Ç’rrëfen oficeri britanik Heaton Armstrong?! E mjera Shqipëri!

Opinione

Ç’rrëfen oficeri britanik Heaton Armstrong?! E mjera Shqipëri!

Nga: Sami Arifi Më: 1 dhjetor 2019 Në ora: 10:14
Sami Arifi

Kabineti i parë i cili u formua nga princ Vidi bëri betimin më 18 mars 1914, me të cilin s’ishin të kënaqur shumë politikan të Durrësit, as Partia Nacionale e shqiptarëve. Ata e kundërshtuan atë së pari, sepse ai Kabinet përbëhej në pjesën më të madhe nga të huajt, burra të cilët nuk kishin qëndruar kurrë në vend dhe dinin pak për të; së dyti, sepse disa nga ministrat nuk mund të flisnin madje edhe gjuhën shqipe dhe se punimet duhej të bëheshin në gjuhën turke; dhe së treti, mendoi thotë oficeri britanik Armstrong “se Partia Esadiste Myslimane ishte përfaqësuar shumë fuqishëm”.

Oficeri britanik Heaton Armstrong thekson se: unë fillova detyrën t’ime si sekretar i princ Vidit në Postdam (qytet në Gjermani), më 7 janar 1914, pasi që isha caktuar në stafin e tij në përgatitje për të formuar “Mbtretërinë e Re të Shqipërisë”, meqë edhe profesionalisht isha një oficer. Unë gjithashtu u njoftova edhe me anëtarë tjerë të Oborrit, të cilët do të mbrrinin në Durrës nga Evropa Perëndimore.

Fon Trotha kontrollori i Oborrit, një oficer tipik prusian i tipit më të mirë, ishte një shok aq i nderuar dhe aq i dtejtë, nga ata që njeriu ka gjithmonë dëshirë t’i ketë, prandaj ne ishim shok më të mirë gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Durrës. Pastaj ishin dy shoqërueset e Princeshës, zonja fon Oidtmann dhe zonja fon Pfeuel, kunata e kancelarit gjerman von Bethmann-Hollweg. Përveç këtyre, dy antarët e një Këshilli Privat, të cilët edhe se si përkisnin Oborrit, ishin atashuar atij (Princit). Këta ishin kapiten Castoli dhe nënkonsulli Buchberger të cilët përfaqësonin interesat; i pari të Italisë, ndërsa i dyti të Austrisë në Oborr, meqë zyrtarisht ata ishin vetëm këshilltarët e mbretit dhe sekretarët politikë të tij.

Castolli duke qenë i rekomanduar fuqimisht nga qeveria e tij, dhe meqë ishte burrë shumë i zgjuar, menjëherë ia arriti të merrte frerin në duar dhe të mbaj atë deri nga mesi i majit, kurse Buchberger, pësoi një rënje për një farë kohe. Armstrong (oficer britanik, sekretar privat i princ Vidit në Shqipëri), para se me shkuar ne si staf në Shqipëri, ai rrëfen edhe për ardhjen e një delegacioni shqiptar në Gjermani ku thekson: “Pas arritjes së tyre u çuan në dhomën e pritjes, ku sipas rregulloreve të duhura u prezentuan tek Princi dhe Princesha, të cilët i pritën me shumë hijeshi.

Pastaj Esad Pasha mbajti një fjalim shumë të mirë, të cilin asnjëri prej nesh nuk e kuptoi, dhe kur u përkthye nga Eqrem bej Vlora, Princi ktheu një përgjigjëje të shkurtër, por nuk mbaj mend se në cilën gjuhë në frëngjisht apo në gjermanisht,...,Kur këjo ceremoni e vogël mbaroi të gjithë dukeshin se ishin shumë të kënaqur, dhe shqiptarët në pritje për jashtë brohorisnin sovranin e tyre të ri”. Kabineti i parë i formuar nga princ Vidi bëri betimin më 18 mars 1914, me të cilin s’ishin të kënaqur shumë politikan të Durrësit po as Partia Nacionale e shqiptarëve.

Ata e kundërshtuan atë së pari, sepse ai përbëhej në pjesën më të madhe nga të huajt, burra të cilët nuk kishin qëndruar kurrë në vend dhe dinin pak për të; së dyti, sepse disa nga ministrat nuk mund të flisnin madje edhe gjuhën shqipe dhe se punimet duhej të bëheshin në gjuhën turke; dhe së treti, mendoi se Partia Esadiste Myslimane ishte përfaqësuar shumë fuqishëm.

Armstrong rrëfen se: Sigurisht që kishte të verteta në tre kundërshtimet; Turhan Pasha, Myfit bej, Hasan bej, Dr. Turtulli dhe Dr. Mehdiu për shumë vjet kishin qenë rezidentë; dy të parët kishin jetuar në Turqi. Myfit beu ishte një jurist i njohur deri kur turqit e rinj erdhën në pushtet dhe atij iu desht të tërhiqet nga Stambolli; shtëpia e Hasan bej tashmë ndodhej në Serbi në qytetin e Prishtinës; ndërsa dy nga doktorët (Dr.Turtulli dhe Dr.Mehdiu) ishin të vendosur në Egjipt ku thuhej se s’kishin klientela të mëdha mjekësore.

Kurse Esadi dhe Azizi përfaqësonin qifligarët e tokës së Shqipërisë Qëndrore dhe Jugore dhe që të dytë ishin njerëz të rëndësishëm në zonat e tyre. Azizi i përkiste të njejtës klasë si Esadi, por s’është e drejtë të quhej se ishte njeri i Esadit, por si pronar tokash ata edhe mund të kishin pas ca mendime të përbashkëta por në shumë çështje ata s’ishin në dakord. Aziz Pasha ishte ndër ata që më shumë vuajti për shkak të çështjes mbretërore. Si gjuhë zyrtare ata flisnin gjuhën turke me të cilën edhe kishin studiuar, nga se gjuha shqipe nuk ishte standardizuar deri në vitin 1908 dhe kurrë nuk ishte mësuar në shkolla, nga se nuk ishte inkurajuar nga autoritetet turke të cilët e shihnin si një dialektë barbar dhe aspak intelegjent për një njeri të edukuar.

Në qoft se Fuqitë e Mëdha do të kishinë mbështetur me gjithë zemër princ Vidin, ai do të ishte një njeri vërtetë i fuqishëm, gjërat do të kishin qenë ndryshe dhe kombi shqiptar do të kishte shpëtuar nga urija që i krijuan fqinjët e tij. Në këto rrethana mbreti ishte tolerant dhe zemërgjër, por i dobët dhe s’mundte të vendoste kurrë për ndonjë gjë, prandaj njerëzit e dinin këtë dhe nuk e respektonin. Zemërgjërsinë e tij e merrnin për dobësi dhe kujdesin për frikë. Komisioni evropian veproi në mënyrë të turpëshme dhe s’përmbushi asnjë nga detyrat e veta.

Populli shqiptar e kuptoi se disa Fuqi nuk dëshiruan asnjëherë suksesin e disa prej tyre ishin fund e krye armiqësore ndaj Mbretërisë së Shqipërisë së Re. Armstrong thekson se: Mund të jetë e sigurt se austriakët intriguan për pushtet, por të paktën ata nuk patën asnjë pretendim për territorin shqiptar si Italianët, grekët, serbët dhe malazezët. Pra, austriakët donin një Shqipëri të pavarur të fortë që simpatizonin Perandorinë Austriake dhe që do të ishin aleat të dobishëm kundër serbëve në rast lufte, dhe për kët arsye ata u përpoqën me të gjitha forcat ta mbështesin mbretërinë në Shqipëri.

Ai rrëfen se austriakët ishin të vetmit miq të vërtet të shqiptarëve, derisa Anglia dhe Gjermania ishin tërsisht të pa interesuar, ndërsa pjesa tjetër ishin kundër shqiptarëve. Pra, Armstrong oficeri britanik, duke shikuar Shqipërinë në atë gjendje edhe gjatë Luftës së Parë Botërore që ai ishte në largim e sipër nga Shqipëria thotë se: “Shqipëria do të zhduket fare nga harta përgjithmonë.

Vendi do të pushtohët nga armiqët e vjetër të tij fqinjët, ndërsa kombi shqiptar do të shuhet. Malësorët e ashpër por edhe shumë trima të veriut do të zhduken, do të shtypen nga këmba e hekurt e një sunduesi. E mjera Shqipëri”! E lëm të mendoj lexuesi për politikat e tanishme ndër shqiptarët,...                                                                            

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat