Qartësia e Sistemit Proporcional

Opinione

Qartësia e Sistemit Proporcional

Nga: Luan Mehmetaj Më: 7 dhjetor 2019 Në ora: 15:37
Luan Mehmetaj

1. Demokracia përfaqsuese -  nënkupton lirinë dhe të drejtën e qytetarëve për të zgjedhë me votë përfaqsuesit politik, që rëndomtë janë të njohura si parti politike. Fundamenti i votës së qytetarit, kalon në përfaqsuesit e tyre politik, të cilet obligohen të ndërtojnë institucione qeveritare, shtetërore. Krijimi dhe ndërtimi i institucioneve politike, mbeshtetët në kushtetutueshmërinë e shtetit.
Parlamenti i Kosovës është institucioni më i lart politik nga i cili rrjedhin institucionet e tjera politike dhe ligjore. Parlamenti i Kosovës është njëkamertal (një dhomësh, një shkallor) dhe vendimet merrën vetëm në një nivel.

2. Sistemi Propercional - nënkupton, ndarjen e ulëseve në Kuvendin e Kosovës, në propërcion më certifikatën zyrtare të rezultatëve të zgjedhjeve që ka dalë nga vota e popullit.
Kushtetuta e Kosovës, është akti më i lart politik dhe juridik për rregullimin shtetëror.
- Tani, Kushtetuta ka një rregull thelbesor të saj. Ajo përkufizon vetën brenda normave kushtetuese, kurse normat politike, shoqërore etj., janë vullnet i krijimit dhe ndërtimit të raportëve mes grupeve politike, partive, aktëreve politik etj.
- Në këtë kuptim, Kushtetuta e Kosovës, thot se; burim kryesor i të drejtës për të formuar institucione qeverisese është Kushtetuta, respektivisht Ligji i Zgjedhjeve, certifikimi i rezultatëve.
- Nuk ka asnjë kuptim që ligjet mos të ndërlidhën njera me tjetren. Kjo ndërlidhje nënkupton: Kushtetuten - Ligji për Zgjedhjeve - Konstituimi i Kuvendit, Formimi i Grupeve Parlamentare - Presidenti (Caktimi i Mandatarit) - Përbërja e Qeverisë - Votimi = Qeveria e Formuar.
- Krejt kjo është Normë Kushtetuese, kurse marrëveshjet politike, kualicionet, ndarja e postëve etj., janë norma politike të vullnetit dhe interesit politik.
- Fuqia politike, në sistemin propërcional nënkupton numrin e ulësëve në Kuvendin e Kosovës. Sistemi Zgjedhor dhe Kushtetues i Republikës së Kosovës, për Zgjedhjet e Përgjithshme nuk parasheh zhvillimin e raundit të dytë zgjedhor. Kjo nënkupton, parimin e Balotazhit, që nëse s'ka fituar askush 50+% të votave, dy të parët që kanë fituar më së shumti të shkojnë në Balotazh dhe të nxjerrët fituesi.

3. Në rastin konkret, Vetëvendosje si parti politike, në zgjedhjet e 6 tetorit, ka dalë si parti e parë, propërcionalisht më përqindjen e fituar ose numrin e ulësëve. Sipas Kushtetutës, (normës kushtetuese), partisë së parë, që ka dalë në zgjedhje, i takon Kryetari i Kuvendit të Kosovës, si forca më e madhe, propërcionalisht politike në vend. Pas Konstituimit të Kuvendit, gjithashtu, partisë së parë i takon, të formoj qeverinë e Kosovës.
Kushtetuta nuk lëshon më tepër se kaq. Të gjitha këto, janë norma kushtetuese.
- Tani, normat e tjera politike, të marrëveshjeve, kualicioneve, ndarjës së postëve etj, janë të gjitha vullnet politik dhe aftësi, në radhë të parë e partisë së parë për të gjetë partneritet politik, dhe kësisoj të qeverisë vendin. Kjo sepse, fuqia politike e të parit është 29 deputet, e të dytit 28, tretit 24 e kshtu më radhë.
- Qeveria nuk mund të formohet pa një shumicë të thjeshtë, që është 61 ulëse në Kuvendin e Kosovës (Kushtetuta). Sipas propërcionit, 61 ulëse mund të arrihen vetëm me kualicione dhe kjo nënkupton partneritet qeverises mes partive që hyn në kualicion.
- Vetëvendosje, është ajo e cila sipas Kushtetutues së Kosovës e ka të drejtën të thirr kualicione dhe të formoj qeverinë e Kosovës. 1 ulëse me tepër, i jep të drejtën për të thirr kualicione, por nuk i jep asnjë të drejtë më shumë se sa propërcionalisht me numrin e 29 ulësëve nga 120 ulëse sa ka Kuvendi i Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat