Sheshi “Ali Ajeti” në Podujevë ishte i stërmbushur me llapjanë, të cilët kishin dalur në përkrahje të Albin Kurtit. Madje, në Podujevë për herë të parë u thye akulli ku në mes të turmës së madhe të qytetarëve, valonin flamujt e Kosovës.

Image
Vetëvendosje në Podujevë

Vetëvendosje po fiton edhe në Gjilan. Në tubimin atje të hënën, gjilanasit konfirmuan mbështetjen e madhe për Albin Kurtin kryeministër, teksa salla ishte e stërmbushur.

Image
Vetëvendosje në Gjilan

E bastionin më të fortë të cilin e theu dhe e mori Vetëvendosja, është lagjia Dardania në Prishtinë, apo siç njihet ndryshe “Kurrizi”.

Edhe LDK-ja edhe Vetëvendosje mbajtën tubim mbi platon e Kurrizit, ku tubimin e partisë së Kurtit të hënën mbrëma, u pa një numër shumë më i madh qytetarësh sesa në tubimin e LDK-së, e që konfirmuan se ata janë rreshtuar në fronin e Kurtit.

Image
Vetëvendosje në lagjen Dardania
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...