Dialogu me Serbinë shembë ambicien e Kurtit, Kryeministër!

Opinione

Dialogu me Serbinë shembë ambicien e Kurtit, Kryeministër!

Nga: Fatmir Bajraj Më: 10 janar 2020 Në ora: 06:26
Albin Kurti

Tendenca e LVV-së që t'mos ndajë përgjegjësitë qevërisëse me partnerin potencial të koalicionit (LDK),konform vullnetit të Sovranit të shprehur me 6 tetor 2019, është strategji e kamuflimit të qellimit të vertetë dhe real ; të fitoj n'kohë.

Fitorja e Levizjës së Kurtit me 6 tetor 2019, ka befasuar opinionin brënda dhe jashtë Republikës së Kosovës, dhe e njëjta ka zënë n'befasi edhe LVV-në dhe liderin e saj Albin Kurti.

Sondazhet kredibile nxirrnin LDK-në e akademik Isa Mustafa si fituese dhe kandidatën e LDK-së për Kryemnistre, zonjën Vjosa Osmani më një diferencë rreth 5%, deri në ditet e fundit të fushatës, rezultat ky që u përmbysë nga VV-ja e Kurtit edhe pse me një diferencë t'papërfillshme dhe me një deputet diferencë.

- Kurti dhe LVV-ja, sikur u zunë n'befasi nga fitorja e papritur, gjë që deshmohet edhe me sjelljet euforike të Levizjës dhe të liderit të saj karizmatik, Albin Kurti.

Vizita e përfaqësuesit special të Presidentit Amerikan, Donald Trump, ambasadorit amerikan në Gjermani, Richard Grenell, dhe takimi i Tij me Presidentin Thaqi, lideret partiak dhe kandidatin për Kryemnistër të LVV-së z. Kurti, i cili tanimë kishte rezultatin preliminar si fitues i zgjedhjeve, sikur ishte sfida e parë serioze si kandidat potencial i udhëheqjes së bisedimeve me Serbinë, për çfarë mori mesazhin e qartë të Presidentit Amerikan, permes anbasadorit Grenell.

Heqja e takses nga ana e Qeverisë së Kosovës, si hap imediat për zhbllokimin e dialogut me Serbinë, dhe vet tema e debatit n'tavolinën e bisedimeve, tëmë kjo tanimë e etabluar n'qendrat e vendosjës dhe sidomos në Bruksel e Uashington, ku kompromisi është në thelb të marveshjes gjithëpërfshirëse, e cila dorën në zëmer presupozon korigjimin e kufijëve të Kosovës, të nisur nga Presidenti Thaqi, Kryemnistri Rama dhe Presidenti serb Vuqiq, korigjim ky i cili natyrshëm shkon në dëmë të Kosovës dhe shqiptarëve, dhe n'rastin ma t'mirë, Asociacioni plus, marveshje kjo e nënshkruar nga ish Kryemnistri Thaqi, dhe e cila rezultoj të ishte në mbi 20 pika në kundershtim me frymën e Kushtetutës, sipas aktgjykimit të Gjykates Kushtetuese.

Presidenti amerikan Donalad Trump, me emrimin e të derguarit special për dialogun me Serbinë, ambasadorin Grenell, përkunder faktit se kohë me parë, Stejtdepartamenti amerikan i shtetit kishe emruar emisarin special për Ballkanin, z. Mathiew Palmer, sikur ngulmon në në një sukses amerikan dhe personal në vitin 2020, kur kihat parasyshë fakti i zgjedhjeve n'SHBA dhe deshtimeve të administrates Amerikane dhe të vetë Presidentit Donald Traump në Iran dhe n'Korenë e Veriut.

Pozicioni i Kurtit Kryeministër ; "Lëshomë e gjyma, se s'vi ma"!

Fitorja e 6 tetorit, i ka mbetë n'dorë Kurtit dhe VV-së si patate e nxehtë dhe s'di së çfarë t'bëjë me të, në kohën mjaftë sfiduese për profilin e Kurtit n'politik, premtimet e bëra elektoratit dhe qendrimet n'kontinuitet të Tij dhe Levizjës që drejton, karshi dialogut me Serbinë dhe kritikat dhe kundershtimet me t'gjitha mjetet kunder deshtimeve të ish Kryeministrit, dhe tani Presidentit Thaqi karshi Serbisë.

Cilën do nga këto zgjidhje ; ndryshimin e kufijëve, apo asociaocionin plus, që supozon një etnitet me kompetenca ekzekutive, dhe që të dyja shkaktojnë ndryshim të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, zgjidhje pas së ciles tanimë perveq Brukselit. mbeshtet edhe Uashingtoni zyrtar dhe i cili ka edhe fuqinë e imponimit të marveshjes, përkunder vullnetit tonë, ky fakt rrëzon për tokë ambicjen e Kurtit si Kryemnistër, i cili gjithë kredon dhe karizmen politike kishte ndertuar në kauzë nacionale dhe atë të bashkimit kombëtarë.

Kurti dhe VV-ja, luajnë në faktorin kohë!

Zatën, LVV-ja dhe Kurti, të vetëdijshëm se viti në të cilin posa kemi hy, është sfidues për vendin dhe akëcilin që do gjendet në pozitën e Kryemnistrit të Republikës së Kosovës, për faktin se SHBA-të dhe Presidentit Trump, i duhet një sukses diplomatik në arenen nderkombëtare, dhe për faktin së, një teren të tillë më Kosovën, për fatin tonë të ligë kanë parapregaditë, Thaqi dhe Rama nga ana jonë dhe presidenti serb Vuqiq nga ana tjetër.

VV-ja s'do formimin e Qeverisë, dhe Albini nuk deshiron që ky vit t'a gjenë në postin e Kryeministrit, ngase sfidat e lartpëmendura dhe ato të brendshme si "fat" dhe kontekst, do rrënonin përfundimisht karizmen dhe mbeshtetjën elektorale për vendimet të cilat janë jo popullore dhe me shenja të tradhëtisë së lartë kombëtare.

Tarifat doganore me Sebinë dhe epilogu i dialogut, i cili në asnjë rrethanë s'mund të jetë i dobishëm për vendin, ku Kryemnistri i Republikës së Kosovës ka një rol kyq dhe krucial në bazë të përgjegjësive dhe komptencave kushtetuese, do digjëte dhe hargjonte keq figurën e Kurtit si lider i LVV-së, për çfarë Kurti dhe VV-ja , janë të intersuar t'a shmangin duke prolonguar në kohë me përpjekjet për të shkaktuar edhe zgjedhje të jashtzakonshme dhe për t'u dhënë mundësi grupimve dhe subjekteve tjera të marrin pushtetin dhe përgjegjësinë, dhe të përballen me zgjidhjet sfiduese dhe jo-popullore.

Presidenti Thaqi përmes Demarkacionit me Malin e Zi, rrënoj dhe përdhosi politikisht, lideret e ish opozites ; Haradinaj & Limaj, të cilet bashkë me z.Kurti, kundershtonin fuqishëm "kauzat" ; Demarkacionin dhe Asociacionin, dhe s'fundmi, tarifat detyruan z. Haradinaj të lë Qeverinë në gjysmë të mandatit, dhe tani edhe z.Kurti, e pret fat edhe ma i ligë me tarifat & dialogun, kështu që, i bije se Hashim Thaqi sfidoj të tre lideret e ish opozitës, por çka është ma e keqja, egjithë kjo ; në dëmë të Kosovës dhe shqiptarëve, dhe duke mbetë personalisht, n'pushtet dhe i paprekshëm sikur despot.

Nëse VV-ja dhe Albin Kurti si fitues të zgedhjeve, nuk ia dalin të arrijnë marrveshje koalicioni për formimin e Qeverisë, atëherë ky fakt duhet kuptuar si synim dhe strategji të tyre që t'fitojnë n'kohë dhe t'prolongojnë dhe zvarrisin proceset deri n'infinit, dhe duke tentuar që fajin t'i hedhin partnerëve potencial, alias LDK-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat