Kur je i bindur se di shumë - gabon

Opinione

Kur je i bindur se di shumë - gabon

Nga: Sabit Istogu Më: 16 janar 2020 Në ora: 10:46
Sabit Istogu

Në situatën e krijuar parazgjedhore,LVV e LDK gjatë qëndrimit ne opozitë ishin dakorduar se ato në zgjedhjet e radhës do të shkonin s’ bashku ne një koalicion të përbashkët parazgjedhor për ta fituar shumicën në Parlamentin e Kosovës,e për ta mënjanuar të keqën e madhe,siç e quanin ata qeverisjen e PAN-it. Kërkesat për këtë koalicion ishin me të zëshme dhe më këmbëngulëse nga ana e LVV-së,por kryesia e LDK-ë,tashme kishte ndrruar mendje dhe e bindur se do të i fitonte zgjedhjet,sepse kështu iu kishin besuar disa sondazheve. Me Kujtohet se Albin Kurti iu bëri shumë kërkesë e lutje qe të shkojnë s’ bashku në këto zgjedhje,sepse sipas vlersimit të tij të studiuar mirë, bashkë mund të i fitonin deri 70 ulëse në Kuvend,LDK-ja serish refuzoj. Kurti ne fund e nxori edhe një propozim që  Vjosa Osmani,e  nominuara e LDK-së për kryeministre e vendit,të cilën e vunë jo nga dëshira e disa “gergjoave” të LDK-së të cilët sot po e gadasin e fyejnë,por ata e kishin testuar opinionin e LDK-së,se ajo mund të jetë e vetmja që mund t’iu sjell vota,të dalë partia e parë,e më pas edhe mund t’ ia kishin treguar vendin diku n’gjeti,ashtu siç po ia tregojnë  tash,të jetë bartëse e listës,kurse Albini i dyti,dhe cili të dalë i pari ta fitoj të drejtën për kryeministër,por edhe këtë ofertë kaq serioze të LVV-së “gergjojat” e LDK-së nuk e pranuan,vetëm pse ishin të bindur në fitore,sepse e kishin parë se PAN-i,nuk beri koalicion parazgjedhor,dhe kjo do të ishte fituese.Por kështu ndodhë se kur e krijon bindjen se din shumë-,ndoshta atëherë gabon më së tepërmi,siç gaboj ne perceptimin e saj LDK-ja.

Shumë nga ne kishim edhe bindjen se LDK-ja edhe mund të ishte fituese e këtyre zgjedhjeve,mbështetur në disa kuadro të mirëfilltë që i ka,e siç po e quajnë tash “Akademia” e LDK-së,por ata,e as kjo lloj akademie nuk e kishin as afër bindjen se mund të i mposht vetëm edhe një njeri i vetëm,siç ishte Albin Kurti,me synime të qarta,me përkushtim e dije për ta quar vendin përpara,në bashkëpunim me forcat progresive të LDK-së,madje duke e etiketuar atë edhe në mënyrat më të vrazhda,se ai është kësi e asi,duke u munduar që vetitë e tyre t’ia veshin atij,por kjo llogari e “Akademisë” së LDK-së doli e pa saktë,dhe tepër e çuditshme e zhgënjyese për ta.

Të gjithë ishim bindur se koalicioni pas zgjedhor do të arrihet shumë shpejt,sepse kishin një dakordim të më hershëm,por qe në takimin e parë të dy delegacioneve për negociata,kur kryetari i LDK-së Isa Mustafa u shpreh se edhe mund të mos ketë koalicion,mua personalisht më bëri tepër skeptik se do ta kemi një qeveri së shpejti.Kjo të paktën edhe po ndodhë deri tash,dhe shprehja e tij ishte një tregues se LDK-ja ende nuk po mund të bindet se është humbëse e zgjedhjeve me gjithë këtë alamet “Akademie”.

Tash pyes vetë:A ka moral LDK-ja,ta qoj vendin në zgjedhje  të jashtëzakonshme për disa poste që ndoshta nuk i meriton,e të i maltretojë qytetarët e votuesit edhe të vetët,ta shpenzoj shtetin edhe ashtu tepër të varfër e të shkatërruar nga vjedhjet dhe keqpërdorimet e përditshme që po i ndodhin.Kisha bindjen se LDK-së nuk do të i interesonte pushteti,por shteti.Ata që po e pengojnë kët,jo njeriu,por ZOTI I VRAFTË.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat