Nëse z. Shukri Buja mendon që me deklaratën e tij nuk e ka dëmtuar Kosovën, unë vërtetë i kërkojë falje

Opinione

Nëse z. Shukri Buja mendon që me deklaratën e tij nuk e ka dëmtuar Kosovën, unë vërtetë i kërkojë falje

Nga: Hafiz Shala Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 21:30
Hafiz Shala

Nëse zotit Shukri Buja i ndihmon kërkim falja e ime që më deklaratën e tij nuk e ka dëmtuar Kosovën në raport më Serbinë e cila përmes Presidentit të sajë Vuqiq e mohon masakrën e Raqakut bile duke e fyet zotin Walker në mënyrën ma të vrazhdë, unë vërtetë i kërkojë falje jo për shpifje sepse ai thotë së do ti qesë në front ushtaret për tu sakrifikue nëse zoti Walker nuk e jep një deklaratë të tillë që kjo i bie se e ka bërë nën presion dhe gjoja, masakra nuk ka ndodhë, sipas Vuçiqit.

Në një moment të afektit, vërtetë nuk kam gjet shprehje që më satisfaksonë më kësi lloj deklarate skandaloze.

Pra, si do të veprojë zoti Buja nëse nesër Vuçiqi del dhe thotë së Walker e ka dhënë këtë deklaratë nen presion.

Por, nëse Serbia e keqpërdor deklaratën tënde dhe përsëri e mohon masakrën, a do të më kërkosh falje mua por së pari Kosovës dhe familjarëve të të masakruarve.

Zotëri, nëse kjo që e kam thënë unë në shkrimin tim të ndihmon ty edhe Kosovës, kërkim falja e ime është aty.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat