Vjosa e Albini të kombinuar me veshje kuq e zi, për t’i larguar pushtetarët faqezi

Opinione

Vjosa e Albini të kombinuar me veshje kuq e zi, për t’i larguar pushtetarët faqezi

Drilon Rrahmani Nga Drilon Rrahmani Më 31 tetor 2019 Në ora: 16:44
Vjosa e Albini

Për dallim nga presidenti historik, Ibrahim Rugova, që nuk kishte partner si ai vet për ta udhëhequr vendin, sot jemi me fat që jetojmë në epokën e Albinit dhe Vjosës, të cilët janë një dyshe e papërkulur, të panënshtruar dhe të pa korruptuar.

Që të dy, fituan betejat së pari brenda partive të tyre duke i luftuar njerëzit e infiltruar, për të marrë pastaj hovin që ta përfaqësojnë vendin me dijen dhe intelektin, duke ia shtuar këtu guximin e vullnetin.

Që të dy ngjajnë si një valë e madhe që pastron bregun nga mbeturinat, teksa nuk mund të flasim shumë për inteligjencën e tyre për shkak se është shumë e lartë për t’u vlerësuar.

Jo vetëm Kosova, por e gjithë shqiptaria ka pasur nevojë që moti për një dyshe të tillë, që do t’i hap vendin shpresë për integrime evropiane, pa territor të prekur. Të dytë janë fitues të zgjedhjeve, ndonëse Vjosa vazhdimisht u pengua nga njerëz që i qëndronin “prapa shpine” që ta vazhdonte rrugën e saj të idealit, e pikërisht ata njerëz sot mbeten kokulur si brenda LDK-së, ashtu edhe jashtë saj.

Ndërsa rrugëtimi i Albin Kurtit deri në këtë pikë, që nga burgosja nga regjimi serb e deri te burgosja nga pushtetarët vendas, duke e rrethuar zyrën e VV-së me rreth 500 policë të njësisë speciale vetëm e vetëm që ta arrestojnë Kurtin dhe ta paraqesin Vetëvendosjen si organizatë kriminale, e bën madhështore rrugëtimin e Kurtit deri te pozita e kryeministrit.

Goditjen që e mori Kurti prapa shpine nga njerëzit që iu besoi më së shumti, duke ia lënë partinë në lloç dhe arritja e mobilizimit të serishëm të partisë brenda një kohe të shkurtër, e stolisë edhe më shumë madhështinë e rrugëtimit të Kurtit.

Albin fitoi me oratori, ndërsa Vjosa me papërkulshmëri. I pari i deklasoi kundërshtarët me fjalor, ndërsa Vjosa Osmani nuk lejoi që të shitet tek të shiturit.

Krejt çka mbetet është që sa më shpejt t’i shohim në aksion këtë dyshe perfekte, të cilët janë shpresa e vetme e popullit, shpresë kjo e rrënuar me vite nga njerëz të papërgjegjshëm që tani nuk po e din se nga t’ia mbajnë.

Me fitoren e Vjosa Osmanit, fitoi edhe LDK-ja, parti kjo që është e ngulfatur nga njerëz të dyshimtë që mbajnë pozita të larta aty, ndërsa me fitoren Albinin fitoi Kosova, shtet ky që është ngulfatur nga njerëz po ashtu të dyshimtë.

Të veshur kuq e zi, për shtet me barazi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat