Ta ruajmë, ta flasim dhe ta shkruajmë drejtë gjuhen e unjësuar letrare shqipe

Opinione

Ta ruajmë, ta flasim dhe ta shkruajmë drejtë gjuhen e unjësuar letrare shqipe

Nga: Prof. Dr. Musa Limani Më: 9 janar 2020 Në ora: 09:49
Prof. Dr. Musa Limani

Ditë më parë (më 06.janar 2020), në gazetën KOHA net, u publikua shkrimi me titull: “Ligji për ruajtjen e gjuhës shqipe, prioritet i Akademisë së Shkencave të Shqipërisë (ASHSH) për vitin 2020”, i marr nga Shqiptarja. com. Në këtë artikull, akademiku dhe gjuhëtari Gjovalin Shkurtaj, ndër të tjera potencon se “duhet më shumë kujdes për ruajtën e gjuhës shqipe”, kurse Kryetari i Akademisë, akademik Prof. Dr. Skënder Gjinushi, e cilëson si prioritet të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë për vitin 2020, e për realizimin e  këtij qëllim, do t’i propozohej Qeverisë së Shqipërisë të nxjerrë  Ligjin për ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe. Andaj, unë kam guximin dhe lirin si intelektual, që t’i përgëzojë këta dy akademik për shqetësimin e tyre për këtë dukuri skandaloze të përdhosjes  së gjuhës sonë, dhe për inicimin e nxjerrjes së Ligjit për ruajtjen e gjuhës së unjësuar dhe letrare shqipe. Të mbesim me shpresë së kjo inisiativë t’i shkojë në veshin e Qeverisë së Shqipërisë, e pse jo edhe të Qeverisë së Kosovës.

Unë nuk jam gjuhëtar, jam ekonomist, por si intelektual çështja e përdhosjes së gjuhës letrare shqipe, më ka shqetësuar, jo vetëm tani, por edhe shumë vite më parë, për të cilën gjë unë kam shkruar në Kumtesën time, me temë: “Reformat, roli dhe sfidat e arsimit superior”, e mbajtur në Konferencën Ndërkombëtare me rastin e 100 vjetori të pavarësisë së Shqipërisë, me temë: “Arsimi i lartë masivizimi dhe sfidat e tij”, Organizator: Universiteti Evropian i Tiranës dhe Universiteti AAB i Prishtinës, mbajtur më 26-27 tetor 2012, në Tiranë, e cila u pritë shumë mirë nga të pranishmit. Me këtë rast, unë pata propozuar që Qeveria e Shqipërisë dhe Qeveria e Kosovës, sa më parë duhet të nxjerrin Ligjin për ruajtjen e gjuhës shqipe. Në Francë, ekziston Ligji, në qoftë se përdorë terma të huaja, a ekzistojnë në gjuhen frënge, ke bërë vepër penale. 

Tani shtrohet pyetja, çka më shtyri mua si ekonomist të shkruaj këtë shkrim rreth gjuhës shqipe? Së pari, do të thosha se qëllimi i këtij shkrimi është që të senzibilizohet shtresa intelektuale (akademike) rreth përdhosjes së gjuhës letrare shqipe, dhe, së dyti, të shprehu mos pajtimin tim me kolegët, përkatësisht me pedagogët universitar, për përdorimin e termave të huaja në plane e programe mësimore dhe tekste universitare, qoftë të universiteteve publike apo private, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri.

Siç dihet, gjuha paraqet elementin kryesor të komunikimit, qoftë në formë verbale apo të shkruar. Çdo gjuhë, andaj edhe gjuha shqipe ka specifikat, rregullat dhe natyrën e vet. Parimisht, të gjitha kombet, kanë: gjuhen e të folurit dhe gjuhen letrare, siç është rasti edhe me ne shqiptarët. Gjuha shqipe, ka dy dialekte-gegë dhe toskë, gjuhen e të folurit, të përciellur me barbarizma, huazime, lokalizma, rajonizma, e “izma” të tjera dhe gjuhën e unjësuar letrare. Mirëpo, sido që të jetë, gjuha letrare duhet të jetë e njëjtë, e pastër pa fjalë të huaja, përdorimi i së cilës duhet bazuar në standardet e gjuhës letrare shqipe, pavarësisht nga ndarjet administrative të popullit tonë. Kjo veçmas vlen për intelektualët, duke veçuar pedagogët të të gjitha cikleve të sistemit shkollor, institucionet shtetërore, arsimore, si dhe mjetet e informimit, qoftë të shkruara apo elektronike. Nga aspekti gjuhësor, me rëndësi është ndërtimi i fjalisë, e cila duhet të shkruhet drejtë sipas standardeve të gjuhës letrare shqipe. Është për të ardhur keq, por kjo qasje drejtëshkrimore, po na mungon kur flasim dhe shkruajmë në gjuhën shqipe. Kuptohet, nuk është e imja që të merrem me probleme drejtëshkrimore gjuhësore, por nuk mund e të mos reagojë si intelektual, kur lexojë materiale nga institucionet tona shtetërore (publike), gazetat dhe mjetet elektronike të informimit, ku me të madhe përdhoset gjuha letrare shqipe. Në kontekst të kësaj unë po e përmendi vetëm një rast në Kosovë. P.sh. në Kosovë, një institucion shtetëror, i cili harton dhe nxjerrë një  publikim ku ofron të dhëna publike me rëndësi të veçantë për të gjitha fushat jetësore, i cili përcillet me gabime të pa justifikueshme e të pa falshme gjuhësore, terminologjike, metodologjike, profesionale e shkencore, me të cilin do të njoftojë opinionin e gjerë, pas formimit të Qeverisë së re, me një analizë profesionale-shkencore të këtij publikimi.        

Madje, përkthimi i materialeve nga gjuha angleze në gjuhen shqipe, po bëhet tekstualisht, që shpeshë e humbas kuptimin dhe nuk përkon me natyrën dhe strukturën e fjalive në gjuhën shqipe. Madje, kemi raste kur termi nuk përkthehet në mënyrë adekuate, si p.sh. nga gjuha angeleze “economic and social development”, po përkthehet “zhvillimi ekonomik dhe social”, që është plotësisht gabim. Fjala “sociale” në gjuhën shqipe ka kuptim “shoqëror”. Ndërkaq,  fjala “sociale” në gjuhen shqipe shpreh varfëri, si shtresa sociale e popullatës që merr ndihma materiale nga shteti etj. Kështu, përkthimi i termit “sociale”, si te tillë në gjuhen shqipe humbas domethënien dhe kuptimin e plotë të fjalës. Në mjetet elektronike, sidomos kur jepen reklama, të cilat nuk i nënshtrohen lekturimit, kemi edhe këso fjali: “Kohëve të fundit u ngritën qmimet (në vend çmimet), “u takua grupi i qikave” (në vend çikave) etj.

Është për të ardhur keq, por konstatim i saktë se, gjuha shqipe po përdhoset nga institucionet më të larta arsimore-universitete. Me këtë rast unë po përqendrohem vetëm në kolegët e mi pedagog universiteti në fushën ekonomike. Pas ndryshimeve sistemore, kalimi nga ekonomia e planifikuar në ekonominë e tregut, në Fakultetet Ekonomike publike dhe private, me të madhe po përdhoset gjuha letrare shqipe, duke përdorur fjalë e terma të huaja pa nevojë. Vështrimin tim kritik për këtë dukuri, do të filloja me këto shembuj. Në këto fakulteti kemi terme të shumta në gjuhën angleze, a ekzisotjnë në gjuhën shqipe, si: për planet e programet mësimore, kemi termin “kurikula” dhe “syllabus”, për termin drejtim po përdoret; Departament, për ekonomia, po përdoret termi “economics”, për personelin mësimor, kemi termin “stafi”, për para të gatshme, kemi termin “cesh”, për fondet kryesrore, kemi termin “assetet”, për termin zbatimi, kemi termin “implimentimi”, për termin mbështetje, kemi termin “support”, për termin miratim kemi termin “aprovim”, për termin vendosje, përdoret termi “dislokoj” , për termin besueshmëri, përdoret termi “kredibilitet” etj. Për fat të keq, të gjitha këto dhe terma të tjera nga gjuha angleze i hasim edhe në tekste universitare, të autorëve shqiptar, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri. Me këtë rast po e marr vetëm një shembull, nga një tekst universitar i botuar në Shqipëri, nga autori shqiptar. Unë nuk do t’ia them emrin e autorit, pasi që ajo tani është e ndjerë, e as vitin e botimit të tekstit universitar. Në tekstin universitar “Makroekonomia”, autori shqiptar, i botuar në Tiranë, ndër të tjera hasim edhe në këtë fjali: “Në anën e konsumit popullsia paraqet elementin krayesorë. Në kuadër të popullsisë, ndikim të veçantë ka struktura moshore dhe sex”.  Andaj, si do të kuptohet kjo fjali në gjuhen shqipe, ngase fjala “sex” në gjuhen shqipe ka kuptim krejtësisht tjetër nga kuptimi “gjinor” në gjuhen angleze. Pse mos të thuhet, “struktura moshore dhe gjinore”, shumë bukur dhe kuptueshëm tingëllon në gjuhen shqipe. Për mos me u keq kuptuar, që e mora këtë shëmbull në një tekst të botuar në Tiranë, këso rastesh kemi shumë edhe në tekste universitare edhe në Kosovë. Rastin e sipër cekur e mora, sepse mu ka dukur shumë ekstrem dhe që nuk ka guxuar të ndodhë në një tekst  universitar nga një autor shqiptar dhe i botuar në Tiranë, ku duhet me fanatizëm të ruhet e të shkruhet drejtë gjuha shqipe.

Andaj, duke u bazuar nga ajo që u tha më sipër dhe duke u nisur nga fakti se jemi ka përdorim shumë terma të huaja, sidomos nga gjuha angleze, jemi ka e pastardhojmë dhe dëmtojmë me të madhe dhe pa nevojë gjuhen shqipe. Për çdo respekt gjuhëve të huaja,  cilado qoftë ajo, gjuha shqipe duhet të përdoret në mënyrë të pastër. Në kontekst të kësaj duhet thënë se, gjuhën shqipe duke përdorur fjalë e terma të gjuhëve të huaja, jemi ka e shëndrrojmë në “torbë jevgui”, si thotë populli në “strajcë maxhupi”, në kuptimin që aty mund të hedhim, çdo gjë që e ofron zotëriu. Përdorimi i fjalëve dhe termave të huaja në kontekst të fjalive dhe shkrimeve në gjuhën shqipe, përkon me atë sikur në një vend ti’ pëziem së bashku: mollat, dardhat, patatet, domatet etj. Nëse dëshirohet të forcohet termi në gjuhën shqipe, atëherë në kllapa mund ta shkruajmë fjalën e huaj. P.sh. pagesa me pare të gatshme (cach) etj. Gjuha shqipe ka standardet e veta, si: gramatikën, sintaksën, morfologjinë dhe terminologjinë e saj. Mirëpo, për fat te keq shpeshë në shkrimet publike, si: në gazetari, mjete elektronike, tekstet universitare e shtetërore etj., po u mungojnë të gjitha këto postulate të gjuhës letrare shqipe. Mos të harrojmë se gjuha shqipe është mjaft e pasur, si me fjalë, ashtu dhe me terminologji, dhe hynë në grupin e gjuhëve të vjetra. Siç shkruan këto ditë New York Times: “Shqipja, është ndër tri gjuhët më të vjetra në botë”. Andaj, mos lekturimi dhe korrektimi i teksteve universitare dhe dokumenteve të tjera të shkruara, jo vetëm që nuk justifikohet, por është e papranueshëm dhe përdhosje e gjuhës letrare shqipe. Me fjalë të tjera, ky fenomen paraqet edhe diskriminim të gjuhës shqipe. Andaj, për të ruajtur gjuhën shqipe nga pastardhimet, përdorimi jo adekuat dhe futja e fjalëve dhe termave të huaja, është imperativ kohe dhe imediate, që sa më parë, si Qeveria e Shqipërisë, ashtu dhe Qeveria e Kosovës, të nxjerrin Ligjin për ruajtjen dhe mbrojtjen e gjuhës shqipe, nga përdorimi i fjalëve dhe termave të huaja, në një anë, dhe zhvillimin standard i gjuhës sonë kombëtare, në anën tjetër.

Andaj, unë zhvillojë tezën të përdorimit të gjuhës së pastër shqipe, aq më parë kur dihet se gjuha jonë është shumë e begatshme. Andaj, lidhur me këtë çështje, unë bëjë thirrje në rend të para te kolegët, përkatësisht pedagogët universitar, që me rastin e shkruarjes dhe botimit të teksteve universitare, mos të përdorin fjalë e terma të huaja, por të përdorin gjuhen e pastër letrare shqipe. Aq më parë, kur dihet se studimet tek ne, si në Kosovë ashtu dhe në Shqipëri, studiojnë në gjuhën shqipe. Kjo për arsye se studenti që studion në gjuhën shqipe, së pari duhet të njohët me terminologjinë profesionale në gjuhën amtare.

Dhe krejt në fund të këtij shkrimi, duhet potencuar se shumë më herët se ne, rilindasit tanë e patën kuptuar nevojën e ruajtjes dhe zhvillimit të gjuhës shqipe. Lidhur me këtë unë do të sjellë vetëm një strofë të poezisë  “Gjuha shqipe” të Atë Gjergj Fishtës, për shqetësimin e tij rreth pastarëdhimit dhe lënies pas dore të gjuhës sonë amtare, në të cilën kishte shkruar:

Pra, mallkuar njaj bir shqiptari,

Që këtë gjuhë të Perëndisë,

Trashëgim si na i la i pari,

Trashëgim s’ia len fëmijës,

Dhe atij iu thaftë goja,

Që e përbuz këtë gjuhë hynore,

E në gjuhë të huaj kur s’asht nevoja,

Flet e t’veten len mbas dore.

Andaj, porosia e Gjergj Fishtës nëpërmjet këtyre vargjeve, është më aktuale tani se kur janë shkruar ato. Porosia është e qartë. Më mirë nuk mund të thuhet rreth ruajtjes së gjuhës sonë amtare dhe mos përdorimit të fjalëve të huaja, sikur të shkruhej edhe një referat prej qindra faqesh. Çdo interpretim ndryshe i këtyre vargjeve do të ishte i tepërt.

Në historinë e re të kombit tonë, ndër të tjera kemi arritur t’i realizojmë tri gjera madhore, e që janë: unjësimi i gjuhës letrare shqipe (edhe pse ndoshta ka nevojë për ndonjë kongres gjuhësor), abetaren unike për të gjitha trojet shqiptare dhe Pavarësia e Kosovës. Që të tria këto elemente, paraqesin argumentin më të fortë për t’i treguar armiqëve dhe okupuesve të trojeve tona etnike, se ne jemi një komb, flasim një gjuhë, kemi një kulturë, një gjak dhe një histori, si dhe bazamentin më të fortë drejtë Ribashkimit kombëtar. Ribashkimi kombëtar i shqiptarëve është i pa shmangshëm, i cili do të bëhet, jo nëpërmjet deklaratave shterpe politike, por nëpërmjet unitetit dhe proceseve integruese ekonomike, kulturore, arsimore, shëndetësore, martesore etj. Zoti e bekoftë kombin shqiptar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat