Foli Albini përmes telallit, Arbërie Negavci!

Opinione

Foli Albini përmes telallit, Arbërie Negavci!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 16 dhjetor 2019 Në ora: 22:12
Fatmir Bajraj

Zatën, le t'merr përgjigjën Albini dhe VV-ja, drejtëperdrejt dhe përmes telallit Arbërie Nagavci, pse jo ?

Citoj telallin e Albinit, që t'ket kuptimin përgjigja :

“Sa i përket pozitës së presidentit ne kemi thënë që nga fillimi se për presidentin mund të diskutojmë sapo të përmbyllet e gjithë marrëveshja për Qeverinë sepse kemi pas zgjedhje parlamentare, nuk kemi thënë asnjëherë se nuk e mbështesim LDK-në për president por duhet të jetë një kandidat konsesual që pajtohemi bashkërisht”, tha ajo.

Z.Kurti, dhe ty zonja Arbërie Ngavci, tellall i Albinit dhe jo vetëm !

Zgjedhjet nuk i keni fituar, përkundër faktit se keni dalë të parë në garë, fitore kjo, e cila u sjell n'pushtet, poaqë sa edhe n'opozitë, ngase nuk jeni fitues absolut por relativ.
- Nëse nuk menagjoni drejtë pozitën e t'parit n'garë, pra fitorën relative, mund t'a ktheni me lehtësinë maksimale në fiasko për vete dhe vendin.
- Pozita e t'parit n'garë, u jep të drejtën kushtetuese në inicimin e formimit të institucioneve konform rezultatit zgjedhor të 6 tetorit 2019, që i bije ; koalicionimi me partner që sigurojnë së paku 50%+1 të ulëseve n'kuvend, dhe ;
- Pozita e t'parit n'garë, u jep të drejtën morale, por jo edhe praktike në zgjedhjën e para të "tortës" (pushtetit) me partnerin koalicionues, por jo edhe "moralizimin" e hises së partnerit.

- Zatën, pozita e t'parit n'garë, është shumëçka, por jo-gjithëçk !

"Kompromisin" me Kryeparlamentarin, pozitë e cila u takon më Kushtetutë, mos e beni për LDK-në, dhe nuk e bëni për të, por për vete dhe vendin, përndryshe mbajeni për vete, dhe lëshojeni Kryeministrin i cili nuk u takon apriori me Kushtetutë, dhe jemi sërish n'paqe.
Por meq doni t'a keni për vete Kryeministrin, atëherë mos folni për kompromise të cilat s'janë të tilla, por të doemosdoshme në ndarjën e "kulaqit" !

Cinizmin tuaj nuk e "blejnë" dhe nuk e hajnë, ata të cilet për ty përsonalisht, VV-në dhe të tjerët përgjithësisht, janë akademi politike, dhe jo vetëm...!

Juve si LVV dhe gjithë tjerët, përfshi edhe qytetarët e Kosovës e dini se :

LDK-ja s'ka në strukturat e veta partiake, si ; n'Këshill të Përgjithshëm, në Kryesi, dhe as në Listën e Kandidatëve për Deputet, njerëz të dyshuar, me t'kaluar të dyshimtë e lere më autorë të krimeve siq është rasti më tjerët, dhe ku VV-ja s'bënë përjashtim, andaj ; mos moralizoni në stilin :

"Nëno, ma mbajë djalin (t'birin ilegjitim), t'i thëmë helaqe, sa s'm'ka thënë" !

Nese ju si VV, keni "besimin" në Ne si LDK, por insistoni që kandiadti ynë për President të jetë i pranueshëm për Ju, atëherë edhe Ne si LDK, kerkojmë kembëngulësisht që kandiadti i juaj për Kryeminsitër, të jetë i pranueshëm edhe për Ne, dhe ky emër mesiguri s'do jetë Albini.

Arbërie, alias, telalle e Albinit të VV-së !

Lëxojeni drejt rezultatin zgjedhor, respektojeni partnerin e mundshëm të koalicionit dhe interesin nacional-shtetëror të Kosovës, dhe mos bini pre e interferimeve mediatike të atyre që alfa dhe omega kanë luftën speciale përmes obstruksioneve dhe shantazhit kundër Kosovës dhe n'sherbim të armiqëve tanë shekullor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat