Thirre policinë o shëmti e mos i dekurajo shqiptarët me ndihmu

Opinione

Thirre policinë o shëmti e mos i dekurajo shqiptarët me ndihmu

Nga: Kimete Berisha Më: 27 nëntor 2019 Në ora: 23:36
Kimete Berisha

Mos e vulgarizo humanitetin dhe solidaritetin deri në këtë shkallë që të bën me vjell.
Me një batnije të vjedhne po bika poshtë krejt humanizmi i shqiptarëve.

Mos shit lajme kaq t'kqija më i keqi i Tironës, e mos i banalizo ndihmat se gjynah.

Nuk ka lajm në botë që të bën simpatik ty.

Ju ishit të smutë. Njësoj patët vepru me sahatin e George Bushit. U patët çmend me shpall se ia kanë vjedh shqiptarët. E patët ba njerin shybeli, a 'ja kanë vjedh sahatin a jo'. Derisa vetë Presidenti tha: Jo.

Ju ëndërr e keni 'lajmin' e keq për shqiptarët. Ku me ditë cilin organ ua ushqen ky lajm.

Asnjë nga ata që vjedhin sot batanije nuk ta kalojnë ty për hajni o Blend Fevziu.

Ne jemi mësuar me na vjedh.
Na i kanë vjedh paret e robërisë,
na i kanë vjedh paret e luftës dhe na i kanë vjedh paret e lirisë.
Por, m'u ndal nuk jemi ndal.
Populli shqiptar po e ndihmon vetveten e jo juve e politikën, sidomos ty që më shumë flen me arusha nëpër vargmalet e botës sesa n'shpi tane.

Të falet kur e vjedh një batanije, se lakmia, ama s'të falet kur ma kërdit solidaritetin.
Se ky pastaj është krim i organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat