Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit

Opinione

Ku janë “patriotët” eurointegralistë turkofobë, pse nuk flasin kundër minishengenit

Nga: Skënder S.Kapiti Më: 15 nëntor 2019 Në ora: 08:38
Skënder S.Kapiti

Sot në qendër të mediave ,të opinionit politik, diplomatik e mediatik është marrëveshja për Unionin e Ballkanit Perendimor , të një farë minishengeni ku lider i saj do të jetë Serbia, dhe që në të do të futet edhe Shqipëria.

 Ajo që më bën përshtypje është “indiferenca” e intelektualëve të Shqipërisë , indiferenca  e mediave në Shqipëri nuk më cudit shumë dhe as ajo e politikës.  

Por si ka mundësi që të mos reagojnë intelektualët e Shqipërisë, apo si gjithmonë ata janë dhe  frikacakë por edhe sahanlëpirës konjukturalë të politikës e të interesit, apo janë akoma nën efektin e narkozëz sllavo-komuniste.  P.sh. si ka mundësi që akoma deri tani nuk e kam dëgjuar më duket as   Kadarenë e “madh”?!

Por për heshtjen e turkofobëve nuk cuditem aspak sepse ata do ta bënin namin p.sh. po të kishte ndonjë marrëveshje Rama-Erdogan, sic kanë bërë dhe dhënë alarmin gjithmonë kundër cdo marrëveshje Shqipëri- Turqi apo Kosovë -Turqi, e  që kemi dëgjuar dhe janë shkruar lloj-lloj imagjinatash , shpifjesh e trillesh  dashakeqësie kundër marrëdhënieve strategjike Shqipëri-Turqi, kunder  Turqisë që është antar potencial i NATO-s, njohëse ndër më të parat të Shtetit të Kosovës,kontribuese ndër më kryesoret për Antarësimin e Shqipërisë në NATO si dhe lobuese e fuqishme për njohjet ndërkombëtare dhe për shtetndërtimin e Kosovës.

Kemi dëgjuar prej tyre ankesa e kritika kundër politikës e pushtetit, kundër politikanëve se pse po na coni nga Stambolli e jo nga Brukseli etj, etj.  

Ndërsa sot Tirana politike, akademike , mediatike e rinore si dhe disa turkofobë të Kosovës heshtin dhe as nuk reagojnë kundër këtij  orientimi antiperendimor të kryeministrit shqiptar, për një union  shqiptar me vëllazërinë sllavo-ortodokse, ku në qëndër të atij unioni  rolin kyc do ta ketë Serbia , e cila ka aleate strategjikë të saj Rusinë dhe të gjitha shtetet ortodokse të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Si ka mundësi që edhe të mos reagojnë  si duhet nga Tirana kundër këtij minishengeni, kur Shqipëria shumë mirë mund të bënte një marrëveshje të tillë edhe me Italinë e me Kroacinë pasi  të dyja janë antare të NATO-s dhe të BE-së por edhe që kemi marrëdhënia shumë të mira politike, diplomatike, ekonomike e miqësore.Mos vallë turkofobët janë turkofobë që  tinëzisht shprehen se janë për eurointegrim por  që shpirtërisht janë me Beogradin, Athinën  e Moskën?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat