Ku jeni ju intelektual në këto situata të vështira për shtetin dhe kombin?!

Opinione

Ku jeni ju intelektual në këto situata të vështira për shtetin dhe kombin?!

Nga: Ali Kelmendi Më: 12 janar 2020 Në ora: 15:01
Ali Kelmendi

(Po ua përsëris një parathënie të shkrimit tim me titull „ Intelektualet dhe mbipartiakja“ e shkruar në Bota Sot, me 02 shkurt 1998 dhe e ribotuar në librin tim „Klementia e Presidentit Rugova“ me 2014)

Citoj: Intelektualet në kuptimin e plotë të fjalës duhet të ishin përfaqësuesit shpirtëror, të cilët dëshirojnë t`u jepet roli i novatorëve dhe të jenë zëdhënës të arsyes dhe përfaqësues të mirëqenies së përgjithshme. Pavarësia për intelektualin është porosia më e lartë dhe aq e madhe, saqë në kuptimin e vërtetë nuk i përket asnjë institucioni. Kjo gjendje sociale i lejon intelektualit t`u përmbahet distancave të njëjta dhe kritike nga të gjitha partitë, në mënyrë që mbipartiakja të mbetet vërtet veçori e tij. Mbipartiakja nuk do të thotë të mos i takosh asnjë partie, por të kundërtën.

…..

 Nëse ben tî referohemi Zhan Pol Sartërit këta janë tradhtarët e lindur. Ai me siguri me këtë nuk donte të thoshte, se këtu bëhet fjalë për intelektualet që kanë dinakëri të posaçme, tinzarët ose për sojin e atyre njerëzve pa qëllime të caktuara politike. Shumë herë „tradhtia“ bëhet e pashmangshme ose e detyrueshme varësisht nga situatat specifike dhe nga lloji i veprimtarisë së intelektualit.

Në këtë grup bëjnë pjesë edhe ca nga intelektualët dhe pseudointelektualët kosovarë, të cilët me vetëdije ose pa të, me qëllime ose pa to, për të bërë karrierë ose për t`i sjellë vetes fitime, në plan të parë vënë interesat vetjake e partiake, kuptohet, para atyre shtetërore e kombëtare. Kështu, joshja bëhet gjithnjë më e madhe, që më në fund t`u shërbejë të huajve dhe interesave të të huajve. Pra, liria nuk atakohet vetëm së jashtmi, por edhe së brendshmi. Andaj, mihësit e varrit të lirisë brenda shtetit janë eksponentë të qeverive të huaja.

Pas pakënaqësive studentore të viteve `68-ta ku morën pjesë numër i madh studentesh të pakënaqur  me kushtet e jetesës, shkollimit e të varfërisë mbarëpopullore shqiptare nga sistemi robërues serbo-jugosllav ndaj shqiptarëve, ata vendosen të ngrihën në demonstrata mbarëstudentorë për t’i shprehur pakënaqësitë në çdo aspekt të jetës shoqërore të padrejtësive që bëheshin nga sistemi policor dhe shtetëror në fjalë, duke kërkuar kushte më të mira për studentet, për shkollim në gjuhen amtare, pasi që dëri me hapjen e Universitetit tonë në vitet `70- ta, deri atëherë shkollimi bëhej nën emblemën e Universitetit të Beogradit, me shumicë profesorësh serbë nga Beogradi dhe e mbarë Serbia.

Ndër të tjera ata brohorisnin edhe duke kërkuar Kosovën  Republikë, çka e ngriti në këmbë të tërë Serbinë e Jugosllavinë. Shteti ndërmori masa ndëshkuese rigoroze me vrasjen e burgosjen e shumë studentëve duke u konspiruar nga vetë udhëheqësit e politikës shqiptare si Isa Mustafa, asokohe kryetar i këshillit ekzekutiv të Prishtinës për tî futur studentet nëpër „birat e minit“ siç thoshte Fadil Hoxha e shumë e shumë liderë të tjerë dhe, tani bijtë e atyre qeveritarëve sot sundojnë politikën kosovare nga njëra anë dhe nga ana tjetër demonstratat patën jehonën e madhe në tërë Jugosllavinë dhe në botë për diskriminimin, si të studentëve dhe të mbarë popullatës shqiptare.

Kërkesat studentore iniciuan fuqishëm ndryshimet politiko-shoqërore që ndodhën në vitin 1974, kur Kosova bëhet njësi e tetë federale, por në kuadër të Serbisë. Kufinjtë administrativ të Krahinave të vitit 1945 ngritën në kufinjë shtetërore, si të Kosovës ashtu edhe të Vojvodinës. Vojvodina është ende njësi federale por më Sërbinë dhe Kroacinë ka kufinjtë administrativo-shtetërore të paprekshëm. Edhe pse e banuar me shumicë serbe ajo mbron dhe ruan kufinjtë e vet sovranë dhe ekonominë e saj të pavarur nga Serbia. Mirëpo ajo ka lidërë patriotë e atdhetarë si dr. Ҫanaku dhe shumë liderë të tjerë sërb. Ndërsa, të ne nga matrapazët, kriminelet dhe tradhtarët e shumtë të lidërshipit nuk u përfill dhe nuk u zbatua ky parim kushtetues duke i tjetërsuar 8.270 hektarë të Rugovës kreshnike dhe humbur sovranitetin dhe cunguar territorin tonë tokësorë.

Serbia duke parë së po i humbë të dy njësitë federale në paqe, ajo në krye me Kishën othodoksë serbe-liderë e të gjitha të këqijave ndaj shqiptarëve, pastaj të „SANU-së“- Akademisë sërbe të shkencave dhe arteve dhe strukturave tjera shtetërore në krye me Millosheviqin hoqën Autonominë e Kosovës dhe përgaditën luftën për riokupimin dhe dëbimin e të gjithë shqiptarëve duke ushtruar agresion terrorist policor e ushtarak sërbo-jugosllav mbi shqiptarët, ku shihet teatri i vërtetë i luftës së ndyrë dhe metodat e tokës së djegur…

Mirëpo, gjatë luftës e sidomos pas saj na vjen tragjedia tjetër nga vetë shqiptarët shpirtëlig të etshëm për pushtet duke ushtruar vrasje politike, duke përndjekur dhe duke vrarë legalisht kundërshtarët politikë, për ta uzurpuar  dhe bërë pushtetin absolut e totalitar në emër të një ultima ratio- argumenti të fundit, për pushtet siç ishin vrasjet e më së 108 aktivistëve, patriotëve lutetarëve të FARK-ut e lidërve të ardhshëm shtetërorë, në kohën kur s`kishte asnjë serbë në Kosovë, siç shkroi muaj më parë Prof. Jusuf Buxhovi.

Pasi e pastruan terrenin nga kundërshtarët politikë - bashkëpuntorët e ngushtë të dr. Ibrahim Rugovës dhe të LDK-së së atëhershme, sidomos pas vdekjës së dyshimtë të vetë dr. Rugovës, ata na morën pushtetin në dorë dhe e qeverisën duke na sjellë në këtë gjendje të mjerë të popullit dhe shtetit i cili gjëndet në fund të pusit, si me qenë far shteti afrikan i cili gjithnjë e ka rrezikun në prag para zhbërjes nga matrapazët, tradhtarët, spiunët dhe eksponentet e huaj që punojnë për pansllavet orthodoksë rreth e përqark etnitetit tonë- Edhe pse kjo rini studentore na u përgjysmua duke e braktisur Kosovën nevojitet urgjent të ndërmerr diqka së bashku me intelektualë e patriotë atdhedashës të mirëfilltë  duke u ngritur në këmbë kundër kësaj qeverisje për tua grabitur pushtetin, së paku me votat e tyre, njëjtë siç u veprua me zgjedhjet e 06. tetorit të vitit të kaluar duke e eliminuar krahun e luftës dhe duke i marrur frenat në dorë për ardhmërinë dhe dashurinë për atdheun tonë të dashur.  Ju studentët e ardhmërisë sonë ditët të veproni pa frikë duke rrezikuar për jetë u ngritët viteve `68 e `81 nën diktaturën serbo-sllave duke realizuar të drejtat e juaja dhe të mbarë shqiptarëve.

Parullen famëkeqë „300 grosh bira e minit“ tani në dorë e ka Gjykata speziale ndërkombëtare  me seli në Hagë nga njëra anë dhe, nga ana tjetër ndryshimet që priten nga qeverisaja e re e z. Albin Kurtit dhe Vetëvendosjes. Mirëpo, tani nuk do të ishtë „300 grosh bira e minit“ por mijera, qindra dhe miliona euro për t’i dhënë masakarenjtë dhe kriminelet për mos t`u futur në „birat e minit“ të parapara para 40 vitëve, por tani për djemtë e ish komunistëve  dhe spiunëve, UDB-ashve dhe vetë komunistëve ende të gjallë në strukturat shteterore.  Le të jem  gjallë e të shohim së çka do të ndodhë?!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat