Pasiguria si përgjegjësi institucionale!

Opinione

Pasiguria si përgjegjësi institucionale!

Nga: Armend Halimi Më: 30 nëntor 2019 Në ora: 21:44
Armend Halimi

Në vende demokratike shteti arsyetimin e tij e ka në mbarvatje të rendit dhe sigurisë, si dhe pengimin e atyre dukurive që rrezikojnë sigurinë. Tek ne ndodh e kundërta...

Përkundër zhvillimit të ultë ekonomiko-social, dhe papunësisë enorme, populli i Kosovës ka treguar dhe vazhdon të tregoj përmbajtje për hir të respektit të shtetit për çka sakrifikuan me breza të tërë. Edhe ato dukuri negative që janë prezente në vendin tonë, si vjedhjet dhe grabitjet janë si pasoj e përgjegjësisë direkte dhe indirekte institucionale, sepse vjedhjet në masë të madhe ndodhin si arsye e mjerimit ndërsa grabitjet si pasoj e mos luftimit të krimit të organizuar dhe madje ndërlidhjes me grupet kriminale.

Pra, këto dukuri as edhe arsyen më t'vogël s'kanë të identifikojnë shoqërinë tonë, karshi identifikimit për përmbajtje karshi korrupsionit, nepotizmit e keqqeverisjës. Përkundër këtyre, jemi dëshmitar se pjesa me e madhe e të rinjëve zgjedhin punë jo dinjitoze apo edhe migrimin sesa dukuritë e kundërligjshëme.

Me pak fjalë, fatkeqësisht në vendin tonë, në vend se të ruhet kjo frymë qytetare duke iu lehtësuar jetesën, sikur pavetëdije apo qëllimisht çdo ditë e më tepër ndikohet në krijimin e vështirësive ekonomiko-sociale, ku paralelisht me pagat e ulta, sistemit të dobët shëndetësor, tani kemi rastin e fundit ngritjen e çmimit për regjistrimin e veturave, çka të gjitha këto bëjnë të akumulohet paknaqësia qytetare, njëherit leht për të u shëndrruar në trazira sociale si faktor destabilizimi direkt të sigurisë me pikënisje nga lartë, duke u thyer rregulli njëherit duke bërë të shihet si sistem diktatorial, ngase rrezikimi i sigurisë zakonisht bëhet nga poshtë lartë.

(autori është drejtor i Institutit për Studime të Sigurisë –ISS)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat