A do të ndryshojë harta demografike e R. së Maqedonisë së Veriut?

Opinione

A do të ndryshojë harta demografike e R. së Maqedonisë së Veriut?

Nga: Rahmi Veliu Më: 4 dhjetor 2019 Në ora: 10:52
Rahmi Veliu

E njohur është se Maqedonia e Veriut  është shtet multi kombëtarë,multifunkcional dhe shumë multi tjera.Por e njohur është edhe ajo se në këtë  shtet jetojnë popuj që për nga numri ndryshojnë .Sipas të dhënave zyrtare në numër më të madh janë Maqedonasit dhe Shqiptarët ,ndërkaq etnitetet tjera sillen prej 0.49 (vllehët)e deri në 3.85 (turqit). Ndërkaq,Maqedonasit përmbajnë 64.18 % dhe Shqiptarët 25.17%.Keta jane te dhenat zyrtare ,nderkaq ata reale ndryshojne kryekeput nga ato zyrtare .Kjo është si pasojë se me numrin e popullsisë së Maqedonisë është manipuluar duke u nisur nga ajo që numrin e etniteteve të tjera e kanë zvogluar  ndërkaq atë të Maqedonasve e kanë rritur në mënyrë që të jenë shumicë absolute në Maqedoni.Kjo ka ra në sy qysh në të kaluarën e para luftës së dytë botërore dhe do të vazhdojë edhe pas saj.Për këtë ka mori të dhënash të cilat e vërtetojnë një manipulim të tillë .Për këtë do ta theksoj një të dhënë të një demografi Rus që jeton dhe vepron në Sofje të Bullgarisë.Ja se si e demanton një të dhënë të tillë zyrtare  në ish Jugosllavinë e para luftës së dytë botërore .

``Në Maqedoni nuk jetojnë 136 752 Shqiptarë  (1912-1913) por jetojnë 194 195 Shqiptarë ``.Pra ,numri I popullsisë shqiptare shpesh është zvogluar rrumbullak për 57 443 banorë ose shprehur ne përqindje 40.0%.Kështu ky manipulim vazhdon edhe në regjistrimet e mëvonshme si në atë të vitit 1921,1931,1948,1953,1961,1971,1981,1991(1994),2002.Një regjistrim I tillë do të shihet nga tabela e poshtëshënuar :

1948                       1953                       1961                       1971                       1981                       1994                       2002

929117                  1 304 514              1 406 003              1 647 347              1 909 136         2 001 363          2 022547      

Tabela nr.1

Pas të dhënave zyrtare ,ka edhe të dhëna tjera për numrin e popullsisë .Kështu ,BBC thekson se në Maqedoni ka 2 397 000 banorë .Ndërkaq në tabelë e thekson edhe numrin dhe me të edhe përqindjen e popullsisë së Maqedonisë Veriore e cila në tabelë do të duket si vijon:

Etnitetet                 numri                                %

Maqedonas        920 000                                40.0%

Shqiptarë            880 000                                38.3%

Rom                       220 000                                9.6%

Serb                       160 000                                7.0%

Turq                          57 500                                2.4%

Të tjerë                   60 000                                2.5%

Gjithsejtë           2 397 000                              100%

                                Tabela 2

Që të kemi një pasqyrë më të qartë ,do ta paraqes edhe tabelën nr.3 të regjistrimit të popullsisë të  vitit 2002

Etnitetet                 numri                                %

Maqedonas        1 297 971                              64.2%

Shqiptarë            509 083                                 25.2%

Rom                       53 000                                  2.7%

Serb                       35 939                                  7.0%

Turq                       77 959                                   2.4%

Vlleh                      9 695                                      0.5%

Të tjerë                   20 993                                1.0%

Gjithsejtë           2 022 547                              100%

                Tabela 3

Pos këtyre të dhënave ,do ti paraqes edhe disa të dhëna tjera:

-Eurostati thekson se në Maqedoninë e Veriut jetojnë 2 077 100 banore ,prej tyre ka 3 000 meshkuj më  shumë se femra ,shprehur në perqindje 0.14 %.Para disa ditësh në opinionin e vendit u plasua edhe një e dhenë fare e rre  se në Maqedoni jetojnë 2 800 000 banorë .

-E njohur është se gjatë votimeve gjithnjë na paraqiten 300 000 votues më tepër.Nderkaq te shqiptarët numri I votuesve është më I madh se numri I përgjithshëm I shqiptarëve .Sipas regjistrimit të vitit 2002

Në Maqedoni ka 509 083 shqiptarë ,ndërkaq  Fauziu deklaron se numri I votuesve shqiptarë është 530 000 që do të thotë se ka më tepër votues për 20 917 shqiptarë ,gjë që nuk përkon fare me realitetin dhe kjo është një indikatorë se me numrin e popullsisë dicka nuk është në rregull.Sa I përket numrit etnitetit bullgarë ,në regjistrimin e vitit 1948 ka patur graf per kete etnitet dhe sipas te dhënave të këtij regjistrimi si bullgarë janë deklaruar 889,në vitin 1953  si bullgarë janë deklaruar 920 ,në vitin 1961 bullgarë janë deklaruar 3 087 ,1971 bullgare 3 334.Po cka ngjet më tutje një qeveritarë bullgarë që e vizitoj Maqedoninë

Ne TVM deklaroj se në Maqedoni ka 200 000 bullgarë (``Sega ni e jasno deka vo Makedonija zhiveat

200 000 bugari``) të theksoj se ndaj kësaj deklarate nuk pat asnjë reagim nga pala maqedonase .Pra na dalin më tepër shqiptarë ,rom,serb,bullgar.Po shqiptarët sa janë? Në tabelën nr.2  pamë se sipas BBC numri I shqiptarëve ishte 890 000 ose 38.3% e popullsisë së Maqedonisë janë shqiptarë.Ky numër mund të meret I saktë sepse I pergjigjet shtimit natyror të shqiptarëve në Maqedoni.

Do të ishte më së miri që ky regjistrim 2020 ose 2021 të kryhet nga ndërkombëtarët .Përndryshe ,demografia nuk është politikë por ata I politizojnë për qëllime politike.Një demografe puntore e entit statistikorë, tani ligjëruese në fakultetin e shkencave matematikore  do të theksojë:``Tabela 2,numri I maqedonasve  dhe I shqiptarëve është barazu``,gjë që edhe te ndërkombëtarët do të del: maqedonasit 40.0% dhe te shqiptaret 38.3%(BBS-ia).Kjo është ajo e vërtetë që një ditë duan apo nuk duan do të dalë e vërteta në shesh .Le të dihet një herë e pergjithmonë se kush është pakicë dhe kush është shumicë në këtë shtetë multikombëtarë .

P.S. ``STATISTIKA Shkenca që studion ndryshimet sasiore në zhvillimin e shoqerisë ,të ekonomisë ,të kulturës etj.,duke mbledhur të dhëna numërore për to, të cilat grupohen e perpunohen me metoda të vecanta ``.Kështu theksohet nëpër enciklopeditë e ndryshme.                                                                                                                                                                         

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat