Të hedhet poshtë nga Parlamenti i Kosovës secila marrëveshje e vazalit Thaçi

Opinione

Të hedhet poshtë nga Parlamenti i Kosovës secila marrëveshje e vazalit Thaçi

Fatmir Bajraj Nga Fatmir Bajraj Më 16 nëntor 2019 Në ora: 19:25
Hashim Thaçi

Deklaron James Hooper, analist dhe njohës i njohur çeshtjeve të Ballkanit !

Parafrazoj:

Image
James Hooper

Një marrveshje gjithëpërfshirëse Kosovë-Serbi, konsiston në faktin se ajo marrveshje doemos pëmbanë në vete shkembimin e teritorëve, përkatsisht ndryshimin e kufijëve, për çfarë tani mund të themi se një marveshje e tillë ndermjet palëve ekziston, por ende nuk është publikuar dhe njohur publiku. Përveqë kësaj, marveshja gjithëpërfshirëse përmbanë edhe antarësimin e Kosovës në OKB, si "karrotë" !
- Marrveshjën e tillë për shkak të të konstelacionit qeverisës, nuk pati mundësi t'a votoj Parlamenti i Kosovës, por i cili me ndryshime simbolike dhe t'parëndësishme duhet t'a votoj n'Parlament Qeveria Kurti, për t'cilin tha se ky i fundit duhet të akomodohet në pushtet për dallim nga qendrimet e ngurta në opozitë.
Ai tutje tha se populli nuk njeh gjuhën e negociatave dhe nuk është në gjëndje të kuptoj kompromisët e nevojshme dhe të doemosdoshme për arritjën e marveshjës, e cila për Kosovën është jetike.
Në Kosovë tha tutje z. Hooper është ma lehtë me gjetë palë që gëlltisin dhe pranojnë kompromisin se sa në Serbi, andaj aludimi i Tij shkonte në premisën e lëshimit pe nga ana e Kosovës dhe jo e Serbisë n'dobi të marveshjes.
Albin Kurti, tha z.Hooper nuk e ka lehtë, por e ka të domosdoshme t'a pranoj si fakt të kryer marveshjën e arritur n'mes të Thaqit & Vuqiqit e cila knaqë palet ; Serbi & Kosovë.

Opinioni im :

Asnjëherë nuk i shkoj në mëndje, sikurse nuk u shkonë në mëndje as atyre të cilët janë të gatshëm të tregëtojnë fatët tona, integritetin tonë teritorial dhe statusin e Kosovës !
- Sikur Neve jemi monedhë për kursuritje dhe duhet t'plotësojmë apetitet e fqinjëve tanë armiqësor, jo vetëm me të drejta suplementare dhe unike në gjithë Europën e civilizuar, por duhet t'japim edhe qenjën tonë (terësinë tokësore) deri në atë masë, sa armiqtë tanë të jënë dakordësuar...!
A nuk ishin dhe s'janë fakte të kryera proceset e Kosovës dhe shqiptarëve që nga çlirimi, negociatat dhe pavarësia e mbikqyrur dhe e kordinuar me aleatet strategjik deri sot ?

- Përgjigja absolute është PO, por pse atëherë dilemat dhe shkarrja ?

Ngase n'krye të Institucioneve të shtetit të Kosovës, kemi të katapultuar njerëz të shantazhuar dhe lehtë të shantazhueshëm me një bagazh dhe të kaluar kriminale të cilët shesin atdheun për lekurën (b...) t'vetë.
I pari i tyre është Hashim Thaqi, e pasuar nga bandat kriminale n'PAN dhe në kastën kriminale n'shtetkapje.

Detyrë imediate & emergjente e Qeverisjës LVV & LDK :

Në momentin e parë që publikohet zyrtarisht një marveshje tradhëtia n'favor të Serbisë armike nga ana e Hashim Thaqit, dhe del n'tavolinën e bisedimeve (negociata) në mes të palëve dhe të ndermjetësuar nga aleatet SHBA & BE, menjeherë Parlamenti i Republikës së Kosovës të thirrët nga pozita dhe të kerkoj shkarkimin e Presidentit si shkelës të Kushtetutës, perkatsisht tradhëtisë ndaj Atdheut duke cenuar integritetin, sovranitetin dhe shtatusin e Republikës së Kosovës.

Të hedhet poshtë nga Parlamenti i Kosovës secila marrveshje e vazalit Thaqi, e arritur n'dëm të Kosovës dhe n'dobi të Serbisë armike për terësinë tokësore dhe shtetësinë e Kosovës në shkelje të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Të proçedohet në Gjykatën Kushtetuese shkarkimi i menjëhershëm i presidentit n'detyrë, z. Hashim Thaqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat