Ndryshimet do të rrezatojnë, vetëm me bashkimin e subjekteve opozitare!

Opinione

Ndryshimet do të rrezatojnë, vetëm me bashkimin e subjekteve opozitare!

Nga: Qemal Musliu Më: 6 nëntor 2019 Në ora: 19:20
Qemal Musliu

Dihet mirë e hollë se, të gjitha subjektet shqiptare, në parim kanë: Një qëllim; Një gjuhë; Një popull, për një territor të caktuar, dhe shumë njëshe tjera! Atëherë pse të mos bashkohen së paku, rreth këtyre njësheve, këta subjekte, që sot janë në hije të qeverisjes, si: Aleanca për Shqiptarët, Lëvizja Besa, Alternativa, RDK-ja dhe PDSH-ja. Bashkim dhe pse jo edhe në një subjekt të vetëm. Jo vetëm kaq, por duke afruar individ të cilët kanë autoritet në: familje, punë, rreth dhe në popull.

Populli shqiptar nuk e ka luksin, të ketë shtatë e ma shumë parti. Ai në trojet e veta autoktone është në pozitën e qytetarit të rendit të fundit dhe popull më i urryer nga sllavet, në shtetin ku bashkëjetojnë. Prandaj, dy subjekte partiake, janë të arsyeshme e, jo kujt si të i teket. Kjo dukuri ngjet më shumë interes, i ca personave se, sa nevojë reale.  Sot kemi një mish mashë subjektesh politike.

Plotë herë në terren, në jetën e përditshme është dëshmuar, se pa asnjë subjekt politik shqiptar, pozita e popullit shqiptarë do të ishte më e avancuar se, sa sot me kaq shumë “lider” partish.

Bashkimi i subjekteve opozitare në një subjekt të vetëm, është shpëtim, dalje nga kjo amulli, për të ardhur deri te ndryshimet e reja, që janë domosdoshmëri e kohës.

Sot populli shqiptarë edhe pse popull autokton, ka nevojë të domosdoshme, avancimin, e jo revanshizmin të cilës do natyrë. Atëherë këtu, kërkesa për barazi nacionale ka kuptim të plotë, në M. e Veriut. Kjo brengë, do të jetë gjuhë e përbashkët, e të gjithëve subjekteve në një bazament të shëndosh i të gjithëve. Autoktonia është vlerë, që nuk blihet, as nuk dhurohet e, as nuk falet, e as nuk tjetërsohet. Populli autokton është trashëgimtar i të gjitha vlerave të lashta, nga parahistoria e deri më sot. Nga politikë bërja sllave, në bashkëpunim me subjektet shqiptare, populli shqiptar trajtohet me shifra tallëse dhe në jetën e përditshme, burgosen e dënohen me dënime dra konike si: me burg të përjetshëm, dënim kapital dhe atë, për veprat të montuara! Këso marifete vetëm nga viti 1990, e këndej nuk ka qytet ku jeton populli shqiptarë, të mos jenë montuar, vepra të fajësisë. U bënë intervenime fizike, pa arsye dhe pa nevojë, me strukturat shtetëror: Polici, e ushtri. Populli shqiptar trajtohet  si shtresë e fundit  në M. e Veriut.

Zhvillimi, stabiliteti, ngritja e standardit jetësor, të jetë aspiratë, e subjektit politik, por as sesi hakmarrje.  Prandaj, ndryshimi i domosdoshëm duhet të ndodhë në kohën e ardhme, të afërt, që pritet të mbahen zgjedhjet e reja të parakoheshme, më 12.04.2020.

T`i lëmë inatet dhe dëshirat megalomane individuale. Të bëjnë një rrugëtim, të përbashkët që do të ketë vlerë të përgjithshme, politike, ekonomike, kulturore dhe pse jo edhe kombëtare. Arritjet, sukseset në të gjitha dimensionet e jetës shoqërore, do të jenë hise e përbashkët. Nga kjo do të shuhen; urrejtjet, ndasitë, kundërthëniet, si të tilla nuk do të ekzistojnë. Kjo do të jetë kulturë bashkëkohore, respekt, dhe udhërrëfyes për gjeneratat e ardhme, por edhe mostër për vendin, dhe për rajonin për rreth. Bashkimi sjell fuqi dhe vetëm fitore. Ky veprim do të jetë virtyt i liderëve të tashëm, virtyt i anëtarësisë dhe virtyt i shoqërisë mbarë.

Ndasitë krijojnë ngecje, urrejtje dhe pakënaqësi të ndryshme, të cilat për fat të keq po përcillen, nga koha në kohë dhe nga brezi në brez, në forma më të egra.

Ndryshimet  do të rrezatojnë vetëm me bashkimin e subjekteve opozitare. Si përfundim në këto zgjedhje duket se vetëm koalicionet para zgjedhorë janë kusht i parë për t`i fituar zgjedhjet, ndryshe afërsia (koalicionet) pas zgjedhjeve nuk do të sjellin asgjë.

Pas zgjedhjeve lideri i subjektit shqiptar është në interes kombëtar të kërkojë dhe të i afroj  bashkëpunim të detyrueshëm subjekteve e ndryshme shqiptare në mërgim. Mendimet dhe idetë që jepen nga mërgimi të përpunohen dhe të aprovohet ajo që është më e pëlqyeshme. 

Me këtë përcillen modelet qeverisëse të shteteve moderne me zhvillim të përgjithshëm dhe duke harmonizuar programet të ndryshme, si në infrastrukturë, urbanistikë  zhvillimore, në çdo vendbanim, në komunë, qytet e me radhë.

Bashkësia Shqiptare “ILIRIDA” CYRIH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat