Më akuza e kundërakuza, nuk formohet qeveria e shpresës dhe shpëtimit ?!

Opinione

Më akuza e kundërakuza, nuk formohet qeveria e shpresës dhe shpëtimit ?!

Nga: Hafiz Shala Më: 29 dhjetor 2019 Në ora: 18:10
Hafiz Shala

Ne, vërtetë nuk jemi në dijeni së qfar bisedash e qfar ofertash i keni dhënë njeri tjetrit por, një gjë po del në sipërfaqe së në bazë të toneve të shprehura nga përfaqësues të subjekteve, nuk dukët në horizont nji përafërim përpos nji largimi dhë atë më përplotë mllefe e pabësi.

Sovrani jau dha besimin për ta shpetue Kosovën në momentin e fundit nga krimi, hajnia dhë kapja e shtetit e cila arriti pikën ma të lartë deri në eksplodim më fatalitet.

Tani, ju zotëri, po luani më durimin dhë nervat e njerzve më gjendje të rëndë sociale në pritje që të jau hjekni lakun nga fyti e ju, nuk po mundë ti ndani pushtetët thuajse do ti keni të përjetshme dhë ato varën vetem nga ju.

Më duhet të ju thëmë se, nuk jeni mirënjohës, nuk jeni përgjegjës ndaj popullit i cili ja udha votën.

A mos po mendoni së ky popull më telashët e tijë ditore duhet të ju shtrihet në gjunjë duke ju lutur që ta shpetoni ?!.

Nese është kështu, athere ndihma e juaj është e pa nevojshme sepse nuk është e ndershme, e sinqertë e ma së paku në interesin e atyre që u votuan.

Qka ti mbetët këtijë populli të mjerë i cili paska mbetë në mëshirën tuaj të pa ndërgjegjshme johumane e jonjetzore.

Kapeni sikur fëmijte e këqinjë së kush qka do të merr nga torta ecila po dukët e idhët e jo tortë shprese e ardhmërie.

Sjelljet e juaja janë aq të ulta, të papërgjegjshme dhë malicioze sa që është vështirë të përbihen.

Nese ju mendoni të bashkëqeverisni e në të njejtën kohë shpreheni mosbesimin në njeri tjetrin, athere, qfar i thojnë kësajë qeverisje. E besimit?. Jo.

E kuptojë së ju i keni premtue elektoratit ndryshime rrënjësore dhë mosmarrja e dikastërve të disa ministrive, po na dalka pengesë e moszbatimit të programit qeverisës pasi, nes nuk e merrni këtë apo atë dikaster, do të “ deshtoni”.

Po, zotëri, nese gjërat nuk shkojnë, ju mundë të bëni ndërrime, por jo të mbeteni pëngë të ndarjës së pushteteve. Këtë arësyetim nuk jau pranonë sovrani ose, mbetët e vetmja arësye që jeni të uritur në sa ma shumë pushtet e sa ma shumë sundim.

Qfar dallimi do të ishte ky më qeveritë e ma parshme. Asgjë.

Prandaj, ju mundë të akuzoni njeri tjetrin por, detyrën dhë besimin që jau dha sovrani, nuk jeni duke e zbatuar.

Mos qofsha në lëkurën tuaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat