Premtimet dhe pasojat e autoriteteve të Kosovës

Opinione

Premtimet dhe pasojat e autoriteteve të Kosovës

Nga: Ali Hertica Më: 8 dhjetor 2019 Në ora: 15:11
Ali Hertica

Shumë njerëz mendojnë se është gabim të bësh diçka të paligjshme. Si mund të bazohet një detyrim i përgjithshëm për bindje ndaj ligjit. Do të marrim shembull Kosovën. Sot vendi është demokratik dhe ligjet vendosen në Parlament, që përbehet prej përfaqësuesve të zgjedhur nga populli.

Ata që marrin pjesë në zgjedhjet parlamentare dhe votojnë për përfaqësuesit japin një premtim në heshtje se do ta miratojnë legjislacionin që do të dalë nga procesi demokratik. Kjo vlen edhe për ata që nuk marrinë ta krahasojmë Norvegjinë e sotme me atë të viteve 1940-45. Në atë kohë shumica e njerëzve që banonin në atë vend, nuk kishin mundësitë ndikonin në në legjislacion siç është tek ne në Kosovë, ata qe nuk kishin të drejta politike nuk premtuan se do të u bindshin ligjeve që dolën në ato vite dhe nuk kishin gabime mosbindja ndaj këtyre ligjeve. Përgjithësisht, duhet tu bindesh ligjeve në një shoqëri, vetëm dhe kur ligjvënësit zgjidhen në mënyrë demokratike siç nuk janë zgjedh në Kosovë.

Sepse thyerja e ligjit llogaritet si thyerje e premtimit të dhënë, ku do të ketë pasoja për autoritetet e Kosovës. Ky argument mbështetet mbi kushtin e premtimit se nuk do të ketë shtet mbi shtet siç do të ketë autonomi ne Veri të Mitrovicës  apo  të ashtu quajturat ,,zajednica,,ku pa kurrfarë turpi siç deklarohen autoritetet e politikës kosovare.

Premtimi ka forcën detyruese e ajo forcë e jep populli, ai që e jap fjalën ,duhet ta mbaj, edhe liderët tan ketë duhet të kenë parasysh. Mirëpo ky kusht nuk përdoret për argumentuar vetë detyrimin për të mbajtur premtimin, sepse argumenti në këtë rast siç është në Kosovë do të futej në rreth vicioz.

Nuk mund të thuash se njeriu duhet ta mbajë fjalën ,vetëm dhe vetëm kur ka premtuar ta bëjë këtë, sepse këtu behët fjalë që njeriu duhet ta mbajë premtimin e dhënë.

Një problem i njëjtë del se autoritetet Kosovare e kanë humb vetëdijen e tyre në Politikë kur duam të argumentojnë detyrimet moral të një formë tjetër autoriteti.

Nuk mund të arsyetohen detyrimi se duhet të bësh ashtu si thotë Brukseli, se Brukseli urdhëron bindje. Problemi vlen edhe për autoritetet e Kosovës që lidhet me institucionet vendore, e më shumë se me persona siç është kryeministri. Për ndonjë është e kuptimshme të mendojë se janë rezultate të mira të një qeverisje demokratikeqe e detyrojnë qytetarin të rebelohet në masa të mëdha për kryengritje popullore apo studentore.

Kjo të kujton idenë e Xhon Stujart dhe të Edmund Bruks, tradita duhet të bëhet normë morale, për zakonet dhe institucionet që kanë rezistuar kohës,e kanë argumentuar nevojën e tyre politike. Kështu duhet e dje liderët tanë të argumentojnë premtimin e dhanë se nuk ka shtet mbi shtet në Kosovë. Sepse duhet të bëjmë atë që ka më shumë mundësi për të na sjellë sa më shumë të mira.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat