Agjendat shantazhuese të Klan Kosovës - Lotët e krokodilit për formimin e qeverisë!

Opinione

Agjendat shantazhuese të Klan Kosovës - Lotët e krokodilit për formimin e qeverisë!

Nga: Ismail Muqiqi Më: 5 dhjetor 2019 Në ora: 18:59
Ismail Muqiqi

Politika redaktuese e Televizionit Klan Kosova ka kohë që është shëndrrue në një qendër informativo konspirative, duke krijuar mjegull sa herë që Kosova gjindet në vështirësi. Brengat e Klan Kosovës se kualicioni Lëvizja Vetëvendosje- Lidhja Demokratike është në krizë janë vetëm shprehje e demagogjisë me prapavi dhe hile kundër votës së Popullit i cili tregoj kahjen dhe drejtimin se kujt i beson në këtë momomentë.

Vetë fakti se në emisionet e këti Telivizioni janë të zgjedhur Opinionistët të cilët jan në një vi me politikën redakëtuese të Klan Kosovës tregon më së miri mesazhin se ky medium ka kohë që e ka tejkaluar kodin e tikës dhe ka tejkalue autonomin editoriale duke u marrur me politika të mëdha shtetërore. Ky medium ka kohë që përmes formave të ndryshme duke e keqëpordorur lirinë e shprehjes, licencën dhe frekfencat Kombëtare gjithnji e më shumë po e përqan shoqërin Kosovare, duke favorizue individët, klanet me të cilët ky bashkëpunon.

Edhe sonte në të ashtuquajturin Info Magazinë udhëheqësi i këti emisioni me mënyrën dhe stilin shumë emotiv në vend që ti ndihmoi, paraprij marrëveshjës për kualicion për formimin e Qeverisë dhe të instuticioneve tjera,udhëheqsi i këti emisioni, nuk mundi të përmbahet pa anue nga partia që i takon. Mjetet të informimit kudo në shoqëri Demokratike janë të themeluara për ti shërbyer dhe për ta informue Opinionin duke përfillur kodin moral të etikës, të profesionalizmit, duke sjellur mesazhe edukative të cilat i ndihëmojnë partive Politike dhe shoqëris në përgjithësi për të hecur para. Kjo mjerisht nuk po ndodh në mediumet telivizive të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat