Përfundon karriera politike për Ramush Haradinajn

Opinione

Përfundon karriera politike për Ramush Haradinajn

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 11 tetor 2019 Në ora: 16:07
Ramush Haradinaj

Ish kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, dështoi që të fitojë, madje edhe t’iu afrohet partive që dolën të parat, saktësisht Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Që nga kyçja e tij në politik, kjo është humbja më e madhe e Haradinajt, jo pse herëve të kaluara kishte më shumë deputet, por që kësaj radhe e kishte shansën që të dilte më mirë se herët e kaluara, e ky moment do t’i mungojë zgjedhjeve të tjera.

Tre faktorë që do ta bënin Haradinajn më të votuar në këto zgjedhje:

1.Taksa.

2. Qëndrimi i palëkundur kundër ndryshimit të kufijve.

3. Dorëheqja e tij për shkak të ftesës së Speciales.

Me të gjitha këto favore u fut Haradinaj në zgjedhje si kurrë më parë, mirëpo dështoi totalisht, madje edhe në koalicion me 12 ish deputet të Vetëvendosje që e ringjallën PSD-në. Kur jemi te PSD-ja, ka shumë gjasa që prezenca e tyre në koalicion i ka humbur vota të shumta Haradinajt, i cili nuk kalkuloi mirë para se të futej në koalicion me ta.

Tash pas zgjedhjeve, vet kryetari i PSD-së, Shpend Ahmeti, e akuzoi Haradinajn si fajtor për dështimin në zgjedhje të koalicionit të tyre, ndonëse sipas të gjitha gjasave nga PSD-ja do ta shohim vetëm një deputet në Kuvend.

Ramush Haradinaj me këtë humbje në këto zgjedhje, nuk do të ketë shpresa për shumë vite që partia e tij të fitojë elektorat, pasi që nuk arriti me ata faktorë si më lartë. E vetmja mundësi është që të ketë një “PAN 2”, ndonëse e vështirë për shkak se Haradinaj u djeg nga PDK-ja.

Populli i tregoi Haradinajt që ka nevojë për ndryshime sociale, e jo të përqendrohet vetëm në një taksë dhe atë ta përmend në çdo përgjigje. Fakti se një numër i madh i qytetarëve jetojnë në varfëri të skajshme, tregon se populli vendosi për ndryshime social-demokratike.

Përderisa Haradinaj nuk arriti t’i shfrytëzoj këto beinifite që ngjajnë sikur “doping” para zgjedhjeve, ai do ta ketë problem që ta ngjit AAK-në në maja. Shto këtu faktin punësimet e shumta që i bëri gjatë qeverisjes së tij.

Kur dukej se tani është kulmi politik i Ramush Haradinajt, ai dështoi keq dhe po i paguan dëmet që i shkaktoi si kryeministër i Kosovës, duke e shterur edhe buxhetin e vendit.

AAK-në në opozitë do të ketë vetëm një të keqe. Nuk do të jetë opozitë e mirë dhe e dijshme që me presion ta detyrojë Albin Kurtin që të punojë, njëjtë si ky i fundit që nuk i linte rehat legjislaturën e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat